Aktualitet

Merkel vjen sot në Tiranë, këto janë rrugët që do bllokohen


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:33 - 14/09/21 |
Opi Nion

Sikurse ishte njoftuar Kancelarja gjermane Angela Merkel do të mbërrijë sot në Tiranë. Fillimisht pritet që të zhvillohet një ceremoni në Pallatin e Brigadave, e më pas do të zhvillojë një bisedë me kryeministrin Edi Rama.

Gjithashtu do të zhvillohet edhe një takim me krerët e qeverive të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, ku në plan të parë do të jenë diskutimet për çështjet e bashkëpunimit rajonal. Në përfundim të vizitës pritet që të ketë një konferencë mes Kryeministrit Rama dhe Kancelares Merkel.

Vizita e Merkel në Tiranë vjen pas asaj në Beograd ditën e djeshme ku u prit nën masa të rrepta sigurie.

Ndërkohë në vendin tonë janë marrë masa për sigurimin e rendit dhe sigurisë publike gjatë vizitës së Kancelares në Tiranë dhe Kryeministrave të Ballkanit Perëndimor.  Në disa segmente rrugore, për motive sigurie, do të ketë bllokime dhe devijime të lëvizjes së automjeteve, konkretisht në akset rrugore Rinas-Unaza e Re, Sauk, Rruga e Elbasanit deri tek Pallati i Brigadave nga ora 09:00 deri në orën 13:00 të ditës së sotme ndërsa qytetarët duhet të përdorin rrugë alternative për të shkuar në destinacionet e tyre./Opinion.al

Pas