Duket se edhe kjo seancë plenare nuk do të vijojë normalisht. Deputetët e opozitës kanë vijuar atë që ata e cilësojnë si protestën e tyre edhe në seancën e sotme, e cila para nisjes së saj është shoqëruar me përplasje mes tyre dhe Gardës së Republikës.
Por pas debateve me gardën deputetët e PD-së kanë hyrë në sallën ku zhvillohen seancat dhe kanë vendosur karriget përpara foltores.
Fillimisht ka nisur deputeti Gazment Bardhi me Flamur Nokën të vendosë karriget dhe pastaj janë bashkuar dhe deputetët e tjerë.
“Merrni një karrige të gjithë”-është dëgjuar të thotë Noka gjatë live-t të transmetuar në Facebook në faqen e Kryedemokratit Sali Berisha.