Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkel kërkon mbyllje më të fortë: Kam besim tek shkenca  

2020/12/12 at 8:37 AM
në Bota, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Nivele alarmuese të Covid, qytetet gjermane vendosin kufizime të ashpra

Gjermania tani ndodhet në një mbyllje të lehtë. Lejohen vetëm pesë persona nga dy familje të ndryshme dhe janë mbyllur vetëm restorantet, klubet dhe ambientet e kohës së lirë. Por shkencëtarë të shoqatës Leopoldina, ku bëjnë pjesë edhe korifejtë e infektologjisë gjermane, si Christian Drosten, nga Charite dhe Lothar Ëieler nga Instituti Robert Koch, kishin thënë në fillim të javës se kontaktet duhen reduktuar. Merkel e mbështeti sugjerimin e tyre:

“Numri i kontakteve është tepër i lartë dhe reduktimi i deritanishëm nuk mjafton”, tha Merkel në Bundestag, të mërkurën, 9.12. me rastin e miratmit të buxhetit vjetor.

Opozita e djathtë populiste, Alternativa për Gjermaninë, e kundërshtoi kancelaren Merkel qysh gjatë fjalimit me thirrje nga salla. E indinjuar, por e përmbajtur ajo ua kthehu:

“Ky është dallimi” tha ajo. “Unë besoj te shkenca. Vetëm shkenca e ka çuar përpara Evropën aty ku është sot”. Dhe vijoi me një detaj nga jeta e saj: “Unë prandaj u bëra fizikante në RDGJ, çfarë nuk do ta kisha bërë po të isha në Republikën Federale. Sepse mund të mohosh shumëçka, por jo gravitacionin, shpejtësinë e dritës e shumë fakte të tjera”, tha politikania demokristiane. ​

Mbi 500 të vdekur në ditë

Merkel përmendi faktet rreth pandemisë në Gjermani: Mbi 20 mijë infektime të reja në ditë, mbi 500 të vdekur çdo ditë. Shifrat janë shumë më të larta se një javë më parë.

Prandaj ajo tha se propozimet e shkencëtarëve duhen marrë seriozisht: “Edhe pse më dhemb zemra, por nëse çmimi i tregjeve të Krishtlindjes është që të kemi 500 të vdekur në ditë, atëherë ky është një çmim shumë i lartë.”

Mbyllja e shkollave

Merkel kërkoi që të bëhet diçka për ta ndalur këtë trend.  Ajo propozoi për shembull që pushimet shkollore të fillojnë qysh më 16 dhjetor, e jo 19 dhjetor. Ose që për këto ditë mësimi të kalojë në mënyrë digjitale.

Kancelarja tha se në tremujorin e parë të vitt të ardhshëm nuk do të bëjmë  aq vaksina sa të shohim ndonjë ndryshim të dukshëm të gjendjes”, duke sfumuar kështu shpresat e ngjallura nga lajmi për fillimin e vaksinimit.

Prandaj edhe ajo tha se kjo është një sforco që do të kërkojë ca kohë, por që duhet bërë që “të mos pendohemi më vonë që kaluam krishtlindjet e fundit me gjyshërit dhe gjyshet.” Merkel, korri një duartrokitje të gjatë edhe pas për fundimit të fjalimit.

180 miliardë euro borxh

Merkel bëri thirrje ndër të tjera që të dhurohen më shumë fonde për të siguruar vaksina edhe për vendet e varfra e jo vetëm për Gjermaninë dhe BE-në.

Gjermania për vitin e ardhshëm do të marrë një borxh të ri prej 180 miliardë euro për të përballuar shpenzimet e larta nga pandemia. Gjithsej buxheti i vitit të ardhshëm, i cili është viti i zgjedhjeve të reja parlamentare, do të kërkojë 498,6 miliardë euro. Miratimi do të bëhet të premten./DW

Etiketa: mbylljemerkelshkenca

Ju sugjerojmë

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
-U tha në Opinion

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

23 Dhjetor, 2025 11:49 pm
Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
-U tha në Opinion

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

23 Dhjetor, 2025 11:03 pm
“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
Aktualitet

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

23 Dhjetor, 2025 11:01 pm
Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
Kronikë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

23 Dhjetor, 2025 10:03 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump synon të zhbëjë politikat e Biden për dënimin me vdekje

23 Dhjetor, 2025 9:55 pm
BE po “mendon” organizimin e bisedimeve për paqe me Rusinë, Zelensky: Nuk i besoj Putinit
Bota

Zelensky zbulon draftet për fundin e luftës

23 Dhjetor, 2025 6:30 pm
Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili
Kronikë

Merret i pandehur ish-kreu i Burgjeve, Agim Ismaili

23 Dhjetor, 2025 5:45 pm
Arrestohet në Londër Greta Thunberg
Bota

Arrestohet në Londër Greta Thunberg

23 Dhjetor, 2025 5:05 pm
Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….
Bota

Macron viziton ushtarët francezë në Emiratet e Bashkuara Arabe, stërvitet dhe….

23 Dhjetor, 2025 4:02 pm
PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës
Kryesore

PD publikon librin, Berisha: Dokumenton dhunimin e votës

23 Dhjetor, 2025 3:23 pm
Para
Video/Panik në New York, gruaja godet me makinë protestuesit

Video/Panik në New York, gruaja godet me makinë protestuesit

Lezhë/Nuk i ndaloi policisë, zbulohet 21 kg drogë në automjet

Elbasan/Kokainë në makinë, arrestohen dy të rinj

Video/Në kërkim nga policia,Stresi flet nga Kosova: Ika me makinë funerali

Video/Në kërkim nga policia,Stresi flet nga Kosova: Ika me makinë funerali

TE FUNDIT

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD

Avokati i Popullit/ Shabani tregon se si i mori firmat e deputetëve të PD
23 Dhjetor, 2025

Këtë të martë në emisionin “Opinion”, ishte Avokati i ri i Popullit, Endrit Shabani. Në këtë intervistë, Shabani iu përgjigj...

Lexo më shumë

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit

Artan Hoxha: Ergys Agasi kontakti i drejtpërdrejtë i kryeministrit
23 Dhjetor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në lidhje me hetimet e drejtësisë ndaj Ergys Agasit dhe rolin e tij në takimet...

Lexo më shumë

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe

“Të kërkojmë të bashkëpunosh, ndryshe ke plumbin në kokë’, si u kërcënua Gerond Meçe
23 Dhjetor, 2025

Biznesmeni Gerond Meçe u rrëmbye për t’u kërcënuar që të tërhiqej nga tenderat e AKSHI-t. Emisioni Në Shënjestër”, nxjerr detaje...

Lexo më shumë

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH

Biznesmeni Gerond Meçe tregoi rrëmbimin: Persona të veshur me uniforma të BKH
23 Dhjetor, 2025

Të tjera detaje dalin nga dosja hetimore e AKSHI-t, ndërsa emisioni i gazetares Klodiana Lala në News 24, publikoi këtë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com