Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme

2025/06/05 at 9:56 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Merz në Uashington: Vizitë e paparashikueshme

Entuziazmi për miken e madhe, SHBA me ardhjen e Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë ka rënë në Gjermani.


Me deklaratat e tij Trump e ka tronditur ndjenjën e sigurisë së gjermanëve tek SHBA. Deklaratat e tij mbi konfliktin në Ukrainë, kërcënimet vazhdueshme ndaj BE me tarifat ndëshkuese i sjellin shumë shqetësime Brukselit dhe qeverisë gjermane.

E pikërisht në kohë të tilla të trazuara, kur flitet në media edhe për fundin e marrëdhënies transatlantike, shkon në SHBA një transatlantik i bindur si Friedrich Merz.

Të enjten (05.06.) Merz zhvillon vizitën e parë si kancelar në SHBA dhe takohet me Trump në Shtëpinë e Bardhë.

Mediat gjermane janë shumë të përmbajtura në vlerësimet e tyre.

“Vizitat në SHBA kanë qenë gjithmonë një sfidë për kancelarët federalë, sepse gjërat trajtohen ndryshe në qendrën e fuqisë botërore sesa në provincën gjermane. Në këtë drejtim, Merz mund të jetë shumë i gëzuar nëse e kalon vizitën e punës me Trump pa ndonjë lëndim të dukshëm”, shkruan “Rhein-Neckar Zeitung.

Pavarësimi projekt i së ardhmes, Evropa ende nuk mundet pa SHBA 

Megjithë deklaratat e Trump kundër Evropës, Evropa ka nevojë për SHBA-në ende, sidomos në çështjet e sigurisë. Megjithatë kancelari gjerman ka bërë të qartë, se  fokus pavarësinë e Evropës e Gjermanisë nga SHBA.

Deklarata e tij pas fitores në zgjedhje bëri bujë, kur tha, se pavarësimi nga SHBA do të jetë “prioritet absolut” i tij po ashtu edhe forcimi i Evropës.

Natën e zgjedhjeve që pas daljes së parashikimeve të para Merz u shpreh se: “Të paktën që nga deklaratat e Trump një javë më parë, është e qartë se kjo pjesë e amerikanëve është kryesisht indiferente ndaj fatit të Evropës.”

Kjo deklaratë u bë pas skandalit në Zyrën Ovale, kur Trump u përplas me presidentin ukrainas, Zelenski para kamerave.

Nuk duhet të kenë qenë e lehtë për Merz që njihet si transatlantik i bindur të japë deklarata të tilla.

“Tagesschau” analizon marrëdhënien e Friedrich Merz me SHBA, për të cilin një ndër garancitë me të cilat është rritur është se “Shtetet e Bashkuara – ky shtet i fuqishëm në anën tjetër të Atlantikut – janë një partner i ngushtë, madje një mik i Gjermanisë.

Gjatë gjithë jetës së tij, Merz ka jetuar këtë marrëdhënie të veçantë gjermano-amerikane, qoftë si përfaqësues biznesi, por edhe si kryetar i Urës së Atlantikut dhe, jo më pak e rëndësishme, edhe si politikan në role të ndryshme.”

Kjo pritet të reflektohet edhe në vizitën e Merz në Uashington, sipas mediave gjermane.

Tre tema ka të ngjarë të dominojnë vizitën e parë të transatlantikut Friedrich Merz si kancelar: mosmarrëveshja mbi tarifat që kërcënon Trumpi, lufta ruse kundër Ukrainës dhe diskutimi  lidhur me shpenzimet e NATO-s.

Rritja e shpenzimeve ushtarake të Gjermanisë

Të paktën kur bëhet fjalë për shpenzimet e NATO-s, Gjermania po bën hapa të mëdhenj drejt përmbushjes së kërkesave të Trump. Gjermania është në rrugën e duhur për të bërë më shumë, tha Merz.

Konkretisht, 3.5 përqind e produktit të brendshëm bruto do të shpenzohet për ushtrinë dhe një 1.5 përqind shtesë për infrastrukturën e nevojshme. Gjithsej qindra miliardë euro.

Ky hap i Gjermanisë ndoshta ndihmon për të folur për mbështetjen e Ukrainës tek Trump. Në këtë pikë qeveria amerikane i shkakton shumë kokëçarje evropianëve. Trump e ndryshon herë pas here qëndrimin e tij.

Në një moment e kërcënon Ukrainën, në momentin tjetër papritmas fyen Putinin, duke thënë se ai po vret shumë njerëz dhe nuk ka idenë se çfarë dreqin po bën Putini. Këto fjali u japin shpresë evropianëve.

Por gazeta gjermane “Handelsblatt” që analizon vizitën e Merz në SHBA prapë e këshillon Merz, se “pas një përshëndoshjeje miqësore në Shtëpinë e Bardhë, fokusi i Merz duhet të vazhdojë të jetë forcimi i pavarësisë së Evropës.”

Nga perspektiva e qeverisë gjermane, do të ishte në këto kushte sukses që në një farë mënyre Trump të qëndronte në kursin pro-ukrainas, shkruan “Tagesschau.”

Grindja për tarifat

Sikur të mos mjaftojë që gjithçka është e komplikuar këto kohë, shtohet edhe çështja e tarifave. Trump thotë se kjo është fjala e tij e preferuar.

Ai e kërcënon vazhdimisht Evropën me pagesa ndëshkuese të rënda, një makth për Gjermaninë, që njihet si një komb eksportues. Friedrich Merz dëshiron të prezantohet me vetëbesim në këtë çështje, në fund të fundit, ai përfaqëson ekonominë e tretë më të madhe në botë. Dhe në të vërtetë, Evropa nuk është duarbosh në këtë mosmarrëveshje. Një levë e mundshme mund të jenë taksat më të larta mbi gjigantët e teknologjisë nga Silicon Valley.

Vetë Merz e konsideron rezultatin e mosmarrëveshjes mbi tarifat të pasigurt. Mund të ndodhë që gjërat të mos zgjidhen, tha ai disa ditë më parë në Berlin.

Atëherë Evropa do të duhet të vendosë se sa konkurruese dëshiron të jetë. “Nëse është e nevojshme, edhe pa Amerikën” – një frazë tjetër që Merz ndoshta nuk mund ta kishte imagjinuar më parë.

Kushdo që ndjek qasjen e Trump e di se një paraqitje e përbashkët në Zyrën Ovale vështirë të planifikohet. Edhe detajet më të vogla mund ta bëjnë presidentin amerikan të zemërohet dhe të shfryjë zemërimin. Thuhet se Friedrich Merz është përgatitur intensivisht për takimin./DW



Ju sugjerojmë

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
Aktualitet

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

28 Qershor, 2025 10:31 pm
Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
Sport

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

28 Qershor, 2025 10:01 pm
SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
Bota

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

28 Qershor, 2025 9:18 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

28 Qershor, 2025 8:46 pm
Tiranë/ Humb jetën 64-vjeçari në Petrelë, familjarët: U tërhoq nga një kafshë
Kronikë

Aksidenti në Tiranë, Policia: Janë përplasur 6 automjete

28 Qershor, 2025 8:42 pm
16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo
Kronikë

16 turistë shpëtohen nga Policia Kufitare në Porto Palermo

28 Qershor, 2025 8:24 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Kronikë

Tiranë, taksia përplaset me autobusin dhe makinën e policisë

28 Qershor, 2025 8:00 pm
“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive
Kryesore

“Bëra dy propozime”, Kurti flet pas takimit me liderët e partive

28 Qershor, 2025 7:44 pm
Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore
Bota

Irani i ndalon hyrjen e shefit të Agjencisë Atomike në objektet bërthamore

28 Qershor, 2025 7:39 pm
Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë
Rajoni

Përfundon pa marrëveshje takimi i liderëve politikë në Kosovë

28 Qershor, 2025 7:08 pm
Para
“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë

“Më shkarkoi tre herë me postë”, dëshmon në GJKKO paditësi i Bardh Spahisë

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol

“Luftë kundër krimit të organizuar”/ Proda takon Presidentin e Interpol

Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë

Bileta deri në 1 mijë euro për Shqipëri-Serbi, tre të arrestuar në Tiranë
















TE FUNDIT

Disa vatra zjarri aktive, si paraqitet situata në vend

Zjarri në Darëzezë, ngrihet në fluturim helikopteri për ndihmë nga ajri
28 Qershor, 2025

Sipas të dhënave nga Qendra Kombëtare Operacionale e Emergjencave Civile në AKMC, prej orës 09.00 deri në orën 22:00, datë...

Lexo më shumë

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco

Zyrtare/ Pogba i rikthehet futbollit, firmos te Monaco
28 Qershor, 2025

Paul Pogba është zyrtarisht një lojtar i Monaco-s. Klubi i Ligue 1 ka njoftuar firmën me mesfushorin francez, me një...

Lexo më shumë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë

SHBA/ “Shi” kartëmonedhash, shoferët braktisin makinat për të mbledhur paratë
28 Qershor, 2025

Një pamje e papritur i priste ata që kalonin anën lindore të Detroitit të premten, ndërsa kartëmonedhat filluan të binin...

Lexo më shumë

Aksident në Pogradec, plagosen tre persona

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Qershor, 2025

 Një aksident ka ndodhur në Pogradec pasditen e sotme, në rrugën që të dërgon drejt fshatit Tushemisht. Mësohet se dy mjete...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com