Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkel ndodhet në ‘buzë’!

2018/06/20 at 7:29 PM
në Komente
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkel ndodhet në ‘buzë’!

Qëndrimi i saj statik është duke u përballur me një revoltë mbi vendimet politike.


Tregjet morën një kthesë negative të hënën mes trazirave që përfshinë kancelaren Angela Merkel në Gjermani, pasi bëhet më e qartë se qeveria dhe koalicioni nuk do të zgjasë nëse ajo nuk i adreson shqetësimet e shtetasve gjerman në qeverisjen e saj.

Kriza në këtë rast ka të bëjë me emigracionin e paligjshëm. Frustrimi gjerman me politikën e zjarrtë të Merkelit në 2015 për emigrantët e Lindjes së Mesme i ka kushtuar asaj vota parlamentare në zgjedhjet kombëtare të vjeshtës së kaluar. Kjo e detyroi atë në muajt e bisedimeve të prodhonte një tjetër koalicion të pamëshirshëm majtas-djathtas.

Ndonëse votuesit e dytë më të mëdhenj në zgjedhjet e fundit ishin për Alternativa anti-imigracionit për Gjermaninë (AfD),  Merkel nuk ka prodhuar ende një plan bindës për t’u ballafaquar me krizën e emigrantëve në Gjermani.

Stuhia e kësaj jave lindi sepse ministri i Brendshëm Horst Seehofer dha një strategji të re të migracionit, por  Merkel refuzoi propozimin e tij për t’i larguar emigrantët që tashmë kanë aplikuar për azil në një shtet tjetër të Bashkimit Evropian.

“Shpëtimi i Kancelares tani është në Europë – thonë ekspertët, – ku do t’i duhet të impenjojë europianët në një politikë të përbashkët ndaj refugjatëve”.

Mministri i Brendshëm Horst Seehofer planifikon ta mbyllë kufirin gjerman për një grup të madh emigrantësh. Ky është shantazh! Kancelarja duhet të ofrojë tani rezultate.

Partia simotër i ka dhënë shefes së ekzekutivit gjerman 14 ditë kohë për ta zgjidhur ngërçin me vendet e BE-së.

Ironia e madhe është se, që të shpëtojë trashëgiminë e vet politike, postin si Kancelare, por edhe vet unitetin e bllokut, Merkelit do t’i nevojitet më shumë se kurrë ndihma e qeverive të tjera europiane, e sidomos atyre të lidhura më së shumti me debatin e emigracionit: Greqisë, Italisë dhe Austrisë.

Me këto vende, Kancelarja po synon të lidhë marrëveshje dypalëshe, që ato të pranojnë të marrin azilkërkuesit që vërshojnë drejt Gjermanisë. Seehofer u shpreh një ditë më parë se është gati të presë fundin e qershorit për një zgjidhje europiane për këtë çështje.

Nëse deri atëherë nuk do të arrihen marrëveshje me partnerët e BE-së, nga ai moment do të nisin dëbimet masive të emigrantëve në kufijtë gjermanë.

Pra, kjo grindje politike tregon se votuesit janë të pakënaqur me zonjën Merkel. Nëse ajo e shkarkon ministrin Seehofer nga kabineti i saj ose nëse ai jep dorëheqjen, kjo mund të shkaktojë rënien e qeverisë së saj dhe një raund të ri të paqëndrueshmërisë politike në ekonominë më të madhe të eurozonës.

Përgjigjja e Merkel ndaj pakënaqësisë popullore për emigrantët në fushatën e vitit të kaluar ishte të ligjëronte se gjermanët do të sjellin “stabilitetin” në mbarë botën; por sot Gjermania po përballet me sfida të forta ekonomike dhe sociale./Përshtatur për Opinion.al

Etiketa: angela merkelkriza e emigracionit


Ju sugjerojmë

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!
Komente

Folsinshpi! Asnjë lek më shumë në faturë!

30 Qershor, 2021 8:55 pm
Dilema e hebrenjve
Komente

Dilema e hebrenjve

8 Prill, 2019 2:14 pm
Erjon Uka
Komente

Jo dembelë, por të pamotivuar

6 Prill, 2019 12:02 pm
Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi
Komente

Në pritje të një oferte për ndërrim sistemi

5 Prill, 2019 3:15 pm
Erjon Uka
Komente

Lavdërim i paaftësisë

23 Mars, 2019 9:15 pm
A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?
Komente

A do të jetë 2019-a viti i euro-skeptikëve?

25 Shkurt, 2019 8:13 am
Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë
Bota

Bernard-Henri Lévy: Europa, utopia dhe shpresa e fundit e gjeneratës sonë

23 Shkurt, 2019 8:00 pm
Antisemitizmi në rritje
Komente

Antisemitizmi në rritje

22 Shkurt, 2019 12:33 pm
Mustafa Nano: Problemi ynë nuk janë tradhtarët, por trutharët
Komente

Basti i rëndë dhe i rrezikshëm i Lulzim Bashës

20 Shkurt, 2019 11:38 am
Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen
Bota

Merkel dhe Mike Pence, dy botë përplasen

17 Shkurt, 2019 12:30 pm
Para
Egjipti shkarkon trajnerin Cuper

Egjipti shkarkon trajnerin Cuper

Sheshi Skëndërbej hapësira më e mirë publike, Rama: Faleminderit sojeve të kundërshtarëve

Sheshi Skëndërbej hapësira më e mirë publike, Rama: Faleminderit sojeve të kundërshtarëve

Maradona flet për ish-dhëndrin: Nuk ka fuqi të luajë me Argjentinën

Maradona flet për ish-dhëndrin: Nuk ka fuqi të luajë me Argjentinën
















TE FUNDIT

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë, dy balotazhe për Serbinë
6 Qershor, 2025

Mbeten për t’u përcaktuar detajet e fundit, por Sylvinho duket se ka zgjedhur futbollistët që do të hedh si titullarë...

Lexo më shumë

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari

Tentoi të kalonte përtej kufirit emigrantë nga Palestina, arrestohet 37 vjeçari
6 Qershor, 2025

Policia e Elbasanit ka arrestuar një 37 vjeçar banues në Tiranë, pasi u kap duke transportuar me automjet, kundrejt fitimit,...

Lexo më shumë

Dokumenti, lehtësira fiskale për pensionistët/ Përjashtohen nga taksa e pronës dhe..

Shtohen rreth 37 mijë kontribuues në skemën e pensioneve
6 Qershor, 2025

Plakja e popullsisë është një nga sfidat më të mëdha të Shqipërisë. Ndaj qeveria ka miratuar dokumentin e moshimit dhe...

Lexo më shumë

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE

“Këtu ka inteligjencë të rrugës”, arkitekti kilian: Shqipëria duhet t’i mësojë BE
6 Qershor, 2025

Në panelin e radhës me katër arkitektë në Festivalin “Bukë & Zemër”, foli arkitekti kilian Alejandro Aravanea, i cili ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com