Nëna e Monika Kryemadhit, Fatime Kryemadhi, u paraqit sot në SPAK.
Pas daljes nga SPAK ajo tha për mediat po hetohet për banesën e saj.
Sipas saj, SPAK në vend të merret me personat që shesin tokat e shtetit merret me një plakë 80 vjeçe.
”Hetohem meqë jam person i paprekshëm unë se me personat e paprekshëm po hetohet. Për çfarë shpjegime të jap se kam shtëpinë time. Jam 80 vjeç nuk kam të drejtë blej një shtëpi unë? Ju nuk keni shtëpi? Nuk merren me ata që shesin copa të shtetit të popullit dhe merren me mua një plakë. Çfarë deklarate të japë unë?”, u shpreh nëna e Kryemadhit.