Aktualitet

Merret vendimi, Rakacolli: Mësim në klasa për arsimin parauniversitar


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:13 - 29/04/21 |
Opi Nion

Komiteti Teknik i Ekspertëve ka dalë ditën e sotme në një konferencë për shtyp, ku dhe ka informuar për situatën epidemiologjike në vend.

Ndër të tjera bëhet me dije se Komiteti i ka propozuar Ministrisë së Arsimit për të rifilluar mësimin në klasa arsimi parauniversitar, duke kaluar kështu nga skenari i kombinuar në skenarin e parë.

“Komiteti i Ekspertëve ka arritur në konkluzionin se situata gjatë këtyre 10 ditëve ka patur një rënie të lehtë.

Vaksinimi i popullatës ka ecur me ritme shumë të mira. Ka mbaruar vaksinimi me 2 doza i grupve të riskut dhe shumica e arsimtarëve kanë marrë dozën e parë. Pra vazhdojmë të jemi në vendet e para të Ballkanit për porcesin e vaksimit.

Komiteti mendon që t’i propozojë Ministrisë së Arsimit që arsimi parauniversitar të kalojë nga skenari i kombinuar në skenarin e parë për të ndjekur mësimin në klasa.”- tha Rakacolli.

Ndërkohë që masat e tjera vijojnë të jenë në fuqi.

Pas