Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merr titullin “profesor”, kur çështja është në gjykim për plagjiaturë

2021/07/09 at 9:59 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Merr titullin “profesor”, kur çështja është në gjykim për plagjiaturë

Në redaksinë e emisionit “Stop” ka ardhur një ankesë, që ka të bëjë me fitimin e titullit të lartë akademik “profesor” nga ana e pedagogut të departamentit të Histori-Gjeografisë në universitetin “Aleksandër Xhuvani” Elbasan, z.Qamil Lirëza.

Denoncuesi anonim shprehet se kjo situatë është absurde, pasi zoti Lirëza është dënuar njëherë nga gjykata për plagjiaturë, apo riprodhim teksti. Bëhet fjalë për një padi, që profesori i njohur i gjeografisë, Gjovalin Gruda, e ngriti ndaj kolegut Qamil Lirëza, pasi ky i fundit i kishte kopjuar tekstin “Gjeomorfologjia”.

Pedagogu i Elbasanit i kishte hequr disa faqe dhe ua kishte shitur studentëve të vet disa vite më vonë, me të njëjtin titull, por si cikël leksionesh. Gjykata vendoi të pranojë pjesërisht padinë, duke detyruar palën e paditur, që t’i paguajë një shumë monetare z.Gruda.

Ministria e Arsimit dhe Universiteti i Elbasanit na informuan, se z.Lirëza e ka fituar titullin “profesor” në vitin 2020, nga Komisioni i Promovimit të Personelit Akademik të Universitetit të Tiranës. Sa për ndonjë çështje gjyqësore me objekt riprodhim teksti ose plagjiature, thonë se nuk kanë dijeni.

“Stop” u lidh me zotin Linert Lirëza, avokat i pedagogut Qamil Lirëza dhe njëkohësisht edhe djali i tij. Ai thotë se pavarësisht padisë, ajo nuk mund të bëhet pengesë për të zvarritur procesin e dhënies së titujve.

“Ka ngritur një pretendim në Gjykatën e rrethit Gjyqësor Tiranë, me objektin “shpërblim dëmi”, duke pretenduar, se ishte cënuar morali i tij, lidhur me ciklin e leksioneve, që pretendohej. Në pozitën e palës së paditur, ishte përfshirë z.Lirëza dhe dekani i Fakultetit të Shkencave Humane. Janë thirrur kontabilistë, ekspertë të fushave të tjera. Përfundoi gjykimi i Shkallës së Parë. Kundër këtij vendimi u ushtrua ankimim, edhe nga z.Gruda, edhe nga z.Lirëza në Gjykatën e Apelit.

Gjykata e Apelit me vendim përfundimtar vendosi prishjen e vendimit të Shkallës së Parë dhe rikthimin e çështjes për rigjykim. Kundër këtij vendimi është ushtruar rekurs nga z. Lirëza, në dijeninë time, edhe nga z.Gruda dhe jemi në fazën, që nuk ka ndonjë vendim me efekte juridike. Nuk ka asnjë lloj vendimmarrje, që penalizon z.Lirëza, ose që favorizon, ose penalizon z.Gruda.

Nuk ka asnjë ekspert të fushës, që janë shprehur lidhur me këtë fakt. Kjo, mund të jetë një ndër arsyet, që nuk është bërë një hetim i plotë dhe i gjithanshëm. Nuk ekziston asnjë akt, që ka vendosur, ndonjëherë, pezullimin e procesit të z. Lirëza.

Edhe ti mund të ngresh nesër padi ndaj kujtdo kur mendon se të është cënuar ndonjë interes i ligjshëm. Kjo kurrsesi nuk mund të përbëjë pengesë për të zvarritur, për të ndaluar çfarëdolloj procesi”, është shprehur djali dhe njëkohësisht avokati mbrojtës i Qamil Lirëza. / Tv Klan

Etiketa: Qamil Lirëza. palgjiaturestop

Ju sugjerojmë

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
Bota

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

31 Janar, 2026 11:27 pm
Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
Bota

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

31 Janar, 2026 10:46 pm
Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
Bota

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

31 Janar, 2026 9:51 pm
Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
Aktualitet

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

31 Janar, 2026 8:39 pm
Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse
Bota

Testamenti i Jeffrey Epstein, ja si do shpërndahej pasuria e tij marramendëse

31 Janar, 2026 8:09 pm
Koha e vendimmarrjes për Trump-in mbi Iranin, por çfarë dëshiron ai?
Bota

Mbyllet sërish qeveria amerikane, ngërçi te financimi i Departamentit të Sigurisë

31 Janar, 2026 5:48 pm
Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente
Bota

Dosjet e “Epstein”/Demokratët në SHBA: Po mbahen të fshehura miliona dokumente

31 Janar, 2026 4:18 pm
OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para
Bota

OKB paralajmëron kolapsin, Guterres: Mund të mbetemi pa para

31 Janar, 2026 3:02 pm
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit

31 Janar, 2026 2:48 pm
Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet
Bota

Arrihet kompromis për azilin në Gjermani, shtohen kthimet, por edhe punësimet

31 Janar, 2026 2:26 pm
Para
Qarkullimi i mjeteve të rënda, Policia gjobit 56 drejtues kamionësh

Qarkullimi i mjeteve të rënda, Policia gjobit 56 drejtues kamionësh

CDC:Mësuesit,nxënësit e vaksinuar s’kanë nevojë të mbajnë maska në shkolla

CDC:Mësuesit,nxënësit e vaksinuar s'kanë nevojë të mbajnë maska në shkolla

Shenjat e horoskopit ‘problematike’ në një lidhje

Horoskopi, 10 korrik 2021

TE FUNDIT

Pjesë e dosjes “Epstein”, Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…

Pjesë e dosjes “Epstein”,  Miroslav Lajčák dorëhiqet nga detyra si…
31 Janar, 2026

Miroslav Lajçak, një nga figurat më të njohura të diplomacisë sllovake dhe evropiane, ka njoftuar dorëheqjen nga pozita e këshilltarit...

Lexo më shumë

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç

Video/ Torino, polici rrethohet nga turma, dhunohet dhe goditet me çekiç
31 Janar, 2026

Në Torino, një efektiv i policisë nga një repart mobil u rrethua dhe u sulmua nga një grup antagonistësh gjatë...

Lexo më shumë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë

Protestë e dhunshme në Torino, qytetarët përplasen me policinë
31 Janar, 2026

Më 18 dhjetor 2025, forcat e policisë italiane evakuuan dhe bllokuan qendrën sociale Askatasuna në Corso Regina Margherita 47, një...

Lexo më shumë

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite

Protesta, Lapaj: Rama, i ka vjedhur këtij populli palcën në këto 13 vite
31 Janar, 2026

Adriatik Lapaj, gjatë fjalës së tij në protestën e “Shqipëria Bëhet” para Kryeministrisë, deklaroi se kryeministri Edi Rama “është një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com