Bota

Merkel kritika BE: Rusia nuk është fajtore për rritjen e çmimit të energjisë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 21:26 - 06/10/21 |
Opi Nion

Kancelarja gjermane Angela Merkel ka kritikuar BE-në se është nxituar duke bërë fajtore Rusinë për rritjen e çmimit të energjisë.

Në samitin e BE-Ballkan Perëndimor në Slloveni, Merkel u bëri thirrje vendeve që të mos “dalin në përfundime të nxituara” kur bëhet fjalë për këtë çështje.

Pyetja është: A ka ndonjë urdhër që është bërë dhe Rusia nuk furnizon me gaz natyror? Sipas informacioneve të mia të fundit, ky nuk është rasti. Kjo do të thotë se nuk ka urdhra për të cilët Rusia ka thënë: “Ne nuk do t’ju furnizojmë. Rusia mund të furnizojë gaz vetëm në bazë të kontratave. Pra pyetja është: A ka porosi të mjaftueshme apo çmimi i lartë i gazit për momentin është ndoshta një arsye për të mos bërë porosi kaq të mëdha? E gjithë kjo duhet të analizohet nga samiti i BE-së më 21 dhe 22 tetor në Bruksel. Pastaj do të kthehemi te tema”, ka thënë Merkel.

Më herët, Rusia mohoi përgjegjësinë për rritjen e mprehtë të çmimeve të gazit./ Opinion.al

Pas