Ditën e sotme, në portale qarkulloi një lajm se ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka pasur mesataren e studimeve 5.9.
Ministrja sqaroi në emisionin Open në Top Channel se rezultatet e saj kanë qenë shumë të mira. Ndërsa ka treguar se ajo vetë ka dashur që të studiojë mjekësi.
“Unë jam Lindita Nikolla që kam mbaruar me rezultate shumë të mira këtu e para 30 vjetësh. Unë vetë kam dashur të bëhem mjeke, por partia më zgjodhi degën e matematikës. Kam 32 vite që shërbej pas universitetit në një universitet tjetër dhe e dashur zonjë e di fare mirë se je deputete në një territor ku kam qënë kryetare njësie bashkiake dhe e di mirë çfarë performance kam bërë nëpërmjet punës”, u shpreh Nikolla, duke iu drejtuar Grida Dumës.