11-vjeçari shqiptar, Alvin Berisha, ka mbërritur në Itali. Alvin është transferuar me një fluturim të Alitalias (AZ 827) që ka mbërritur pak pas orës 7:00 në aeroportin e Romës, Fiumicino nga Bejruti.
Ai është pritur nga babai i tij, Afrimi edhe dy motrat e tij më të mëdha. Vogëlushi shqiptar u largua në dhjetor të vitit 2014 nga nëna që donte t’i bashkohej ISIS.
11-vjeçari është nxjerrë pak ditë më parë nga kampi, ndërsa ditën e djeshme u publikua lajmi për lirimin tij./ Opinion.al