Një 54-vjeçar ka humbur jetën në Sarandë pasi banesa e tij u përfshi nga flakët.
Viktima është identifikuar si Stefan Kosta dhe sipas policisë ai qëndronte me qira në banesën që u dogj.
Pronari i apartamentit jeton në Greqi ndërkohë ende mbeten mister shkaqet që çuan në përfshirjen nga flakët.
“Më datë 16.11.2020, rreth orës 18:30, në lagjen nr.1, Sarandë ka marrë flakë banesa e shtetasit V. S. i cili aktualisht ndodhet në Greqi, si pasojë e flakëve ka humbur jetën shtetasi S.K., 54 vjeç, i cili jetonte me qera në atë banesë.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.”, thuhet në njoftimin e policisë. /Opinion.al