Prokuroria e Posaçme kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit (SPAK) ka kërkuar 3 vite burg për padagogun Alket Dino, i dyshuar për korrupsion.
Gjithashtu, SPAK ka kërkuar edhe dënim plotësues që për 5 vite të mos ushtrojë asnjë funksion publik.
Pedagogu i fakultetit të Shkencave të Natyrës në Universitetin “Fan Noli” në Korçë u arrestua një vit më parë nga SPAK, pasi u dyshohej se merrte para nga studentët në këmbim të një note kaluese.