Kronikë

Merret peng drejtuesi i Zyrës Arsimore në Bulqizë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:55 - 29/09/21 |
Opi Nion

Një 29-vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi mori peng përgjegjësin e zyrës së Arsimit, në Bulqizë.

Policia bën me dije se 29-vjeçari kërkonte që drejtuesi i zyrës arsimore në Bulqizë t’i rikthente familjarët në punë.

“Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Bulqizë u arrestua në flagrancë shtetasi: A. K., 29 vjeç, banues në Shupenzë, pasi shtetasi K. K., 52 vjeç, me detyrë përgjegjës i Zyrës Arsimore Bulqizë, ka bërë kallëzim se 29-vjeçari e ka kanosur dhe e ka mbajtur në automjet, pa dëshirën e tij, me qëllim që t’i rikthente familjarët e tij në vendet e punës”, njofton policia.

I riu akuzohet për veprat penale “Kanosja” dhe “Rrëmbimi ose mbajtja peng e personit në rrethana lehtësuese”./Opinion.al

Pas