Kryesore

“Merrni në dorë fatet tuaja”, Meta të rinjve: Partia e Lirisë mundësi e shkëlqyer



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 19:25 - 28/07/22 |
Opi Nion

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta iu ka drejtuar një thirrje të rinjve që të bëhen pjesë e partisë që ai drejton.

Në një postim të ndarë në rrjetet sociale, ai shkruan se ata duhet të bëhen bashkë në aleancë mbarëkombëtare për t’i thënë ndal shpopullimit të vendit tonë.

Partia e Lirisë është një mundësi e shkëlqyer për çdo të ri shqiptar që ka ide, vizion, energji, që mezi pret të ndryshojë të ardhmen e tij dhe të Shqipërisë.

Merrni në dorë fatet tuaja!

Të bëhemi bashkë në një aleancë mbarëkombëtare për të rikthyer shpresën, për të sjellë sa më parë ndryshimin!”,-shkuan Meta në reagimin e tij./Opinion.al

Pas