Kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj është marrë në pyetje nga Prokuroria në lidhje me ndërtimin e këndit të lojrave tek parku i liqenit në Tiranë.
Veliaj shoqërohej në Prokurori nga nënkryetari Arbi Mazniku, të cilët dhanë shpjegime për lejen e punimeve të ndërtimit të këndit të lojërave.
Kryebashkiaku Veliaj është marrë në pyetje nga prokurori Gjegji Tako.