Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkel: Kriza e koronavirusit është sprova më e madhe e historisë së BE

2020/04/06 at 7:06 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkel: Kriza e koronavirusit është sprova më e madhe e historisë së BE

Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel e quajti krizën e koronavirusit si “sprovën më të madhe në historinë e BE-së“. Të gjitha vendet anëtare janë të prekura njësoj. Ndaj duhet të jetë në interesin e të gjithëve, që Europa ta përballojë këtë sprovë. Përgjigja ndaj virusit mund të jetë vetëm një Europë e fortë me një eurozonë të fortë.
Eshtë e rëndësishme të tregojmë, se ne jemi të gatshëm ta mbrojmë Europën tonë.” Kjo vlen veçanërisht për vendet e Zonës së Euros. Gjermania është mirë vetëm nëse „Europa është mirë“, theksoi kancelarja. Ndaj përgjigja ndaj krizës duhet të jetë „me shumë Europë“, një Europë më e fortë dhe një „Europë mirëfunksionuese“.

Gjermania e gatshme të japë kontributin e saj

Kur të jenë përballuar „pjesët më të vështira të kësaj krize në sektorin shëndetësor“, do të jetë i nevojshëm një „program rigjallërimi, një program rindërtimi”, tha Merkel më tej. Pas „kësaj çarjeje të rëndë ekonomike“ duhet të ketë programe koniunkturore jo vetëm në nivel kombëtar, por edhe në nivel europian, tha ajo.

Eshtë fjala për ndihma financiare ndaj vendeve anëtare si përmes kredive të buta nga mekanizmi europian i stabilizimit (ESM) dhe fondet e propozuara nga Komisioni për rregullimin e punës me kohë të shkurtuar si në Gjermani. Do të nevojitet gjithashtu edhe një program rigjallërimi për ekonominë: „Edhe në këtë drejtim Gjermania është e gatshme të japë kontributin e saj“, tha Merkel.

Në debatin për obligacionet europiane po shtohet presioni ndaj Gjermanisë. Në prag të konsultimeve të ministravetë financave të BE-së të martën (07.04) krahas  komisarëve të BE-së Paolo Gentiloni dhe Thierry Breton për të ashtuquajturat Corona-Bonds u angazhua me të njëjtën kërkesë edhe qeveria franceze për obligacionet e përbashkëta, që të vihen në përdorim për të luftuar pasojat ekonomike të pandemisë. Qeveria gjermane është kategorikisht kundër të tilla obligacioneve.

Masat kufizuese në Gjermani mbeten në fuqi

E pyetur nëse tani që Austria ka planifikuar zbutjen e masave të vendosura kundër pandemisë së koronavirusit, po e shqyrton edhe Gjermania një opcion të tillë, Merkel theksoi, se qeveria gjermane ndërkohë i përmbahet linjës për të mos e fiksuar tek një datë për një vendim të tillë. Kjo do të bëhet në kohën e duhur dhe një gjë është e qartë, që kufizimet  mund të zbuten hap pas hapi. Mbrojtja e shëndetit është në plan të parë në çdo masë që mendohet, tha Merkel. Kancelarja falenderoi qytetaret dhe qytetarët për respektimin e këtyre rregullave „shumë, shumë të ashpra”, sepse ata e dinë, që me këtë shpëtojën jetë njerëzish. Angela Merkel i paralajmëroi qytetarët që të mos ndërmarrin udhëtime gjatë fundjavës së Pashkës. As pas mbarimit të ditëve të Pashkës nuk parashikohet zbutje e masave. /DW

Ju sugjerojmë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
-U tha në Opinion

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

4 Qershor, 2025 11:24 pm
“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
Kryesore

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

4 Qershor, 2025 10:44 pm
Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
-U tha në Opinion

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

4 Qershor, 2025 10:37 pm
Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
Aktualitet

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

4 Qershor, 2025 10:24 pm
Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë
Bota

Spanjë/ Kapen me plantacion marijuhane, arrestohen dy të rinjtë shqiptarë

4 Qershor, 2025 9:53 pm
Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm
Bota

Lufta në Gaza, numri i incidenteve antisemite rritet ndjeshëm

4 Qershor, 2025 9:46 pm
Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues
Bota

Mbi 1.5 milion pelegrinë nisin Haxhin nën diellin përvëlues

4 Qershor, 2025 9:28 pm
“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme
Aktualitet

“Ec, vazhdo po të them”, vajza i vjedh biznesin të atit me falsifikim firme

4 Qershor, 2025 9:19 pm
Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme
Aktualitet

Ankimi i PD për qarkun Kukësin, vendimi merret ditën e nesërme

4 Qershor, 2025 9:08 pm
Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve
Bota

Kanadaja prej ditësh në luftë me flakët e zjarrit, tymi mbulon 1/3 e SHBA-ve

4 Qershor, 2025 8:57 pm
Para
Koronavirusi/ Mbi 4 mijë viktima në SHBA, afro 190 mijë të infektuar

Rëndohet bilanci në SHBA, mbi 10 mijë viktima nga COVID-19

Lleshaj-Ademit: Justifiko pagën, pazaret në Shkodër si në Kandahar

Lleshaj-Ademit: Justifiko pagën, pazaret në Shkodër si në Kandahar

“Po bëjmë diçka që do ta mbajmë mend si një mrekulli”

“Po bëjmë diçka që do ta mbajmë mend si një mrekulli”

TE FUNDIT

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë

Duka: Ka pasur 200 mijë kërkesa për bileta për ndeshjen me Serbinë
4 Qershor, 2025

Të shtunën luhet një nga ndeshjet më të rëndësishme të Shqipërisë, kjo edhe për shkak të ngarkesës emocionale që mbart...

Lexo më shumë

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive

“Ndeshja me Serbinë e rëndësishme për…”, Duka: Duhen gjetur balancat pozitive
4 Qershor, 2025

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armando Duka e ka quajtur ndeshjen me Serbinë si një ndeshje me rëndësi edhe...

Lexo më shumë

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike

Ndeshja e Kombëtares me Serbinë, Duka flet rreth ndjesive para sfidës historike
4 Qershor, 2025

Kur na ndajnë pak ditë nga sfida e Kombëtares Shqiptare me Serbinë, emocionet e futbollistëve dhe tifozëve duket se janë...

Lexo më shumë

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri

Konfirmohet rasti i parë i murtajës te gjedhët në Shqipëri
4 Qershor, 2025

Në Shqipëri është konfirmuar zyrtarisht rasti i parë i murtajës tek dhitë. Rasti është shënuar në Postribë të Shkodrës në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com