Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhet erotike Don Kishoteske, gjyqtari filozof kërkon ballafaqim me gruan që i çonte sms seksi

2016/10/03 at 3:56 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mesazhet erotike Don Kishoteske, gjyqtari filozof kërkon ballafaqim me gruan që i çonte sms seksi

Gjykata e Krimeve të Rënda nuk ka mundur ta zhvillojë sot seancën me gjyqtarin e Beratit, Shyqyri Çobo, i akuzuar për korrupsion.


Kjo pasi ai kërkoi të njihej me të gjithë dosjen e Prokurorisë. Por edhe në seancën e sotme, gjyqtari filozof, ka çuditur me deklaratën e tij para trupit gjykues. Ai tha se “ne kërkuam që të bënim ballafaqim me të dëmtuarën, ndërkohë që prokuroria të nesërmen çoi dosjen në gjyq”. Prokuroria për Krime të Rënda e akuzon atë për korrupsion. Këtë vepër, sipas akuzës, gjyqtari e ka konsumuar pasi me anë të bisedave dhe mesazheve telefonike ka kërkuar favore seksuale nga një grua, të cilën po e gjykonte në një proces civil, për divorc. Referuar kodit penal, gjyqtari Çobo nëse deklarohet fajtor nga gjykata rrezikon një dënim nga 3 deri në 10 vjet burg. Gjyqtari Çobo nuk e ka pranuar akuzën para prokurorit të çështjes.

Ai ka pretenduar se prokuroria me qëllim denigrimin e figurës së tij kanë shtrembëruar kontekstet e bisedave dhe mesazheve telefonike, të dërguara në numrin e telefonit të 30 vjeçares që po gjykonte. Veç këtij pretendimi gjyqtari ka kërkuar të njihet me të gjitha provat e prokurorisë dhe më pas të shprehet me detaje para Gjykatës së Krimeve të rënda, e cila pritet të nis gjykimin në shtator ndaj tij. Sipas prokurorisë, kallëzuesja ka dorëzuar në gjykatën e beratit një padi civile për zgjidhjen e martesës.

Kjo padi, pas shortit i ka rënë për gjykim gjyqtarit Çobo. Ky i fundit, është kujdesur duke i caktuar një avokat kryesisht kallëzuese, të cilën, siç duket në mesazhe telefonike, e mësonte se çfarë rruge të ndiqte për të zgjidhur paqësisht dhe në favor të saj martesën me bashkëshortin. Gjatë3 muajve të gjykimit, prokuroria ka zbardhur rreth 300 telefonata në drejtim të numrit që përdorte kallëzuesja dhe mbi 200 mesazhe telefonike të cilat janë administruar si prova. Këto thirrje dhe mesazhe telefonike, sipas akuzës, kishin një qëllim, që gjyqtari Çobo të përfitonte favore seksuale kundrejt vendimit gjyqësor.

MESAZHET E GJYQTARIT

Mesazhi 1

Ende s’jam investuar në dobinë tuaj …Ndonëse statura juaj sociale post­martesore për një person të “performancës që unë disponoj – do të jetë ekzigjencë jetësore, kuptohet që të shijosh “Triumfe… do të flasim!! Ok.

Mesazhi 2

Në qartësinë time sundon “Ideja” standarde se fshati xxxx përbëhet nga “komunitete ‘që në aspektin intelektual demonstrojnë DEFICENCË!!! Shtetas të quajtur Y.T. (babai i kallëzueses), për të qenë i sinqertë ­Jo, nuk mendoj se e njoh … Gjithsesi, do komunikojmë gjykoj… Si mendon ?/ OK??

Mesazhi 3

…Mirëmbrëma…Ju jeni potencialisht e emancipuar …E kupton se …”Miqësia që të njoh progres – kërkohet komunikim dhe jo heshtje, aq më keq druajtje… Mirënjohje!!

Mesazhi 4

Kurani shprehet se “Ndjenja njerëzore më fisnike që Zoti i ka dhuruar njeriut është dashuria”!!

Mesazhi 5

Unë konstatova se –”sharmi yt femëror ishte tepër joshës dhe femëror… mos u prezanto me “modesti (thjeshtësi) të tepruar… do më falësh 100 herë, por “modestia “e tepruar është veti e njeriut ‘Naiv’ (budalla)… për atë performancë që ke, duhet të ndjehesh krenare! Ok?

Mesazhi 6

Mos injoro CV­ në tënde intelektuale që disponon …Si e komenton shprehinë se …”Miqësia shndërrohet në dashuri, ndërsa dashuria kurrrr nuk kthehet në miqësi”…?

Mesazhi 7

Kurrë s’duhet të pretendojmë idealen, në këtë jetë makabër! Më pëlqen doktrina sociale franceze se: “Në jetë të tjera duam, të tjera na duan dhe të tjera kemi”!/ Panorama.al

Etiketa: Shyqyri Cobo


Ju sugjerojmë

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
Bota

SHBA nis sulmet kundër Iranit

8 Korrik, 2026 11:05 pm
Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
Kryesore

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

8 Korrik, 2026 9:41 pm
39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
Aktualitet

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

8 Korrik, 2026 8:47 pm
Auto-Skicë
Politikë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

8 Korrik, 2026 7:06 pm
Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm
Sport

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar heq kufizimet për Rusinë, Ukraina: Vendim i turpshëm

8 Korrik, 2026 5:45 pm
Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…
Aktualitet

Samiti i ardhshëm i NATO në Tiranë, Rama: Ka ikur koha kur të tjerët…

8 Korrik, 2026 4:15 pm
OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe
Sport

OKB dënon komentet raciste të senatores paraguaiane ndaj Kylian Mbappe

8 Korrik, 2026 3:45 pm
Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri
Aktualitet

Rutte: Samiti i radhës i NATO-s do të mbahet në Shqipëri

8 Korrik, 2026 3:32 pm
Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA
Bota

Brazili ngre alamin për kërcënimin e pushtimit nga SHBA

8 Korrik, 2026 3:30 pm
Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin
Bota

Rutte për mosmarrëveshjet me Trump: Debatet s’më shqetësojnë, ruajmë unitetin

8 Korrik, 2026 3:28 pm
Para
FOTO/ “Sarkozy u mburrej ministrave për gjoksin e gruas së tij”

FOTO/ “Sarkozy u mburrej ministrave për gjoksin e gruas së tij"

Kjo video po trondit rrjetin, jetë aliene mbi Tokë?

Kjo video po trondit rrjetin, jetë aliene mbi Tokë?

Video-Opinion/ Buxhuku: Me risjelljen e këtij ligji, qeveria ka kërkuar falje për ndalimin e 2013-ës

Buxhuku: Ligji ka të mangësi, mund të vijnë mbeturina më shumë se sa përpunohen
















TE FUNDIT

SHBA nis sulmet kundër Iranit

Trump njofton vrasjen e numrit dy të ISIS-it që fshihej në Nigeri
8 Korrik, 2026

SHBA-të nisën një tjetër raund sulmesh ajrore kundër Iranit të mërkurën, disa orë pasi Presidenti Donald Trump tha se armëpushimi...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s, Berisha: Rama bllokoi udhëtimin e Begajt drejt Ankarasë

Berisha për heqjen e sanksioneve të BE ndaj Kosovës: Vendim i drejtë
8 Korrik, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha ka publikuar një mesazh në rrjetet sociale që pretendon se i është dërguar prej “diplomatit...

Lexo më shumë

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike

39 ditë protestë në Tiranë, qytetarët thirrje kundër klasës politike
8 Korrik, 2026

Mbahet sot në Tiranë protesta e 39-të. Protestuesit janë grumbulluar si çdo mbrëmje në sheshin “Skëndërbej”, e më pas kanë...

Lexo më shumë

Bardhi në PE: Kuvendi nuk kontrollon më qeverinë, kjo dëmton rrugën drejt BE

Auto-Skicë
8 Korrik, 2026

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, deklaroi në takimin e përbashkët BE–Shqipëri në Parlamentin Europian se Kuvendi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}