Bota

Merr fund epoka e Angela Merkel, Olaf Scholz emërohet kancelari i ri i Gjermanisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 11:29 - 08/12/21 |
Opi Nion

Olaf Scholz u votua si kancelar i ri i Gjermanisë të mërkurën, duke i dhënë fund katër mandateve të Angela Merkelit në krye të ekonomisë më të madhe të Evropës.

Scholz, kreu i Partisë Social Demokratike (SPD), fitoi votimin e fshehtë në Parlament siç pritej, pas fitores së ngushtë të SPD në zgjedhjet federale të shtatorit.

Pas protokolleve ceremoniale, Scholz shkoi për të takuar Presidentin gjerman Frank-Walter Steinmeier i cili e emëroi zyrtarisht atë si kancelar të ri të vendit. Ai do të bëjë sot betimin në Kuvend.

63-vjeçar, Scholz shërbeu si ministër i Punës dhe Çështjeve Sociale në qeverinë e parë të koalicionit të Merkelit në fund të viteve 2000. Në vitin 2011 ai u zgjodh kryebashkiak i Hamburgut, një post që e mbajti deri në vitin 2018.

Ai ka shërbyer si zëvendëskancelar dhe ministër i financave në qeverinë e koalicionit të madh të Merkelit, një pozicion i fuqishëm në politikën kombëtare gjermane./Opinion.al

Pas