Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merz nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit

2025/07/23 at 9:29 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Merz nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, është nën presion për të ashpërsuar qëndrimin ndaj Izraelit. Anëtarë të koalicionit të tij kërkojnë që Berlini t’i bashkohet një deklarate të dhjetëra vendeve perëndimore, që dënojnë “vrasjet çnjerëzore” të palestinezëve.

Merz, i cili kryeson CDU-në e qendrës së djathtë të Gjermanisë, është gjithnjë e më kritik ndaj Izraelit. Megjithatë, vendi i tij nuk u përfshi në deklaratën e përbashkët – të lëshuar të hënën nga komisionari i Menaxhimit të Krizave i BE-së dhe 28 vende perëndimore, përfshirë Britaninë dhe Francën – që i kërkon Izraelit ta ndalojë menjëherë luftën.

Vendet kritikuan ndarjen shumë të ngadaltë të ndihmave për palestinezët në Gazë dhe theksuan se është “tmerruese” që mbi 800 civilë kanë vdekur duke pritur për ndihmë.

Reem Alabali Radovan, ministre për Zhvillim Ndërkombëtar në Qeverinë e Merzit dhe anëtare e partisë SPD, e cila është partnere më e vogël në koalicionin qeverisës, tha se nuk është e kënaqur me vendimin e Gjermanisë për të mos nënshkruar deklaratën.

“Kërkesat në letrën e 29 partnerëve drejtuar Qeverisë izraelite janë të kuptueshme për mua. Do të kisha dashur që Gjermania t’i bashkohej sinjalit të dërguar nga 29 partnerët”, tha ajo.

Merz tha se Këshilli Evropian ka nxjerrë tashmë një deklaratë të përbashkët, që është “praktikisht e njëjtë në përmbajtje me atë që shprehet në letër”.

“Unë isha ndër të parët që e thashë qartë – edhe në Gjermani – se situata atje nuk është më e pranueshme”, tha Merz, duke mohuar ndonjë përçarje brenda koalicionit të tij për këtë çështje.

Në fillim të kësaj jave, ai tha se ka biseduar me kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, të cilit i ka thënë se Gjermania “nuk mbështet politikën e Qeverisë izraelite për Gazën”. Zyrtarët gjermanë thonë se kanë një përgjegjësi të veçantë ndaj Izraelit, për shkak të historisë së Holokaustit nazist.

Për këtë arsye, ata besojnë se mund të arrijnë më shumë përmes kanaleve të fshehta diplomatike sesa me deklarata publike.

Merz është një nga pak udhëheqësit evropianë që ka thënë publikisht se do të mirëpresë Netanyahun, pa e arrestuar, edhe pse ndaj tij ka një urdhër arrestimi nga Gjykata Ndërkombëtare Penale për krime të dyshuara lufte.

Izraeli i hedh poshtë akuzat kundër Netanyahut dhe thotë se ato janë të motivuara politikisht.

Gjykata Ndërkombëtare Penale thotë se të gjithë nënshkruesit e statutit themelues të gjykatës, që përfshijnë të 27 anëtarët e BE-së, janë të detyruar ta arrestojnë Netanyahun nëse ai hyn në territorin e tyre. Kritikët e qasjes së Merzit, përfshirë edhe partnerët e koalicionit, thonë se trashëgimia e Holokaustit nuk mund të përdoret si justifikim për të injoruar krimet izraelite, por, përkundrazi, motoja pas Holokaustit “kurrë më” duhet të zbatohet tani për Gazën.

“Situata në Gazë është katastrofale dhe paraqet një humnerë humanitare”, thuhet në një deklaratë të përbashkët të dy deputetëve të SPD-së – zëdhënësit për politikë të jashtme, Adis Ahmetoviq, dhe raportuesit për Lindjen e Mesme, Rolf Mutzenich.REL

Ju sugjerojmë

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
Kryesore

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

25 Tetor, 2025 2:14 pm
Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
Aktualitet

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

25 Tetor, 2025 11:38 am
Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
Aktualitet

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

25 Tetor, 2025 11:19 am
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 25 Tetor 2025

25 Tetor, 2025 11:09 am
Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë
Kryesore

Rama vizitë në Berlin, merr pjesë në forumin ndërkombëtar të nivelit të lartë

24 Tetor, 2025 10:29 pm
“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”
Bota

“4,400 persona janë abuzuar nga priftërinjtë në Itali”

24 Tetor, 2025 9:26 pm
Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030
Rajoni

Vuçiç: Serbia mund të hyjë në BE para 2030

24 Tetor, 2025 8:23 pm
Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi
Rajoni

Deputeti i LDK në Kosovë godet me grusht një qytetar: Më provokoi

24 Tetor, 2025 7:21 pm
Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë
Bota

Trump i vendosi sanksione, Rusia dërgon në SHBA përfaqësuesin e lartë të ekonomisë

24 Tetor, 2025 6:26 pm
“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS
Kronikë

“Siguroi vota për PSD”, SPAK mbyll hetimin ndaj kryebashkiakut të PS

24 Tetor, 2025 5:56 pm
Para
Zelensky nënshkruan ligjin që kufizon pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

Zelensky nënshkruan ligjin që kufizon pavarësinë e agjencive kundër korrupsionit

29 shtatori, data vendimtare për Erion Veliajn! Pritet që SPAK t’i komunikojë akuzat

29 shtatori, data vendimtare për Erion Veliajn! Pritet që SPAK t’i komunikojë akuzat

A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

A mund t’i shfrytëzojë Irani përplasjet sektare për të rikthyer ndikimin në Siri?

TE FUNDIT

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo

Federata kërkon testin e gjinisë për volejbollisten, reagon Dinamo
25 Tetor, 2025

Klubi sportiv i Dinamos ka reaguar pas kërkesës së Federatës Shqiptare të Volejbollit për të kryer testin e gjinisë për...

Lexo më shumë

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone

Kontroll i befasishëm në burgun e Durrësit, gjenden 5 celularë iPhone
25 Tetor, 2025

Një kontroll i befasishëm është zhvilluar në burgun e Durrësit, pas informacioneve për lëndë narkotike, telefonë apo sende të tjera...

Lexo më shumë

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev

Batuta me Macron, Rama nga Berlini: Ishte shaka për Alyiev
25 Tetor, 2025

Nga Gjermania ku ndodhet për “Berlin Global Dialogue” Kryeministri Edi Rama është pyetur lidhur me shakanë që bëri me Macron...

Lexo më shumë

Horoskopi 25 Tetor 2025

Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
25 Tetor, 2025

Dashi Një ngjarje e papritur mund të bëjë që të ndaheni përkohësisht nga personi i veçantë në jetën tuaj. Konfuzioni...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com