Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhet e Koço Devoles nga spitali:Dua të dal, më ka ardhur goca nga SHBA

2021/07/08 at 2:12 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Mesazhet e Koço Devoles nga spitali:Dua të dal, më ka ardhur goca nga SHBA

Gazetari Mitro Çela ka publikuar ditën e sotme në llogarinë e tij të “Facebook” disa mesazhe të shkëmbyera me aktorin e humorit, Koço Devole i cili ndërroi jetë pak muaj më parë nga COVID-19.


Në bisedat e publikuara tregohet momenti kur humoristi i njohur është i sëmurë, por nuk e di akoma nëse ka virus.

Më tej, sipas mesazheve, ai ka bërë tamponin dhe i tregon gazetarit me SMS se ka dalë pozitiv, prej ku dhe shtrohet në spital deri sa gjendja e tij përkeqësohet dhe Devole ndërron jetë.

Bisedat mes Devoles dhe Çelës:

MESAZHE ME KOÇO DEVOILEN NGA KARANTINA…
-Pesë vitet e fundit me Koçon rrinim po thua gjithë ditën bashkë… Në mëngjes më priste afër shtëpisë. Unë – shofer, ai – pasagjer. Më pas pinim kafe në Top Channel. Ai e shoqëronte me cigare. Në orën 14:00 hanim drekë me Filipin, Dorin dhe Devin. Kuptohet vinte edhe ndonjë VIP për… muhabet… Rrallë, shumë rrallë ama, shkonim në kazino. Kërkonim fatin, por që nuk e gjetëm kurrë.
Ky rit përsëritej çdo ditë.
Por erdhi karantina. U ndamë. Zëvendësuam bisedat me mesazhet. Një ditë më tha:
-Mitro, lexova mesazhet. Pashë qe ka shumë broçkulla, por ka edhe gjëra me bereqet, që mund të jenë pjesë e ndonjë libri. Kuptohet librat bëhen pas vdekjes. Kush do ta shkruajë? Ti apo unë?… Varet nga fati, që thonë, se është shkruar në ADN…

3 prill 2019
Unë -Koço! Kam dy orë që po vi vërdallë si pordha nëpër brekë. Dua të shkruaj, por nuk po qullos dot gjë. Më duket sikur kam rrjedhur… Është sakllam, sepse ma kujton edhe Ezmerka herë pas here.
Koço -Të gjithë kemi roitur qirjo, po nuk e kuptojmë. Do vijë një ditë që nuk do njohim as veten para pasqyrës.
Unë -Koço, jemi rreth televizorit. Në orën 19.10 te RTSH shqip jepet “Gjyetia dy.”
Koço -E kam thënë me kohë: partia më shumë na do të vdekur se sa të gjallë.
Unë -Nuk e ka keq. Partia sheh më gjerë, sidomos kur është në pushtet.
Koço -Këtë po bën tani “Partia” që udhëheq botën. Duan të na shfarosin të gjithëve.

7 prill 2020
Unë -More ndonjë koqe leku? Ka një llaf që të hamë me shëndet këtë rrogë e pastaj…me sytë nga Allahu! Bëre pazar? Unë e kam të ndaluar të zbres shkallët! Diktaturë më të ndyrë se corona nuk kam parë.
Koço -Lajme të “mira” po na jep, o qirjo. Pa lekë ikim më shpejt te të shumtit. Në të sëmës i qoftë koronavirusit dhe diktaturës. Qofshi mirë të gjithë.
Unë -Nuk është lajm nga burimi. Më shumë i prodhuar nga truri im
Koço -Do mbetemi si çifutët në shkretëtirë. Vitin tjetër ka rrezik të mos marrim as pensionet. Dynjaja po bie në recension. Do hamë njëri-tjetrin?!
Unë -A do na punojnë dhëmbët, kam merak.
Koço -Neve do na hanë të parët, qirjo. Tërë kjo luftë për shfarrosjen e
pleqve po bëhet. Ushqeu mirë që kur të të hanë të thonë: “Mbrëmë u kënaqëm. Kemi ngrënë një Mitro të zgarrës dhe një Koço të furrës!”
Unë -Sikur t’i ndërrojmë? Mishi im, besoj, ka më shije nga furra!
Koço -Të shkon mendja se kush do të hajë ty? Unë mendoj se Berisha nuk e pranon mishin tënd. Kur nuk të hëngri të gjallë, kur të “kalli” deputet, nuk ka llogjikë të të pranojnë të pjekur në tavolinë. Rama? Jo dhe jo. Kam lexur dedikimin e Ramës te libri “Kurban-i”, “Mitro, armik i dashur!” Dhe ti e di mirë: armiqtë vriten. Nuk hahen!
Unë -Po Ben Blushi?
Koço -Beni nuk të ha. Ke qenë mik i babait, Kiço Blushit. Po të të hajë ty, do t’i duket sikur ha babain?… Kështu disa orë do shëtisësh tavolinë më tavolinë!… Ç’na gjeti, qirje Mitro! Karantina na budallallepsi fare. Flasim e shkruajmë gomarllëqe si kryeministri ynë. Nga karantina e ka dhe ai që flet hajvanllëqe… U ula të ha qirjo. Flasim nesër. Natën.
Unë -Uaa! Sa mirë të shkoi mendja. Po ha edhe unë. Më kishte dalë nga mendja.

8 prill 2020
Unë -Mirëdita! Sot harrova e hëngra dy herë mëngjes! Kam një kërkesë: Mund të ma shtysh pjekjen në furrë? Kam dy arsye: Së pari, ta hamë rrogën që na dha nga xhepi Filipi. Së dyti, bëra foto. Isha dobësuar. Vendosa të ha tërshërë që të majmem, sepse jo më kot hanë tërshërë kuajt. Po të piqem sot, i vendosur mbi tavolinë, ngrënësit me thika e pirunj në duar, do të thonë: Zhapë dhe si mish kau i pa tredhur, ky Mitroja?!

22 prill 2020
Unë -Si të kam Koço? Unë sikur u mësova brenda shtëpisë. Nuk e rruaj fare… mjekrën. Kruhem për qejf me Ezmerkën. Bëj video
reklamë me nipin.
Koço -Unë mirë jam, Mitro xhani, veçse kjo karantina sikur po na budallalleps nga pak. Rrimë në shtëpi dhe flasim përçart. E ke edhe ti këtë përshtypje?
Unë -Shenjë e mirë. Kishte bërë një libër Flamur Bërdëllima: “Jemi shtuar ne, budallejtë.” Të kam edhe ty si personazh, Mitro, më tha. Kështu mua nuk ka çfarë më bën karantina. Jam në libër.
Koço -Mirë thotë kënga: “Lum si ne, e lum si ti, Shqipëri që s’ke pleqëri.”
Unë -Ai që e ka bërë këtë këngë, ka qenë budalla. Ndryshe kënga nuk do jetonte kaq gjatë.
Koço -Ke të drejtë, budallallëqet mbahen mend.
Unë -Shyqyr që e kemi kuptuar, pa na e thënë Filipi!
Koço -Sakllam.

26 prill 2020
Unë -Si të kam Koço djali? Më mori në telefon Filipi. Qenkam i marrë, thashë. Por jo. Donte një punë për stërnipin e vjerrit.

3 maj 2020
Unë -Faleminderit, qirjo! Si ke qenë? Unë sot e theva robërinë. Dola një orë nga liqeni. Të fala nga Ezmerka.

17 tetor 2021
Unë -Qirjo, si je? Pyetje koti. Nuk mund të jesh sëmurë sot, që Filipi mbush 65 vjeç.
Koço -Filipi të bëhet 100 vjeç, por unë nuk jam hiç mirë. U bë një javë që pi koqe. Mos kam virus? Ty të kam për ndërhyrje. Ku ta bëj tamponin?

19 tetor 2021
Koço -E bëra tamponin. Dola pozitiv. Mund të flasësh me Kel Jotin, drejtorin e spitalit? Mbase duhet të shtrohem në spital…

22 tetor 2021
Koço -U shtrova. Shefja e pavjonit, Najada, më priti mirë. Por nuk e di – spitali më duket si burg. Jam mërzitur që natën e parë.

30 tetor 2021
Unë -Fola me Piperon. Do të vijë këto ditë.
Koço -Erdhi Pipero. Bëmë edhe një foto. E di çfarë më tha? “Nuk ke asgjë. Je sëmurë se të ka ikur humori! Kërko humorin të shërohesh. Edhe nga analizat e tua, del se virusi është arratisur.” Por unë mendoj se Pipero flet si e bija e Zeqos majë thanës. Dua të dal nga spitali… Jam bërë derr… Më ka ardhur goca nga Amerika. Dua të çmallem me të… Mund ta bisedosh edhe ti me Najadën?

3 nëntor 2021
Unë -Fola me Najadën. Më tha se nuk është dakort që të shkosh në shtëpi. Ia bëra të ditur që ti këmbëngul. Mbase i bën mirë, i thash…

4 nëntor 2021
Koço nuk u përgjigj… Ky ishte mesazhi i fundit…
Djali i Koços -Do e marrim Koçon në shtëpi. Të lutem na duhen dy bobola me oksigjen. Në shtëpi aktori i madh qëndroi disa orë. Brenda ditës u kthye në spital. U fut në intubim…

Etiketa: covidKoce devolemesazhe


Ju sugjerojmë

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
Aktualitet

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

12 Maj, 2025 5:09 pm
Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
Rajoni

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

12 Maj, 2025 5:02 pm
Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
Kryesore

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

12 Maj, 2025 4:42 pm
Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
Rajoni

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

12 Maj, 2025 4:28 pm
Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi
Aktualitet

Votat e Greqisë/ KQZ: Nuk ka vendim për t’i përjashtuar nga numërimi dhe vlerësimi

12 Maj, 2025 4:26 pm
“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës
Aktualitet

“Task forca e SPAK,zhvillim pozitiv”,Zannier:Presion ndaj nëpunësve të administratës

12 Maj, 2025 4:11 pm
Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar
Aktualitet

Proda me Ambasadorin e Katarit: Bashkëpunim kundër krimit të organizuar

12 Maj, 2025 4:03 pm
Falja e gjobave para zgjedhjeve, OSBE/ODIHR: Krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor
Aktualitet

Falja e gjobave para zgjedhjeve, OSBE/ODIHR: Krijoi pasiguri në kuadrin zgjedhor

12 Maj, 2025 3:50 pm
“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…
Aktualitet

“Partia në pushtet përfitoi nga përdorimi i administratës”,OSBE/ODIHR:Presione ndaj…

12 Maj, 2025 3:36 pm
“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!
Aktualitet

“Zgjedhjet ishin konkurruese”, OSBE/ODIHR: Klima politike ishte e polarizuar!

12 Maj, 2025 3:21 pm
Para
Akuzohet se dhunoi kunatën, 45-vjeçarja: Nuk e kam rrahur, por i hoqa…

Akuzohet se dhunoi kunatën, 45-vjeçarja: Nuk e kam rrahur, por i hoqa...

Grabitet Loredana,10 persona hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin sendet me vlerë

Grabitet Loredana,10 persona hyjnë në shtëpi dhe i vjedhin sendet me vlerë

Nisin nesër fluturimet nga Aeoporti i Kukësit, ulet avioni nga Zvicra

Nisin nesër fluturimet nga Aeoporti i Kukësit, ulet avioni nga Zvicra
















TE FUNDIT

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson

Përfundon procesi i numërimit në Këlcyrë, ja forca që kryeson
12 Maj, 2025

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave edhe në bashkinë e Kylcyrës. Edhe në këtë bashki,  forca politike që kryeson...

Lexo më shumë

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë

Kurti takon ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e BE-së në Kosovë
12 Maj, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar ambasadorët dhe përfaqësuesit diplomatikë të shteteve të QUINT-it, si dhe Shefin...

Lexo më shumë

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi

Botërori 2026, ja si mund të blihen biletat e sfidës Shqipëri – Serbi
12 Maj, 2025

Për shkak të interesit të jashtëzakonshëm për ndeshjen Shqipëri – Serbi, e vlefshme për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2026, Federata...

Lexo më shumë

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit

Nga 15 maji, Osmani nis përpjekjet për zhbllokim të Kuvendit
12 Maj, 2025

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, do të fillojë konsultimet me partitë politike në përpjekje për të konstituuar Kuvendin e Kosovës....

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com