Aktualitet

Merrnin ryshfet, pezullohen dy mjekë në Spitalin e Fierit


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:55 - 04/06/21 |
Opi Nion

Dy mjekë në Spitalin e Fierit janë pezulluar nga detyra pas publikimit të pamjeve filmime në në emisionin Stop në TV Klan, ku shfaqeshin duke u marrë ryshfet qytetarëve.

Mësohet se pas publikimit të pamjeve, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i ka kërkuar menjëherë Spitalit të Fierit pezullimin e tyre nga detyra ndërsa organeve kompetente hetimin e plotë të ngjarjes.

Mjeku psikiatër me inicialet A.S., dhe mjeku ORL, me inicialet E.Sh., aktualisht janë pezulluar nga detyra.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale fton qytetarët të denoncojnë çdo rast korruptiv, abuziv dhe sjelle jo korrekte pranë strukturave të shëndetësisë, duke i siguruar se çdo rast që njollos punën e qindra e mijëra bluzave të bardha, do të ndëshkohen./Opinion.al

Pas