Donis Avdijaj më në fund e ka vendosur: e ardhmja e tij është me kombëtaren shqiptare. “Sportbild”, që e bën të mbyllur tashmë këtë histori, pasi ka folur me vetë talentin shqiptar.
Sulmuesi 19 vjeçar është i huazuar nga Shalke te Shturm i Gracit në Austri (19 ndeshje, 6 gola e 6 asiste këtë sezon) dhe ka një klauzolë prej 49 milionë eurosh për prishjen e kontratës, ndaj në Gjermani ka kohë që pritet vendimi final i tij.
Megjithatë, tani vetë Avdijaj deklaron: “E kam thënë që vitin e shkuar që ftesa e Shqipërisë është një nder i madh për mua. Megjithatë, nuk isha në formë të plotë, kam pasur probleme fizike dhe kam qenë i sëmurë, ndaj debutimi është shtyrë”.
Tani situata ka ndryshuar dhe Avdijaj është gati për Shqipërinë, edhe pse e pranon se ndoshta nuk do të jetë radha e tij të shkojë në Kampionatin Europian: “Djemtë që kanë çuar Shqipërinë në Francë e meritojnë të jenë atje. Megjithatë, nëse skuadra ka nevojë për ndihmën time, jam gati”. Në 26 mars luhet miqësorja AustriShqipëri dhe Avdijaj do të jetë në Vjenë, si spektator apo si lojtar./sportal