Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merr fund mosmarrëveshja 25-vjeçare Maqedoni-Greqi, fqinjët kanë një emër të ri

2018/06/17 at 4:10 PM
në Kryesore
Kohë leximi: 4 min
A A
Merr fund mosmarrëveshja 25-vjeçare Maqedoni-Greqi, fqinjët kanë një emër të ri

Marrëveshja historikë është nënshkruar në fshatin Psarades, në zonën kufitare të Prespës. Emri i ri i Ish-Republikës Jugosllave të Maqedonisë është North Macedonia (Maqedonia e Veriut apo në maqedonisht “Severna Makedonija”).


Marrëveshjen e kanë nënshkruar ministrat e jashtëm të Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë Nikolla Dimitrov dhe Nikos Kotzias, të cilët kështu i dhanë fund mosmarrëveshjeve që zgjatën më shumë se 27 vite. Të gjitha negociatat e mëparshme kanë dështuar. Ndërsa marrëveshja e tanishme i hapë Maqedonisë së Veirut mundësinë e hapjes së negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Marrëveshja është nënshkruar në praninë e kryeministrave Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras, ministrave të shumtë si dhe përfaqësuesve të BE-së, OKB-së dhe Komisionit Evropian.

Kryeministri grek marrëveshjen e ka vlerësuar si shumë të rëndësishme për të ardhmen e dy vendeve.

“Kjo është një marreveshje patriotike mes dy popujve. Me këtë zgjidhet një mosmarrëveshje shumëvjecare, forcon besimin mes dy vendeve dhe popujve…marrëveshja do të hap edhe një faqe të re në zhvillimin ekonomik mes dy shteteve”, ka deklaruar kryeministri, Aleksis Tsipras.

Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, në fjalimin e tij marrëveshjen e ka vlerësuar si historike dhe shumë të rëndësishme për të ardhmen evropiane.

“Ndjenja ime sot është se me nënshkrimin e marrëveshjes po zhvendosim edhe malet, sot po i japim fund një kontesti, dallimeve shumëvjecare që kishin ngritur mure mes dy shteteve…kemi humbur shumë, por ne pas shumë përpjekjesh arritëm marrëveshje të dinjiteshme për ndërtimin e miqësisë…e kaluara na ka mësuar shumë, duhet të mësojmë nga e kaluara dhe jo ta përsërisim”, ka deklaruar Zaev.

“Ne po ndërtojmë të ardhmen, marrëveshje na inkurojon për besim më të mëdh mes dy vendeve dhe jetë më të mirë mes dy popujve tanë… po ndërtojmë miqësi me Greqinë. Ajo do të jetë mbështetëse e jona për proceset në vazhdim. Kjo marrëveshje do të forcojë paqen dhe sigurinë jo vetëm në vendet tona por edhe më gjërë”, ka deklaruar Zaev duke theksuar se me këtë marrëveshje qytetarët do të kenë perspëktivë më të mirë si dhe do të forcohet miqësia dhe siguria në rajon.

Në aktin e nënshkrimit të marrëvshjes kanë marrë pjesë përfaqësues të lartë ndërkombëtare si ndërmjetësi i OKB-së, Metju Nimic, Shefja e diplomacisë evropiane, Federica Mogerini, komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johanes Hahn, Rozmari Di Karko, përgjegjëse për çështje politike e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guteresh, si dhe diplomatë nga më shumë vende perendimore.

Marrëveshja që zgjidh mosmarrëveshjen mbi 25-vjeçare, zhbllokon procesin e integrimit të Maqedonisë në NATO dhe BE, por edhe normalizon raportet mes dy vendeve, që shpesh herë kanë prodhuar edhe tensione dhe bllokada ekonomike.

Emri, Maqedonia e Veriut, në bazë të marrëveshjes do të përdoret si brenda ashtu edhe jashtë vendit, apo sipas formulës, “erga omnes”, të cilët në vazhdimësi e ka kërkuar pala greke.

Marrëveshja sqaron edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën maqedonase dhe kombin maqedonas për të cilin sqaron se nuk ka asnjë ligjshmëri me të kaluarën antike të Maqedonisë, si dhe kulturën dhe traditën Helene. Sa i përket gjuhës, në marrëveshje thuhet se ajo i takon grupit të gjuhëve slave.

Dy vendet kishin një marrëveshje në vitin 1995 me të cilën Maqedonia ishte pranuar në Kombet e Bashkuara me referencën Ish-Republika Jugosllave e Maqedonisë (FYROM), por Athina kishte bllokuar procesin e integrimit në NATO dhe BE me kërkesën për gjetjen e një emri tjerë që nuk do të reflektonte pretendime territorial ndaj territorit të saj verior me të njëjtin emër, Maqedoni, por që gjithashtu nuk do të kishte lidhshmëri me të kaluarën antike të emrit Maqedoni.

Pas shumë përpjekjesh, e në veçanti pas ndërrimit të pushtetit në Maqedoni, ku tani në pushtet janë social-demokratë, Shkupi dhe Athina, arritën marrëveshjen për një emër me përcaktim gjeografik, Maqedonia e Veriut. Me marrëveshja përcaktohen edhe çështjet që kanë të bëjnë me gjuhën dhe identitetin. Gjuha maqedonase, siç thuhet në marrëveshje i takon grupit të gjuhëve sllave dhe se nuk asnjë lidhje me kulturën dhe të kaluarën e Maqedonisë antike dhe greke.

Pas nënshkrimit nga dy qeverisë pason fazë më e ndërlikuar ajo e zbatimit të saj, si ratifikimi nga dy Parlamentet. Fillimisht ajo duhet të votohet në Kuvendin e Maqedonisë e më pas fillon procedura e ndryshimit të kushtetutës me qëllim harmonizimin e saj me marrëveshjen e re. Do të ndryshohet preambula që e definon Maqedoninë si shtet të popullit maqedon, por edhe të gjitha pjesët tjera që kanë të bëjnë me termet “Maqedoni” dhe “maqedonase”.

Pas kësaj duhet të mbahet edhe referendum dhe nëse marrëveshja aprovohet nga qytetarët, atëherë e njëjta duhet të ratifikohet edhe nga Parlamenti i Greqisë, i cili gjithashtu duhet të ratifikojë edhe pranimin e Maqedonisë në NATO, si dhe fillimin e bisedimeve për anëtarësimin e Maqedonisë në BE.

Ndryshe, marrëveshja kundërshtohet si nga opozita në Greqi ashtu edhe nga ajo në Maqedoni. Dy blloqet opozitare vlerësojnë se marrëveshja rrënon interesat kombëtare maqedonase, përkatësisht greke. Dy opozitat kanë bërë të ditur se do të përdorin të gjitha mekanizmat për të penguar zbatimin e marrëveshjes.

 

Etiketa: 5-vjeçare Maqedoni-Greqifqinjet me emer te rimarreveshja


Ju sugjerojmë

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
-U tha në Opinion

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

19 Janar, 2026 10:44 pm
Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
Aktualitet

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

19 Janar, 2026 9:43 pm
Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës
Kryesore

Protesta e 24 janarit, Berisha: Sheshet e Tiranës do të jenë tmerri i Ramës

19 Janar, 2026 7:28 pm
Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë
Kronikë

Detaje nga vrasja e Jani Aliajt në burgun grek, dyshime nga vrasës me pagesë

19 Janar, 2026 7:14 pm
Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi
Kronikë

Vritet një shqiptar në burgun e Koridhalos në Greqi

19 Janar, 2026 6:12 pm
Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta
Kryesore

Opozita bllokoi foltoren, senaca plenare mbyllet për 30 minuta

19 Janar, 2026 5:44 pm
“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar
Kryesore

“Nuk ikim nga Parlamenti”, Berisha: Rama përgjigjen do e marrë më 24 janar

19 Janar, 2026 3:10 pm
Begaj dekreton lirimin nga detyra të Ambasadorit të Shqipërisë në NATO
Kryesore

Begaj mesazh deputetëve: Kuvendi në veprim dhe Qeveria të japë llogari

19 Janar, 2026 12:38 pm
Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe
Kryesore

Pjesë e Bordit të Paqes, Berisha: Asgjë nuk e shpëton Ramën nga rrokullima e madhe

19 Janar, 2026 11:32 am
“Plazhi i Ksamilit i dhunuar”, Rama: Nuk mund të jetë më pre e injorantëve
Aktualitet

Përplasja e trenave në Spanjë, Rama mesazh ngushëllues kryeministrit Pedro Sanchez

19 Janar, 2026 9:18 am
Para
10 shenja që tregojnë se partneri juaj është një psikopat emocional

10 shenja që tregojnë se partneri juaj është një psikopat emocional

Viena: qyteti që i dha formë perëndimit me idetë e veta

Viena: qyteti që i dha formë perëndimit me idetë e veta

Reagon Edi Paloka: e gjithë garda e angazhuar për vizitën e Ramës në Dibër, paranoja bën të veten

Reagon Edi Paloka: e gjithë garda e angazhuar për vizitën e Ramës në Dibër, paranoja bën të veten
















TE FUNDIT

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump

Baton Haxhiu analizon Bordin e Paqes që do të krijojë Trump
19 Janar, 2026

Analisti Baton Haxhiu ka folur për Bordin e Paqes për administrimin e Gazës, i cili do të krijohet nga presidenti...

Lexo më shumë

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…

Urgjenca e QSUT pa energji elektrike, Lapaj: Miliona euro për konçesione, por…
19 Janar, 2026

Kreu i ‘Shqipëria Bëhet’, Adriatik Lapaj ka reaguar pasi ndërprerja e energjisë elektrike në disa zona të Tiranës, ka prekur...

Lexo më shumë

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike

Çfarë po ndodh në Tiranë? Urgjenca e QSUT pa energji elektrike
19 Janar, 2026

Urgjenca e QSUT ka mbetur pa energji elektrike për mbi 30 minuta. Kjo situatë ka shkaktuar tension tek pacientët, stafet...

Lexo më shumë

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike

Një pjesë e Tiranës pa energji elektrike
19 Janar, 2026

Një pjesë e Tiranës ka mbetur pa energji elektrike, për shkak të një defekti në linjën e OST. Sipas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com