Kronikë

Merrte deri në 2 mijë €, zbulohet mashtrimi për viza dhe punë në Gjermani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:24 - 07/07/22 |
Opi Nion

10 banorë të një fshati në Bulqizë, u mashtruan nga administratori i një agjencie në Tiranë i cili në këmbim të vlerave monetare që shkonin deri në 2 mijë euro i premtonte takime për viza në Ambasadën Gjermane dhe kontrata pune në këtë shtet”.

Të mashtruarit ranë në kontakt me agjencinë nëpërmjet rrjeteve sociale dhe miqve. Në dosjen që Tv Klan disponon, thuhet se teksa prisnin përgjigje për vizën dhe kontratën e punës, administratori i agjencisë tashmë i arrestuar Ergi Kongjonaj, u zhduk.

Një prej kallëzuesve tregon se kishte shkuar pranë Ambasadës siç e udhëzonte një email i dërguar, edhe aty e kanë vënë në dijeni se s’ka asnjë rezervim në emrin e tij.

Të gjithë kallëzuesit i thanë Prokurorisë së Tiranës se i kanë dhënë parapagim nga 400 deri në 500 euro Ergi Kongjonajt, teksa ky i fundit pretendon se çdo gjë ishte e rregullt dhe se ai ka firmosur edhe kontrata për shërbimet që i ofronte qytetarëve.

Megjithatë, pretendimet e të hetuarit për një biznes të ligjshëm të regjistruar në QKB, rrëzohen nga Gjykatës e Tiranës. Në vendimin që Tv Klan disponon argumentohet se në bazë të kodit të punës zyrat e punës duhet të jenë të licencuara dhe se shërbimet e tyre janë falas, pasi shpenzimet domethënëse mbulohen nga pala punëdhënëse.

Ndërkohë me një kërkim të thjesht në rrjetet sociale për zyra të ngjashme që ofrojnë punë jashtë vendit dhe ndihmë për viza, rezultojnë se janë me dhjetëra./Tv Klan

Pas