Kancelarja gjermane, Angela Merkel, i ka komunikuar Serbisë se forcimi i ligjit dhe normalizimi i marrëdhënieve me Kosovën është një kriter i rëndësishëm për anëtarësimin në Bashkimin Evropian.
Merkel këtë porosi e dha gjatë urimit të saj, dërguar kryeministres serbe Ana Brnabiç, me rastin e marrjes së detyrës zyrtare. Kancelarja gjermane theksoi se qeveria serbe ndodhet para sfidave të rëndësishme, të cilat kërkojnë kohën e duhur për t’u zgjidhur.