Këtë të premte një autobot ka marrë flakë në një pikë karburanti në autostradën Tiranë-Durrës. Sipas informacioneve, si pasojë e shpërthimit ka mbetur i plagosur shoferi i autobotit.
I lënduari është transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore. Aktualisht, zjarri është vënë nën kontroll, ndërsa rruga është bllokuar për arsye sigurie.
Disa mjete të repartit zjarrfikës të Durrësit dhe portit Durrës ndodhen në vendin e ngjarjes.