Protesta e studentëve të Mjekësisë tashmë ka marrë tjetër formë. Në javën e katërt të bojkotit, të rinjtë lajmëruan fillimin e protestave qytetare kundër qeverisë.
Tubimi i kësaj të hëne u zhvillua pasdite para Ministrisë së Arsimit. Krahas kërkesës për pezullimin e ligjit deri në shprehjen e Gjykatës Kushtetuese, të rinjtë ftuan qytetarët të dalin në shesh kundër politikave të qeverisë.
Duke filluar nga e hëna e 23 tetorit protestat , jo vetëm studentore, do të zhvillohen pasdite. Krahas bllokimit mbi 1 ore të Rrugës së Durrësit, studentët kanë qëlluar me vezë dhe letra higjienike godinën e Ministrisë së Arsimit.