Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

2025/07/11 at 12:02 PM
në -Jetë dhe Stil, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mërkuri në prapavijë/Chrysanthi Kalogeri zbulon shenjat që ’shkunden’ nga ndryshimet

Gjendemi sërish në një periudhë të vitit kur fajësojmë “Mërkurin në prapavijë” për gjithçka që nuk shkon  sipas planit.

Por si gjithnjë, astrologia Chrysanthi Kalogeri këshillon në programin “Shije Shtëpie” në Tv Klan që të mos e humbasim toruan sepse thjesht bëhet shkas që diçka të ndodhë.

Si gjithnjë, ajo këshillon t’i marrim anën e mirë Mërkurit për të zgjidhur çfarë nuk kemi arritur të bëjmë më parë.

Chrysanthi Kalogeri: Mërkuri është lajmi kryesor për javën që flasim, 14-21, është aspekti kryesor që Mërkuri kthehet në prapavijë në shenjën e Luanit. Jo se nuk është i rëndësishëm, rikthimi i një planeti në prapavijë, por kjo është shumë e natyrshme, ndodh 3-4 herë në vit me Mërkurin. Mërkuri asnjëherë nuk sjell gjëra fatale, shumë të vështira, të bëhet shkas, kemi një aspekt planetar të vështirë dhe Mërkuri, si edhe Marsi, bëhet shkas për të ndodhur ngjarja, por nuk është tragjike.

Me Mërkurin në prapavijë kemi pengesa në komunikim, keqkuptime, fjalët i themi ndryshe dhe interpretohen ndryshe, harrojmë gjëra ose prishen pajisjet elektronike. Dalin gjëra në pah që i kemi anashkaluar dhe nuk u kemi dhënë rëndësi, çfarë mund të kemi lënë pa plotësuar në letra. Mërkuri është i dobishëm për një introspektivë për të parë si janë gjërat, planet, për korrigjime, rregullime, zgjidhim ato që kemi lënë varur dhe për t’iu kthyer së shkuarës në takime, biseda, zgjidhje të çështjeve që kemi lënë pezull.

Nëse kemi humbur diçka, do ta gjeni, për ata që kanë një biznes mund t’i kthehen klientelës së vjetër, të bëni telefonata, mund të kujtoni dikë për një punë. Për marrëdhëniet ekzistuese, mund të sjellë pengesa.

Javën në vijim do të ketë luhatje sepse ndërsa mund të rregullojmë disa marrëdhënie, pas datës 21 disa shenja ndikohen më shumë dhe mund të hasin probleme.

Chrysanthi Kalogeri: Në datën 18-19, Mërkuri në prapavijë ka një lidhje harmonike gjashtëkëndëshe me Afërditën në Binjak. Është një ditë shumë e mirë për gjërat e së kaluarës që mund ta përdorni në mënyrë të dobishme dhe të rregulloni marrëdhëniet, të afroheni, të udhëtoni me partnerin, të rregulloni letrat etj.

Në fund të javës, duhet të jeni të kujdesshëm në të gjitha marrëdhëniet sepse pas datës 21, mund të keni tendenca të prishen marrëdhëniet, të kemi ndarje të përkohshme. Në datën 19 mund të keni disa probleme lidhur me familjen, prindërit  ose një pronë.

Këtu ndikohen më shumë shenjat kardinale Dash, Gaforre, Peshore dhe Bricjap të lindur në ditët e fundit të shenjës dhe për marrëdhëniet personale, duhet të jenë shumë të kujdesshëm Peshqit, Virgjëresha, Binjakët dhe Shigjetari të lindur në fund të 10-ditëshit të dytë të shenjës dhe në fillim të 10-ditëshit të tretë.

Sa i përket klimës së përgjithshme të verës, astrologia thotë se ky vit është i veçantë për shkak të lëvizjes së planetëve të mëdhenj. Edhe vera do të jetë e veçantë dhe të gjitha shenjat e lindura në ditët e para të muajit të tyre, do të përballen me ndryshime rrënjësore.

Chrysanthi Kalogeri: Ata që do të shikojnë jetën e tyre të ndryshojë komplet janë të lindurit në ditët e  para të shenjës. Peshqit, Virgjëresha, Binjakët dhe Shigjetari, të lindur në ditët e para do të kenë ndryshime nga planeti i Uranit që do të kenë disa takime të papritura, ndarje, ndryshime në profesion, ndryshime jetese.

Gjithashtu ndikohen shumë edhe shenjat e zjarrit dhe ato kardinale nga Jupiteri që bëri kalimin e tij dhe gjithë hënat e reja që bëhen, bëhen në gradat e para të shenjave./tvklan

Ju sugjerojmë

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
-U tha në Opinion

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

22 Tetor, 2025 11:23 pm
Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
-U tha në Opinion

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

22 Tetor, 2025 10:28 pm
Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
Bota

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

22 Tetor, 2025 9:42 pm
Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
Rajoni

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

22 Tetor, 2025 8:52 pm
PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi
Rajoni

PE miraton rezolutë për polarizimin dhe rritjen e represionit në Serbi

22 Tetor, 2025 8:31 pm
Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte
Bota

Nigeri/ 39 të vdekur dhe 60 të plagosur nga shpërthimi i një cisterne nafte

22 Tetor, 2025 7:10 pm
Financial Times: Trump propozon forca paqeruajtëse kineze për Ukrainën
Bota

Trump anuloi takimin me Putinin, Rusia nis stërvitjet bërthamore

22 Tetor, 2025 6:08 pm
Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023
Politikë

Spiropali mbërrin në Izrael, nderim viktimave të 7 tetorit 2023

22 Tetor, 2025 5:57 pm
Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik
Aktualitet

Samiti i Procesit të Berlinit në Londër, Rama pritet nga kryeministri britanik

22 Tetor, 2025 5:53 pm
Rekord negativ historik për Serinë A
Sport

Rekord negativ historik për Serinë A

22 Tetor, 2025 5:41 pm
Para
Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

Zhdukja e Jan Prengës, prokurorët përplasen për kopshtarin Festim Bexhdili

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

“Paketa e Maleve”/ Kryeministri Rama: 500 aplikuesit e parë, asnjë taksë për 10 vite

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

I shpallur në kërkim për trafikim narkotikësh, arrestohet 29-vjeçari në Klos

TE FUNDIT

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi

Si u bë prift Fortlumturia e tij Joan Pelushi
22 Tetor, 2025

Çfarë do e shtynte një 18-vjeçar në kulmin e regjimit komunist shqiptar, që të lexojë fshehurazi Ungjillin dhe të vendosë...

Lexo më shumë

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm

Kryepeshkopi i Shqipërisë rrëfen kontaktin e tij me fenë dhe sfidat në komunizëm
22 Tetor, 2025

Fortlumturia e Tij, Kryepiskopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Imzot Joan Pelushi ka folur në emisionin “Opinion” për fëmijërinë...

Lexo më shumë

Pse u pezulluan planet për takimin Trump-Putin?

Zëdhënësi i Kremlinit: Politika e jashtme e Rusisë dhe ajo e SHBA-së janë në një linjë
22 Tetor, 2025

Javën e kaluar, Presidenti i SHBA-së Trump foli në telefon me homologun e tij rus Putin dhe më pas u...

Lexo më shumë

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi

Skandali me subvencionet bujqësore nga BE, 37 persona të arrestuar në Greqi
22 Tetor, 2025

37 persona janë arrestuar në Greqi, disa javë pas zbulimit të një prej skandaleve më të mëdha me përvetësimin e ...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com