Një autobus ka marrë flakë mëngjesin e së mërkurës në aksin rrugor Himarë-Sarandë. Policia bën me dije se autobusi ka qenë në lëvizje në momentin që ka marrë flakë.
Nga hetimet paraprake dyshohet se flakët janë shkaktuar si pasojë e një defekti teknik.
“Sot, në aksin rrugor Himarë-Sarandë, një autobus, me drejtues shtetasin A. L., 38 vjeç, në ecje, ka marr flakë, ku si pasojë ka vetëm dëme materiale. Nga hetimet paraprake rezulton se mjeti ka marrë flakë si pasojë e një defekti teknik”, njofton policia.
Ndërkohë në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse për të shuar flakët, ndërsa grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po heton shkaqet e ngjarjes./Opinion.al