Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mesazhet e dhunës, ndalohet ish-kryetari i Parlamentit

2019/02/21 at 8:22 AM
në Kryesore, Rajoni
Kohë leximi: 2 min
A A
Mesazhet e dhunës, ndalohet ish-kryetari i Parlamentit

Shkup-Policia e Maqedonisë së Veriut ndaloi në orët e vona të së mërkurës ish-Kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë, Trajko Veljanovski dhe dy ish-anëtarë të qeverisë së Nikolla Gruevskit, nën dyshimet për përfshirjen e tyre në organizimin e ngjarjeve të dhunshme në parlament, në prill të vitit 2017.


Ata janë dërguar në Gjykatën Themelore në Shkup, me urdhër të Prokurorisë për Krim të Organizuar. Ndërkohë, një pjesë e medias, duke cituar burime brenda prokurorisë, thotë se edhe për ish-kryeministrin Gruevski është lëshuar urdhër-arresti, po për këtë çështje.

Ky i fundit ndodhet në Hungari, ku ka gjetur strehim, duke iu shmangur në këtë mënyrë drejtësisë. Atij i janë caktuar dy vjet burg për shkaqe korrupsioni në një tender për blerjen e një makine Mercedes me vlerë prej rreth 600 mijë eurosh.

Një prej dëshmitarëve në procesin e gjyqit të lëndës “27 prill, 2017” Aleksandar Vasilevski i njohur me nofkën “Ninxha” kishte pohuar se Gruevski ishte organizatori i këtyre ngjarjeve të dhunshme. Sipas tij, planet dhe urdhërat merreshin nga selia e partisë VMRO-DPMNE.

Gjatë gjyqit është lexuar një mesazh telefonik i dërguar nga Nikolla Gruevski ish-Drejtorit të Byrosë për Siguri Publike, Mitko Çavkov ku shkruhej: “Mirëmëngjes drejtor. Të ju njoftoj se në këtë çast mora një informatë nga një koleg lojal shqiptar se sot rreth orës 13 planifikohet diçka nga pala tjetër, ndonjë incident apo votim me forcë të kryetarit të Parlamentit. Tani për tani nuk kam informata të tjera”, thuhej në SMS-në e Gruevskit në 27 prillin e 2017-s.

Gruevski atë ditë ndodhej në Vjenë. Ndërkohë, në një SMS të ish-kryetarit të Parlamentit, Trajko Veljanovski dërguar disa personave, demonstrues para selisë së parlamentit, thuhej: “Nëse duhet me mburojë të gjallë do ta pengojmë zgjedhjen e kryetarit të parlamentit”.

Vlejanovski, megjithatë ka imunitet të deputetit ndaj doli nga gjykata. Ndërkaq, ish-ministrat Mile Janakievski dhe Spiro Ristovski mbetën brenda në gjykatë. Ende nuk dihet nëse do të caktohet masa e paraburgimit për ta. /G.F Opinion.al

Etiketa: Trajko Veljanovski


Ju sugjerojmë

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme
Rajoni

Protesta studentore në mbi 30 qytete të Serbisë:Kërkojnë zgjedhje të parakohshme

1 Qershor, 2025 9:22 pm
Vetëvritet një tjetër i miturit në Gjirokastër, rasti i dytë brenda dy muajsh!
Aktualitet

Shkon në dy numri i viktimave nga aksidenti në Vlorë, humb jetën edhe 16-vjeçari

1 Qershor, 2025 8:00 pm
Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur
Aktualitet

Tiranë/ Plagoset me armë zjarri një i mitur

1 Qershor, 2025 7:34 pm
Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë
Rajoni

Kosovë, ZRRE: Bizneset e mëdha kalojnë në tregun e hapur të energjisë

1 Qershor, 2025 4:33 pm
Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai
Aktualitet

Një orë rrugë çdo ditë me kalë për të ardhmen e 4 fëmijëve, sakrifica e një babai

1 Qershor, 2025 4:07 pm
1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij
Aktualitet

1 Qershori, Presidenti Begaj: Uroj që secili fëmijë të ketë festë në jetën e tij

1 Qershor, 2025 3:45 pm
Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës
Aktualitet

Punëtori i huaj ndërron jetë pas rënies nga pallati, arrestohet inxhinieri i firmës

1 Qershor, 2025 3:02 pm
‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë
Aktualitet

‘Hollywood në Gjirokastër’/Rama: Vendi, mundësi të jetë në hartën e filmave botërorë

1 Qershor, 2025 2:51 pm
1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi
Aktualitet

1 Qershori/ Veliaj: Morëm vendime të drejta ‘për dritën e syve’ të çdo prindi

1 Qershor, 2025 2:34 pm
U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër
Aktualitet

U gjetën në ujërat shqiptare, ndërron jetë turisti, në gjendje kritike një tjetër

1 Qershor, 2025 2:09 pm
Para
Zgjedhjet në Izrael, dy sfidantët kryesorë të Netanyahut shpallin aleancën

Zgjedhjet në Izrael, dy sfidantët kryesorë të Netanyahut shpallin aleancën

Protesta, qytetarë nga rrethet drejt Tiranës

Protesta, qytetarë nga rrethet drejt Tiranës

Ambasada Amerikane: U kemi refuzuar vizën 170 zyrtarëve dhe familjarëve

Protesta e opozitës, reagon SHBA
















TE FUNDIT

Ministri Hasani për mediat greke: Angazhohemi për zgjidhje të drejtë për “detin”

Zgjedhjet lokale në Preshevë dhe Bujanoc, ministri Hasani: Përshëndes pjesëmarrjen e partive shqiptare
1 Qershor, 2025

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka dhënë një intervistë për gazetën greke “Tanea” para vizitës së...

Lexo më shumë

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!

Sulmet ndaj bazave ruse, reagon Zelensky: Rezultat i shkëlqyer!
1 Qershor, 2025

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, përgëzoi sot Shërbimin e Sigurisë së Ukrainës (SBU) për suksesin e një operacioni të madh...

Lexo më shumë

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve

Shefi i mbrojtjes gjermane: Rusia mund të sulmojë NATO-n brenda katër viteve
1 Qershor, 2025

Anëtarët e aleancës perëndimore NATO duhet të përgatiten për një sulm të mundshëm nga Rusia brenda katër viteve të ardhshme,...

Lexo më shumë

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha

Irani: Kush shkel tek ne do ketë pasoja të mëdha
1 Qershor, 2025

Irani është përpjekur të forcojë mbrojtjen e tij ajrore, ndërsa ushtria përgatitet për mundësinë e një sulmi izraelit ose amerikan...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com