Kanë qenë ‘armike’ që prej vitit 2012 por duket se më në fund këngëtaret Katy Perry dhe Taylor Swift kanë ngritur flamurin e paqes.
Këngëtarja Taylor Swift i ka dërguar Perryt një foto ku shfaqet një pjatë me biskota dhe sipër saj shkruhej “më në fund paqe”.
Këtë foto e ka shpërndarë edhe Perry më pas ku ka etiketuar këngëtaren dhe ka shkruar: “Sa mirë kështu”.
Edhe më parë këngëtaret kanë shfaqur shenja pajtimi. Taylor Swift ka shtuar këngën “Never Really Over” të Katy Perry-t në listën e këngëve që dëgjon vetë.
Ndërkohë disa muaj përpara kësaj Perry kishte mbështetur publikisht Taylor Swift-in duke pëlqyer postimin e saj në Instagram ku thyente heshtjen në lidhje me politikën në vend.
Sherri mes tyre nisi në vitin 2012 kur Swift e akuzoi Katy Perryn se i kishte marrë tre kërcimtarë të turit “Red” në 2012-ën. Pas kaq kohësh Perry mori përgjegjësinë si shkaktare e atij sherri./Opinion.al/