Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkel, njeriu i vitit,

2015/12/09 at 6:25 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Merkel, njeriu i vitit,

Kancelarja e botës së lirë. Eshtë Angela Merkeli, “njeriu i Vitit”


Këtë herë, gruaja që u arsimua si kimiste fizike nuk bëri testime dhe punë në laborator; ajo mori qëndrim. Kundërgoditja ka ardhur shpejt dhe nga të katër anët. Donald Trumpi e quajti Merkelin “të çmendur” dhe i quajti refugjatët “një prej kuajve të mëdhenj të Trojës”. Protestuesit gjermanë e quajtën tradhëtare, bushtër; aleatët e saj paralajmëruan për revoltë popullore, dhe kundërshtarët e paralajmëruan për kolaps ekonomik dhe vetëvrasje kulturore.Përqindja e mbështetjes për të ra më shumë se 20 pikë, edhe teksa ajo vazhdon të shprehë besimin e fortë që ka në popullin e vet. “Wir schaffen das,” përsërit vazhdimisht. “Mund ta bëjmë këtë”

Udhëheqësja më e fuqishme e Europës është refugjate nga një kohë dhe një vend, ku pushteti i saj do të kish qenë i paimagjinueshëm. RDGJ, ku Merkeli u rrit, nuk ishte as demokratike, as republikë; ishte një shfaqje horrori oruelliane, ku Perdja e Hekurt gjente kuptimin e saj të drejtpërdrejtë në formën e Murit të Berlinit. Bijë e druajtur e një pastori luteran, Merkeli hyri në politikë si një protestante e divorcuar në një parti kryesisht katolike, një lindore në Gjermaninë e re të viteve 1990, ku lindorët ishin ende alienë. Asnjë udhëheqës kryesor perëndimor nuk është rritur prapa një muri, gjë që i jepte Merkelit një pikëvështrim të rrallë sa i përket joshjes së lirisë dhe risqeve një njerëzit marrin përsipër për ta shijuar atë.

Stili i saj politik ishte që të mos kishte nëj të tillë: pa prirje të veçanta, pa fanfarë, pa karizmë, thjeshtë me sensin e fortë të pushtetit që e kanë zakonisht ata që mbijetojnë, si dhe përkushtimin e një shkencëtareje ndaj të dhënave. Edhe pasi Merkeli u bë Kancelare në viti 2005, dhe më pas komandoi ekonominë e katërt më të madhe të botës, ajo mbeti po ashtu, ‘e mërzitshme” – më mirë të të nënvlerësojnë, herë pas here. Analistët gjermanë i vunë nofkën Merkelveliane kur ajo mposhti, izoloi apo i mbijetoi kujtdo që mund të përbënte një sfidë ndaj saj. Gjithmonë e matur, ajo praktikonte me krenari atë që Uilly Brandty dikur e quajti Die Politik der kleinen Schritte (politika e hapave si të foshnjes), ose si quhet në SHBA, të udhëheqësh nga pas.

Pastaj erdhi viti 2015. Jo një apo dy herë, por tre herë këtë vit, ka patur arsye për të pyetur nëse Europa do të vazhdonte të ekzistonte, jo kulturalisht apo gjeografikisht, por si një eksperiment historik në artin ambicioz të qeverisjes. Merkeli ishte shfaqur tashmë si aktorja e domosdoshme në menaxhimin e krizave seriale të borxhit në Europë; ajo udhëhoqi edhe reagimin e Perëndimit ndaj grabitjes që bëri Vladimir Putini në Ukrainë. Por tani, falimenti i Greqisë rrezikonte vetë ekzistencën e eurozonës. Kriza e migrantëve dhe refugjatëve ishte një sfidë ndaj parimit të kufijve të hapur. Dhe në fund, kasaphana e Parisit ringjalli reflekset për të përplasur dyert, ndërtuar muret, dhe mos i besuar askujt.

Në secilin rast do të ndërhynte Merkeli. Gjermania do të shpëtonte Greqinë, sipas kushteve të saj të rrepta. Ajo do të mirëpriste refugjatët, si viktima të efërsisë së islamistëve radikalë dhe jo mbartës të saj. Dhe do të dërgonte trupa jashtë vendit për të luftuar ISIS. Gjermania ka kaluar 70 vitet e fundit duke testuar antidotet e të kaluarës së saj militariste, nacionaliste, gjenocidiste. Merkeli parashtronte një tjetër seri vlerash – humanizmin, bujarinë, tolerancën – për të demonstruar se si forca e madhe e Gjermanisë mund të përdorej për të shpëtuar, dhe jo shkatërruar. Rrallëherë ndodh të shohësh një udhëheqës tek hedh poshtë një identitet kombëtar të vjetër dhe të bezdisshëm. “nëse tani do na duhet të fillojmë të kërkojmë falje për faktin që tregojmë një fytyrë miqësore në situata emergjence”, tha ajo, “atëherë po, ky është vendi im’.

Kështu këtë herë, gruaja që u arsimua si kimiste fizike nuk bëri testime dhe punë në laborator; ajo mori qëndrim. Kundërgoditja ka ardhur shpejt dhe nga të katër anët. Donald Trumpi e quajti Merkelin “të çmendur” dhe i quajti refugjatët “një prej kuajve të mëdhenj të Trojës”. Protestuesit gjermanë e quajtën tradhëtare, bushtër; aleatët e saj paralajmëruan për revoltë popullore, dhe kundërshtarët e paralajmëruan për kolaps ekonomik dhe vetëvrasje kulturore.

Konservatorja Die Ëelt botoi një raport të shërbimeve të fshehtë që paralajmëronte për sfidën e asimilimit të një milionë imigrantëve: “Ne po importojmë vahabizmin, antisemitizmin arab, konfliktet kombëtarë dhe etnikë të popujve të tjerë, si dhe kuptime të ndryshme të shoqërisë dhe ligjit”. Përqindja e mbështetjes për të ra më shumë se 20 pikë, edhe teksa ajo vazhdon të shprehë besimin e fortë që ka në popullin e vet. “Wir schaffen das,” përsërit vazhdimisht. “Mund ta bëjmë këtë”. /TIME

Bota.al



Ju sugjerojmë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”
Kryesore

Kombëtarja e Serbisë niset nga hoteli drejt stadiumit “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:02 pm
“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

“Hasmi i vjetër s’bahet mik i ri”, banderola e tifozëve para ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 6:37 pm
Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles
Kryesore

Shqipëri-Serbi/ Këngë patriotike dhe atmosferë festive, tifozët ia marrin valles

7 Qershor, 2025 6:22 pm
Para
Gjermania, dokumenta për emigrantët azilante

Gjermania, dokumenta për emigrantët azilante

Ambulanca nxitonte të sillte të sëmurët, aksidentohet rrugës

Ambulanca nxitonte të sillte të sëmurët, aksidentohet rrugës

Shkaterruan 23 automjete, arrestohen autoret e dehur

Shkaterruan 23 automjete, arrestohen autoret e dehur

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Shqipëria përballet sot me Serbinë në një ndeshje shumë të rëndësishme në Grupin K të kualifikuesve të Botërorit 2026. Në...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Përballja Shqipëri-Serbi sapo ka nisur në stadiumin “Air Albania”. Kuqezinjtë kërkojnë me çdo kusht triumfin, në duelin direkt për vendin...

Lexo më shumë

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
7 Qershor, 2025

Pak çaste na ndajnë nga ndeshja e rëndësishme “Shqipëri-Serbi”, teksa Tv Klan ndodhet aty në fushë për t’ju dhënë çdo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com