Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

2025/06/05 at 10:28 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Merz i thotë Trumpit se dëshiron më shumë presion ndaj Rusisë

Kancelari gjerman, Friedrich Merz, ka ofruar të enjten gatishmërinë e tij për forcim lidhjesh me Shtetet e Bashkuara, teksa ka zhvilluar një takim me presidentin amerikan, Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë.

“Kemi shumë të përbashkëta në historinë tonë. U kemi shumë borxh amerikanëve. Ne nuk do ta harrojmë këtë kurrë”, ka thënë Merz gjatë bashkëbisedimit me Trumpin para gazetarëve në Zyrën Ovale në Uashington, duke iu referuar pjesërisht edhe prejardhjes gjermane të Trumpit.

Trump e ka quajtur atë “burrë shumë të respektuar”.

“Do të kemi marrëdhënie të mrekullueshme me shtetin tuaj”, ka thënë presidenti amerikan. Ai ka thënë se trupat amerikane do të vazhdojnë të qëndrojnë në Gjermani, dhe që është gjë pozitive që Berlini është duke shpenzuar më shumë para në mbrojtje.

Ai e ka përshkruar Merzin si figurë që ka fituar bindshëm zgjedhjet, dhe duke bërë shaka ka thënë se Merz duket “i vështirë”.

Deri më tani, Trump ka llogaritur në presidentin francez, Emmanuel Macron dhe kryeministren italiane, Giorgia Meloni për diskutim të temave kryesore evropiane, mirëpo Merz duket se është futur gjithashtu në atë grup.

Përgjatë takimit, Merz i ka bërë thirrje Trumpit që të ushtrojë më tepër presion ndaj Rusisë, në mënyrë që të përfundojë lufta trevjeçare kundër Ukrainës.

“Ju e dini se ne mbështesim Ukrainën, dhe po presim më shumë presion ndaj Rusisë”, ka thënë ai.

Gjermania është mbështetësja e dytë më e madhe për Ukrainën – pas Shteteve të Bashkuara – në aspektin ushtarak dhe financiar, teksa Kievi lufton pushtimin rus.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL

Ju sugjerojmë

Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
Aktualitet

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

27 Qershor, 2025 2:35 pm
Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona
Aktualitet

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona

27 Qershor, 2025 2:31 pm
Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës
Rajoni

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

27 Qershor, 2025 2:11 pm
Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
Aktualitet

I shpërthen bombola e gazit në banesë, dëmtohet 64 vjeçarja. Niset drejt Traumës

27 Qershor, 2025 2:05 pm
Gjirokastër/ Vetëvrasja e të miturit, reagon Prokuroria: Nuk ka indicie për bullizëm nga bashkëmoshatarët
Aktualitet

Humb jetën 33-vjeçari në Elbasan, shkak dyshohet mbidoza e heroinës

27 Qershor, 2025 1:56 pm
Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari
Aktualitet

Transportonte drejt Tiranës 8 emigrantë nga vendet e treta/ Në kërkim 26 vjeçari

27 Qershor, 2025 1:47 pm
Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat
Aktualitet

Derdhet naftë në Vjosë/Ndotet lumi i fundit i egër i Evropës, ngordhin gjallesat

27 Qershor, 2025 1:36 pm
“Votat për princeshën e burgjeve,Sara Mila”/Berisha:Komisionerët votuan gjithë ditën
Aktualitet

“Vota vdiq pa hyrë në kuti”/Berisha:Arkend Balla e Sara Mila, deputetë të karteleve!

27 Qershor, 2025 1:25 pm
Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C
Aktualitet

Fundjavë e nxehtë me temperatura mbi 37 °C

27 Qershor, 2025 1:19 pm
Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit
Aktualitet

Berisha: Përveç trenit bullgar, u përdor mbushja dhe zëvendësimi i kutive të votimit

27 Qershor, 2025 1:13 pm
Para
Horoskopi, 2 maj 2022

Horoskopi për ditën e sotme, 6 qershor 2025

Parashikimi i motit, 5 Janar 2025

Parashikimi i motit për sot, 6 qershor 2025

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

Besimtarët myslimanë festojnë Kurban Bajramin

TE FUNDIT

Monedha kombëtare qëndron në pozita të forta ndaj valutave

Masat për kreditë për shtëpi, Xhepa: Ul rrezikun për tregun
27 Qershor, 2025

Monedha kombëtare, leku, ka vijuar të jetë triumfuese kundrejt valutave edhe përgjatë këtij viti, e veçanërisht kundrejt monedhës euro. Për...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona

Sekuestrohen 170 çadra e shezlongë në Durrës, procedohen 6 persona
27 Qershor, 2025

Policia ka liruar hapësira të reja në plazhin e Vilë Bashtovës dhe në plazhin e quajtur “Rëra e Bardhë”, që...

Lexo më shumë

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës

Kurti: Serbia mund të nxisë incidente afër Prishtinës
27 Qershor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të premten se Serbia mund të përdorë “elemente destruktive” për të...

Lexo më shumë

I shpërthen bombola e gazit në banesë, dëmtohet 64 vjeçarja. Niset drejt Traumës

Aksidenti i trefishë në Fushë-Milot, policia: Të plagosurit janë nisur drejt Traumës
27 Qershor, 2025

I shpërthen bombola e gazit në banesë dëmtohet një 64 vjeçare në Shëngjin. Ngjarja mësohet se ka ndodhur rreth orës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com