Një zjarr ka përfshirë një banesë në fshatin Gështenjas në Pogradec. Gazetarja e Klan News, Daniela Zisi, raporton se shtëpia është në pronësi të Yrfete Elmasllarit.
Si pasojë e flakëve ka pasur dëme të mëdha në orendi. Po ashtu është lënduar edhe gruaja, e cila ka tentuar të fikë zjarrin e vetme dhe për pasojë ka marrë djegie në duar dhe këmbë.
Ajo u dërgua në spitalin e Pogradecit për mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërhyrja e zjarrfikësve ka shuar flakët duke shpëtuar djegien totale të banesës.