Kryesore

Mes minjve e buburrecave/Pamje nga shtëpia ku gruaja shqiptare mbante 3 fëmijët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:06 - 13/04/22 |
Opi Nion

Pamjet nga shtëpia ku gruaja shqiptare mbante 3 fëmijët e saj të mitur kanë tronditur publikun grek dhe atë shqiptarë.

Mediat greke kanë bërë publike video të banesës ku ajo jetonte me tre fëmijë e mitur në Agios Panteleimon të Greqisë.

Shqiptarja është arrestuar nga policia greke pas problemit të ngritur nga fqinjët, të cilët thanë se 3 fëmijët e mitur dhunoheshin nga nëna e tyre dh mbaheshin mes minjve dhe buburrecave.

Denoncimi në polici u bë na babai i dy fëmijëve, i cili u shpreh i shokuar nga gjendja çnjerëzore në të cilën jetonin fëmijët e tij. Ai dhe shqiptarja janë prindër të dy fëmijëve 2 dhe 3 vjeç, ndërsa fëmijën 6-vjeçar ajo e ka nga një lidhje e mëparshme.

Fqinjët kanë treguar se kanë tentuan t’i ndihmojnë disa herë fëmijët por ata kanë thënë se gruaja nuk ishte mirë.

Madje, e pyetur nga policia për kushtet e jetesës së fëmijëve të saj, ajo dëshmoi se tre fëmijëve u kishte thënë se buburrecat ishin flutura.

Sipas një fqinji tjetër gruaja ishte person i rrezikshëm dhe se i dhunonte fëmijët e vegjël.

“Unë jetoj në pallat dhe kishim dëgjuar që gruaja nuk është mirë. Burri i saj vinte por dhunohej, ndërsa brenda ishte një tjetër burrë. Drama me fëmijët vazhdoi. Fëmijët qanin, dhunoheshin, e dinte gjithë pallati dhe ajo bërtiste. Edhe në mbrëmje vazhdonte me të njëjtën mënyrë”,-tregoi ai.

Një prej banoreve të pallatit tregoi se ishte munduar t’i ndihmonte me ushqime dhe rroba.

“Nuk mund ta imagjinoja dramën e këtyre fëmijëve. Shtëpia ishte plot me buburreca. Ne e dezinfektuam, por ata vazhdonin të dilnin. Fëmijët ishin kafshuar dhe infektuar nga buburrecat”,-tha fqinji.

Gjithashtu fqinjët e akuzuan shqiptaren për shfrytëzim, sipas tyre, gruaja i vishte fëmijët dhe i nxirrte për të lypur./Opinion.al


Pas