Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Mesazhe të maskuara”/DW: Si ekstremistët e djathtë po arrijnë me një lëvizje gishti tek rinia 

2024/02/14 at 8:23 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Mesazhe të maskuara”/DW: Si ekstremistët e djathtë po arrijnë me një lëvizje gishti tek rinia 

Ekstremistët e djathtë përdorin platforma si TikTok për të bërë për vete miliona fëmijë e të rinj. Ata e dinë mirë, si t’i maskojnë informacionet që të rinjtë t’i shohin si ato si përmbajtje normale politike. 


“Burrat e vërtetë janë të djathtë”, kështu thotë kandidati kryesor i AfD-së për zgjedhjet europiane, Maximilian Krah në një video në TikTok dhe merr 1,4 milionë klikime për këtë. Krah, 47 vjeç i adresohet me videot e tij të rinjve. Ai përdor edhe tone revizioniste për historinë. “Të parët tanë nuk kanë qenë kriminelë. Ne kemi shumë arsye të jemi krenarë për vendin tonë dhe për njerëzit që e ndërtuan atë.” Ai kërkon që të rinjtë të zbulojnë se “çfarë janë gjyshi, gjyshja stërgjyshja nga kanë ardhur dhe si kanë luftuar dhe vuajtur.” 

AfD është në mediat sociale më e suksesshme se çdo parti tjetër në Gjermani. Edhe organizata e të rinjve të kësaj partie, JA, “Alternativa e Re” përçon në TikTok mesazhe të pafiltruara nacionaliste. Erik Ahrens, ekspert i kësaj partie për mediat sociale ka ngritur kanalin e TikTokut për Maximilan Krah. Vitin e kaluar ai bëri bujë me kërkesën e tij, që gratë gjermane duhet të detyrohen për dhurim të vezoreve që të stabilizohet demografia. Në një prezantim në Institutin për Politikën Shtetërore, institut privat, që kategorizohet nga Mbrojtja Kushtetuese në Gjermani si fabrikuese eekstremizmit të djathtë, Ahrens ëndërron për klikimet  e shumta që mund të arrijnë përmes TikTokut. “Ashtu, si jam ndjerë atëherë në vitin 1923, kur njerëzit zbuluan radion, kështu ndjehem unë kur shoh profilet në TikTok.” 

Shtrirje e gjerë me potencial të madh 

TikTok është platforma perfekte për ekstremistët e djathtë. Me shumë se 20 milionë ndjekës në Gjermani, shumica adoleshentë e të rinj janë në TikTok. Ndryshe nga sa mendojnë prindërit, fëmijët e të rinjtë nuk kanë nevojë t’i kërkojnë këto video, ato u shfaqen atyre vetë: TikTok e tregon një video të futur në sistem pa dallim një numri të caktuar të njerëzve. Nëse klikohet, komentohet apo shikohet ajo vazhdon t’u shfaqet njerëzve të tjerë në profil. Të rinjtë që shpesh nuk e kuptojnë karakterin ekstremist të videos iu ofrohen rregullisht video të tilla. Gjithmonë. Vetëm kështu krijohet rritja eksponenciale e klikimeve. 

Influencuesit ekstremistë i përgatisin videot konform kulturës pop e kërkesave të kohës. Fjalimet e tyre në parlamente landesh marrin theks të ri duke iu mbivendosur muzikë, emojis dhe tone sarkazme. Shpesh ata drejtohen me “ti” tek përdoruesit, në stilin e influencerave që i drejtohet vetëbesimit të të rinjve për t’u ofruar orientim. Pa kontrolle, pa filtra, siç rrëfen Ahrens. “Ne mundemi që mesazhin tonë me fjalët tona përtej flluskës sone t’a vendosim drejt e para syve të dikujt.” Dhe ashtu si “ne e themi, e shohin edhe njerëzit.” Mesazhet nuk ndryshohen nga verifikime faktesh të medias. “Kjo është lidhje e drejtpërdrejtë, e menjëhershme parasociale mes meje si spektator dhe këtij burri në monitor”, thotë Ahrens. 

Mesazhe të maskuara përmes videove “lifestyle” 

Studiuesi i mediave, Daniel Hajok nga Universiteti i Erfurtit paralajmëron se “propaganda me destinacion të caktuar është vetëm njëra pjesë. Tjetra është kur njerëzit me një botëkuptim të caktuar përmes lifestyle ofrojnë një pamje normale të së përditshmes”. Në këtë rast ofrohen në mënyrë shumë të rafinuar perspektiva djathtiste. Pasoja: Gjithnjë e më shumë të rinj mësohen me përmbajtjet dhe gjuhën e djathtistëve, dhe njohin kështu edhe fytyrat e djathtistëve të rinj dhe njohin edhe AfD. 

Për shembull Ulrich Siegmund, drejtues i grupit parlamentar të AfD në Saksoni-Anhalt që nga Mbrojtja Kushtetuese është kategorizuar i sigurtë si ekstremist i djathtë. 201.000 klikime ka marrë 33 vjeçari për një video në Tiktok, ku ai përpiqet të denigrojë Mbrojtjen Kushtetuese. Sipas informacioneve të “Correctiv”, Siegmund ishte në takimin e fshehtë të ekstremistëve të djathtë në Potsdam, ku u fol për plane për dëbime masive të të huajve edhe atyre me pasaportë gjermane. Siegmund dhe “Alternativa e Re” investojnë shumë në aktivitetet në mediat sociale 

Politologja Anna-Sophie Heinze thotë për Deutschlandfunk, se “ka shumë anëtarë që janë shumë aktivë dhe me sa duket aty rrjedh edhe shumë para për profesionalizimin e aktiviteteve të tilla”. 

Shuarja e përmbajtjeve si zgjidhje? 

TikTok sipas të dhënave të veta i heq përmbajtjet që shkelin rregullat e platformës. Sipas kandidatit kryesor të AfD-së për zgjedhjet europiane, Krah, TikTok ka fshirë edhe video të tij. Sipas studiuesit Hajok, platformat duhet vetëm t’u ofrojnë përdoruesve funksionin e kallëzimit për përmbajtje të caktuara. Vetëm nëse TikTok merr një njoftim për një përmbajtje të dyshimtë, platforma e verifikon dhe e përcjell atë tek autoritetet përkatëse në Gjermani. Por shpesh video të tilla janë në limitin e ndjekjes juridike, pra nuk duhet të fshihen. Por, sipas strategut të AfD-së, Ahrens kështu nuk e heqin dot qafe AfD, sepse edhe atëherë kur fshihen kanale të caktuara “personi mund të hapë një profil të ri”. Dhe ai mund të arrijë brenda një kohe të shkurtër po aq njerëz, sepse njihet. 

Eksperti për ekstremizmin e djathtë, Maik Fielitz nga Instituti për Demokraci dhe Shoqërinë Civile në Jena është i mendimit, se përmbajtjet demokratike duhet të marrin një përhapje më të madhe në rrjete. “Prandaj ka rëndësi ndërhyrja në arkitekturën e rrjeteve digjitale”, thotë Fielietz. Pra tek algoritmet e TikTok dhe të tjerëve. Ndërsa studiuesi Hajok është i mendimit, se partitë e tjera duhet të jenë më prezente në botën e sotme digjitale. Ndryshe ata që zotërojnë teknologjitë e reja më mirë, kanë edhe suksesin më të madh./ DW 

 



Ju sugjerojmë

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
-U tha në Opinion

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

9 Qershor, 2025 10:48 pm
“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
Aktualitet

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

9 Qershor, 2025 10:27 pm
Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
Bota

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

9 Qershor, 2025 9:22 pm
Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura
Politikë

Kuvendi/ PS dhe PD nuk ranë dakord për kalendarin e punimeve në javët e mbetura

9 Qershor, 2025 8:48 pm
“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!
-Jetë dhe Stil

“Është java më e rëndësishme e vitit”, Meri Shehu: Fati ndryshon duart!

9 Qershor, 2025 8:31 pm
Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan
Bota

Itali/ Dështojnë referendumet, shumica e qytetarëve e bojkotuan

9 Qershor, 2025 8:27 pm
Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë
Rajoni

Kosova përuron një stacion policor afër kufirit me Serbinë

9 Qershor, 2025 8:06 pm
Shefi i NATO: Evropa duhet të rrisë shpenzimet për mbrojtjen
Bota

Shefi i NATO-s bën thirrje për forcim 400 për qind të mbrojtjes ajrore

9 Qershor, 2025 7:53 pm
“Do ta marrim”, Trump nuk heq dorë nga “aneksimi” i Groenlandës
Bota

Trump sulmon guvernatorin e Kalifornisë: Pa mua janë asgjë

9 Qershor, 2025 7:41 pm
Para
Blinken në Tiranë, zbardhet agjenda! Zëdhënësi i DASH: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor 

Blinken në Tiranë, zbardhet agjenda! Zëdhënësi i DASH: Shqipëria, partner kyç për stabilitetin dhe përparimin në Ballkanin Perëndimor 

Biden telefonon kryeministrin izraelit: Mbro të zhvendosurit në Rafah! 

Biden: Dhoma e Përfaqësuesve të mbështesë ndihmën për Ukrainën ose do “t’i shërbejë Putinit” 

Vizita e Blinken në Tiranë, Yuri Kim jep detaje: Do të fokusohemi tek e ardhmja e Shqipërisë 

Vizita e Blinken në Tiranë, Yuri Kim jep detaje: Do të fokusohemi tek e ardhmja e Shqipërisë 
















TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com