Publikohen mesazhet e fundit të terroristit me kamion që vrau 84 persona në Nise të Francës Ditën e Bastijes. Mesazhet me tekst janë dërguar nga telefoni i tij vetëm disa minuta para se të niste sulmin dhe kasapanën në Rivierën e Nisës.
Mohamed Lahouaiej Bouhlel kishte kërkuar për ‘kamionin me tonazh më të rëndë” në dispozicion, kur ai mori me qira automjetin 19 tonësh dhe kishte kaluar dy ditë duke u endur poshtë e lartë Promenade des Albanais duke vrarë mendjen se si të lëvizte që të shkaktonte sa më shumë viktima. Në njërin nga mesazhet e gjetura në telefonin e tij, lexohet: ‘Sillni më shumë armë. Sillni deri në 5″, transmetojnë mediat franceze, duke cituar burimet hetimore. Një tekst tjetër lexon: “Është mirë. I kam pajisjet “
Mesazhet janë dërguar momentet e fundit para se të shkaktonte tragjedinë, në telefonin e një personi që tashmë është arrestuar dhe ndodhet prapa hekurave. Dominique Rizet, hetues krimi i BMF TV tha se numri pesë me sa duket donte të thoshte pesë minuta, por nuk dihet çfarë kuptimi ka C në një tjetër mesazh ku thuhej “Sill 5 tek C”.