Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhet/ Futbollistët e huaj në Shqipëri, zbardhet skema mashtruese

2017/02/10 at 4:41 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mesazhet/ Futbollistët e huaj në Shqipëri, zbardhet skema mashtruese

Në futbollin shqiptar, Ligën Superiore, Kategorinë e Parë dhe atë të Dytë, kanë qenë të shumtë futbollistët që kanë ardhur nga shtete shumë larg Shqipërisë, një fenomen që njeh rritje, sidomos vitet e fundit. Për qindra futbollistë nga Brazili, Nigeria, Guinea, Gana, Kameruni, Irani, Mozambiku etj., Shqipëria ka qenë destinacioni i tyre, duke u aktivizuar si lojtarë profesionistë në kampionatet shqiptare.

Për këta futbollistë, nuk kanë munguar asnjëherë lajmet në media, ku ata tregojnë vuajtjet që kalojnë në Shqipëri, mashtrimin që u bëhet për një jetë më të mirë, premtimi i një ëndrre europiane që të gjithë futbollistët, aq më shumë ata të vendeve të treta, e ëndërrojnë. Rastet e lojtarëve nuk i ngjajnë njëri-tjetrit. Gazeta “Panorama Sport” ka bërë një investigim lidhur me këtë fenomen, që është bërë i shpeshtë në ekipet e shqiptare.

bisedat

Rastet më të freskëta të bërë publik nga gazeta jonë janë ato të kamerunasit të Sopotit, Janot Tadjong dhe ishfutbollistit nigerian të Mamurrasit, Ohadirio Ambruzio. Të dy lojtarët kanë treguar publikisht që vuajtjet e tyre në Shqipëri kanë qenë të shumta. Të nisur në Shqipëri për një ëndërr të bukur, janë detyruar më pas të bëjnë çfarëdo lloj pune për të mbijetuar. Investigimi Në “Facebook” janë të shumtë menaxherët e huaj që mund të të ofrojnë lojtarë aty për aty.

Në një kërkim të shpejtë që gazeta bëri në rrjetin social më të përdorshëm në botë gjeti disa menaxherë, të cilët sapo ti i prezantohesh si një drejtues ekipi shqiptar dhe se ke nevojë për disa lojtarë cilësorë të huaj, ai të ofron me qindra nëse do. T’i prezantojnë me anë të fotove dhe të dhënave të lojtarëve, të thonë se janë mjaft cilësorë dhe në fund nëse ti u bën “naze” dhe je në mëdyshje për t’i ftuar në Shqipëri apo jo, këta menaxherë të ofrojnë edhe para ty si drejtues klubi, vetëm e vetëm për t’i transferuar këta lojtarë diku, me idenë se dikush nga ata do të rezultojë i mirë dhe diçka do të përfitojë edhe menaxheri.

Zakonisht, menaxherët bëjnë një marrëveshje me futbollistët, ku pasi i gënjejnë edhe ata për kontrata super në Shqipëri dhe kushte të mira, vendosin në marrëveshje edhe që 3 muajt e parë të pagës që lojtari do të lidhë do t’i marrë menaxheri. Këtu del dhe leverdia e një menaxheri, të cilit i mjafton që në 5 lojtarë t’i federojnë vetëm 1, duke nxjerrë përfitime pa bërë asgjë, vetëm me anë të internetit.

Se çfarë ndodh me 4 futbollistët e tjerë që ekipi nuk i federon dhe i kthen mbrapsht, menaxherit as që i intereson. Për të mos përmendur edhe raste ku ka menaxherë që u marrin parapagim 200 dollarë lojtarëve, të cilëve u sigurojnë një provë në Shqipëri. Ky fenomen më i përhapur ka qenë në Brazil, pasi nuk nevojitet vizë për një brazilian që vjen në Shqipëri, duke qenë se që nga viti 2011, Shqipëria dhe Brazili kanë hequr regjimin e vizave për qytetarët e tyre. Ndërkohë, që është përhapur këto vitet e fundit edhe në shtete të tjera si Nigeria, Guinea apo Kameruni.

mesazhet 12345

mesazhet 2

mesazhet 3

Por, dokumentacioni që u kërkohet shtetasve të këtyre shteteve është më i komplikuar, problem që menaxherët e kanë zgjidhur me një ftesë që marrin nga drejtuesit e ekipeve shqiptare te zyra e emigracionit për futbollistët që duan të sjellin në Shqipëri. Një mashtrim që përfundon me vetëm një lojtar në fushë dhe katër të tjerë që enden rrugëve dhe rrezikojnë edhe mbijetesën…/Ledion Qoshku/panoramasport

Etiketa: Futbollistët e huajskema e mashtrimit

Ju sugjerojmë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
Politikë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

29 Tetor, 2025 11:00 pm
“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
-U tha në Opinion

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

29 Tetor, 2025 10:53 pm
Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
-U tha në Opinion

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

29 Tetor, 2025 10:44 pm
Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
Aktualitet

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

29 Tetor, 2025 10:12 pm
Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize
Aktualitet

Rama në Paris/ Kryeministri darkë zyrtare me Macron në Pallatin Elize

29 Tetor, 2025 10:04 pm
Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni
Bota

Forcat e NATO rrëzojnë një dron misterioz pranë bazës ushtarake amerikane në Estoni

29 Tetor, 2025 9:10 pm
Putin shpall stërvitje bërthamore në kufirin e NATO-s: Legjitimiteti i Zelenskit ka mbaruar
Bota

Inteligjenca amerikane: Putin, i vendosur për të vazhduar luftën në Ukrainë

29 Tetor, 2025 8:20 pm
Izraeli kryen sulm të ri në Gaza
Bota

Izraeli kryen sulm të ri në Gaza

29 Tetor, 2025 6:55 pm
Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje
Bota

Vjedhja në muzeun e Luvrit, 2 të arrestuarit pranojnë përfshirjen e tyre në grabitje

29 Tetor, 2025 6:10 pm
Putin: Rusia nuk i kundërshton bisedimet për paqe
Bota

Rusia teston dronin nënujor me kapacitet bërthamor, Putin: Sukses i madh

29 Tetor, 2025 5:44 pm
Para
Hetimi i CEZ/ Alma në gjurmët e Shkëlzenit: Nuk dëshmoj, jam në gjyq me deputetët

Hetimi i CEZ/ Alma në gjurmët e Shkëlzenit: Nuk dëshmoj, jam në gjyq me deputetët

Foto/ Kemali me të dashurën thyejnë rekordin e Instagram në Turqi

Foto/ Kemali me të dashurën thyejnë rekordin e Instagram në Turqi

A është varësia ndaj internetit shenjë e psikopatisë?

A është varësia ndaj internetit shenjë e psikopatisë?

TE FUNDIT

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë

Rama: Me ndihmën e teknologjisë, kemi zhdukur korrupsionin në nivelin e parë
29 Tetor, 2025

Teksa ndodhet në Paris për ‘Forumin e Paqes’, kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për ‘Politico’, ku ka folur për përdorimin...

Lexo më shumë

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik

“E ndoqi fëmijën me gurë se po shihte kalin”, vrasësi i Beratit, person problematik
29 Tetor, 2025

Një 42-vjeçar, i identifikuar si Keli Hoxha, humbi jetën të martën në kalanë e Beratit pasi u qëllua me thikë...

Lexo më shumë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë

Vrasja në Berat, gazetari: Autori i dënuar më parë për vrasje, i shpëtoi drejtësisë
29 Tetor, 2025

Detaje të reja janë dhënë nga gazetari Merin Maçi në emisionin “Opinion” në lidhje me vrasjen e ndodhur të martën...

Lexo më shumë

Grenell: Hashim Thaçi po mbahet në burg pa gjyq, të bëjë padi në gjykatë amerikane

Grenell: Marrëdhëniet SHBA-Kosovë, kurrë më të dobëta
29 Tetor, 2025

Richard Grenell, i dërguari i Presidentit Amerikan Donald Trump për misione speciale thotë se ish presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com