Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mes pikëpyetjeve për Pete Hegseth, Trumpi shqyrton emërimin e Ron De Santis si Sekretar i Mbrojtjes

2024/12/04 at 5:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Mes pikëpyetjeve për Pete Hegseth, Trumpi shqyrton emërimin e Ron De Santis si Sekretar i Mbrojtjes

Emërimi i Pete Hegseth si Sekretar Mbrojtjeje po lëkundet. Senatorët, po shqyrtojnë një sërë akuzash që janë bërë publike lidhur me të. Një person që ka dijeni mbi çështjen tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se ekipi i Presidentit të zgjedhur Donald Trump është i shqetësuar mbi konfirmimin e zotit Hegseth në Senat dhe se po shqyrton kandidatura të tjera.


Tre burime thanë se guvernatori republikan i Floridës Ron De Santis, i cili kandidoi kundër zotit Trump në zgjedhjet paraprake brenda partisë republikane, po shqyrtohet si kandidaturë e mundshme për sekretar të mbrojtjes, nëse emërimi i zotit Hegseth nuk përparon. Tre burimet folën në kushte anonimiteti. Ekipi i zotit Trump nuk pranoi të komentonte.

Pete Hegseth zhvilloi të martën, për të dytën ditë me radhë, takime private me senatorë republikanë në Kongres, mes shtimit të pikëpyetjeve mbi aftësinë e tij për të drejtimin e Pentagonit.

Zoti Hegseth u tha gazetarëve se kishte në plan të takohej me çdo senator, përfshirë ata që janë skeptikë lidhur me emërimin e tij.

“Ne do të takojmë çdo senator që kërkon të na takojë. Mirpëresim këshillat e tyre në këtë proces konsultimi”, tha zoti Hegseth.

Ish gazetari i rrjetit Fox News, një veteran lufte i dekoruar i Gardës Kombëtare të Ushtrisë, i cili ka shërbyer në Irak dhe Afganistan, të cilin zoti Trump e emëroi si Sekretar Mbrotjeje, pritet të jetë ndër kandidaturat e para të administratës së re, që do të shqyrtohet për konfirmim në Senat.

Por zoti Hegseth po përballet me pikëpyetje mes një akuze për sulm seksual, të cilin ai e ka mohuar dhe njoftimeve të tjera që kanë dalë në shtyp në lidhje me sjelljen e tij në punë. Sentori republikan Lindsey Graham i cilësoi “shqetësuese” disa prej këtyre njoftimeve.

“Dua të sigurohem që çdo grua që bëhet pjesë e ushtrisë të ndidhet e respektuar dhe e mirëpritur”, tha senatori Graham për rrjetin CBS News.

Senatori republikan Josh Hawley tha se i kishte parë njoftimet e shtypit dhe se do të bisedonte me zotin Hegseth. “Jam i sigurt që ai do të flasë lidhur me këto raporte”, u shpreh senatori.

Përpara se të ishte prezanutes i emisionit të fundjavës “Fox & Friends” në rrjetin Fox News, zoti Hegseth ishte pjesë e dy grupeve jofitimprurëse në mbrojtje të veteranëve të luftës, “Veteranët e Shqetësuar për Amerikën” dhe “Veteranët për Liri”.

Revista “New Yorker” citoi këtë javë një raport dhe disa dokumente të tjera referuar kohës që zoti Hegseth drejtonte grupin “Veteranët e Shqetësuar për Amerikën” ku ngriheshin dyshime për disa incidente të shkaktuara prej tij gjatë takimeve të punës duke qënë nën ndikimin e alkoolit, për sjellje të papërshtatshme ndaj punonjëseve gra, si edhe për keqmenaxhim financiar.

Rrjeti NBC News njoftoi se një sërë punonjësish të paidentifikuar, të mëparshëm dhe aktualë të rrjetit Fox, që kanë punuar me zotin Hegseth, ishin shprehur se konsumimi i alkoolit nga ana e tij kishte ngritur shqetësime.

Disa prej tyre thanë se zoti Hegseth ishte paraqitur në punë ndërsa vinte era alkool.

Agjencia e lajmeve Associate Press foli me 4 persona të cilët kanë punuar në grupin “Veteranët e Shqetësuar për Amerikën”, ose kanë njohuri lidhur me kohën kur zoti Hegseth ishte pjesë e këtij grupi, të cilët nuk pranuan të identifikohen, për shkak se nuk ishin të lejuar të flisnin për mediat, ose sepse kishin firmosur marrëveshje për ruajtjen e konfidencialitetit.

Ndërsa konferencat e grupit mund të zgjasnin deri vonë dhe shpesh përfundonin në një lokal aty pranë, tre nga katër personat, thanë se nuk e kishin parë zotin Hesgseth nën efektin e alkoolit.

Një person, i cili ka patur lidhje me grupin “Veteranët e Shqetësuar për Amerikën”, i tha agjencisë Associated Presss, se sidoqoftë, disa punonjës kishin ngritur pikëpyetje mbi përdorimin e alkoolit nga zoti Hegseth, por thanë se largimi i tij nga grupi lidhej më shumë me dallimet ideologjike mes tij dhe rrjetit jo fitimprurës konservator.

Konfirmimi i të emëruarve të Presidentit të zgjedhur Trump kërkon shumicën e votave në Senat. Republikanët kanë një shumicë prej 53 vendesh, çka do të thotë se 4 vota kundër të republikanëve mund të rrëzojnë emërimin, nëse edhe të gjithtë demokratët shprehen kundër.

Senatorët republikanë po shqyrtojnë opsionet e tyre.

Nëse konfirmohet, zoti Hegseth jo vetëm që do të ishte pjesë e komandës dhe kontrollit të armëve bërthamore të vendit, por do të ishte i gjashti në rradhën e zyrtarëve që do të zëvendësonin presidentin nëse ai nuk do të ishte në gjendje të ushtrontë rolin e tij.

Gjatë një takimi me dyer të mbylluar me rreth 12 senatorë të hënën vonë, asnjë prej tyre nuk e pyeti zotin Hegseth mbi akuzat ndaj tij.

Senatori republikan Ted Cruz, tha se popullit amerikan i intereson forcimi i ushtrisë dhe i cilësoi “të turpshme” kritikat ngaj zotit Hegseth.

Pikëpyetjet mbi zotin Hegseth dhe të emëruar të tjerë janë tregues se “përse kontrolli i pastërtisë së figurës është i rëndësishëm, pse komisioni hetimor është kritik”, tha senatorja republikane Susan Collins.

Senatori tjetër republikan Tommy Tuberville tha pas takimit me zotin Hegseth se e mbështeste emërimin e tij. Por sa i përket akuzave tha se “ato mund të arrijnë në një pikë që njerëzit mos të votojnë për ta konfirmuar atë.”

Sipas një raporti të detajuar hetimor të bërë publik së fundmi, një grua ka denoncuar në polici se është abuzuar seksualisht në 2017 nga zoti Hegseth, pasi ai i kishte marrë telefonin, kishte bllokuar derën në një dhomë hoteli në Kaliforni dhe nuk kishte pranuar që ta linte atë të largohej.

Zoti Hegseth deklaroi asokohe në polici se marrëdhënia intime kishte qenë konsensuale dhe mohoi çdo shkelje./VOA



Ju sugjerojmë

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
Bota

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

6 Shkurt, 2026 4:30 pm
Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
Bota

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

6 Shkurt, 2026 3:24 pm
Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
Bota

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

6 Shkurt, 2026 3:08 pm
Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
Bota

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

6 Shkurt, 2026 2:04 pm
Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës
Kryesore

Berisha: Kërkonin faturat e makinës që kishte blerë Noka, doli firma e Lul Bashës

6 Shkurt, 2026 1:37 pm
Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu
Aktualitet

Qeveria miraton Amnistinë Penale, 447 persona lirohen menjëherë nga burgu

6 Shkurt, 2026 1:28 pm
Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit
Aktualitet

Reshje shiu edhe në Durrës, përmbyten disa rrugë të qytetit

6 Shkurt, 2026 1:24 pm
Shpërthim në një xhami në Pakistan, 31 të vdekur dhe 169 të plagosur
Bota

Shpërthim në një xhami në Pakistan, 31 të vdekur dhe 169 të plagosur

6 Shkurt, 2026 1:23 pm
Sula u emërua kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka: Ne na sulmuan për gjysmëgjelin…
Politikë

Sula u emërua kryeinspektor i Përgjithshëm, Noka: Ne na sulmuan për gjysmëgjelin…

6 Shkurt, 2026 1:09 pm
Spiropali në SHBA,diskutime për Bordin e Paqes e pezullimin e vizave të imigracionit
-U tha në Opinion

Spiropali në SHBA,diskutime për Bordin e Paqes e pezullimin e vizave të imigracionit

6 Shkurt, 2026 1:04 pm
Para
Vjosa Osmani i prezanton presidentit të ri të Këshillit Evropian ‘dëshmitë për lidhjet e Serbisë’ me sulmin në Zubin Potok

Vjosa Osmani i prezanton presidentit të ri të Këshillit Evropian ‘dëshmitë për lidhjet e Serbisë’ me sulmin në Zubin Potok

Ish-Komisioneri i BE-së për drejtësinë hetohet për mashtrim financiar

Ish-Komisioneri i BE-së për drejtësinë hetohet për mashtrim financiar

Monitorimi i trurit, shkencëtarët propozojnë “tatuazhet elektronike”

Monitorimi i trurit, shkencëtarët propozojnë “tatuazhet elektronike”
















TE FUNDIT

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri

SHBA akuzon Kinën: Zhvilloi fshehurazi një test bërthamor, duhet traktat i ri
6 Shkurt, 2026

Shtetet e Bashkuara akuzuan Pekinin të premten se ka kryer fshehurazi një test bërthamor në vitin 2020, ndërsa bënë thirrje...

Lexo më shumë

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan

Përplasje Greqi-Turqi, rriten tensionet në prag të takimit Mitsotakis–Erdogan
6 Shkurt, 2026

Në pragun e një takimit të rëndësishëm mes presidentit turk Rexhep Tajip Erdogan dhe kryeministrit grek Kyriakos Mitsotakis, tensionet mes...

Lexo më shumë

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë

Trump publikon videon, Barack Obama dhe Michelle Obama si majmunë
6 Shkurt, 2026

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka shkaktuar reagime të forta pasi publikoi në platformën e tij Truth Social një video...

Lexo më shumë

Lavrov akuzon Zelenskyn për atentatin ndaj gjeneralit:Përpjekje për të penguar paqen

Maqedonia e Veriut lehtëson sanksioneve ndaj Rusisë, heq ndalimin e fluturimit për ministrin, Lavrov
6 Shkurt, 2026

Ministri i Jashtëm i Rusisë, Sergei Lavrov, ka akuzuar presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky se qëndron prapa atentatit ndaj gjeneralit të lartë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com