Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, përgjegjësi strategjike e BE-së

2019/07/05 at 10:04 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Merkel: Integrimi i Ballkanit Perëndimor, përgjegjësi strategjike e BE-së

Kancelarja gjermane, Angela Merkel, tha të premten se Bashkimi Evropian synon të mbështesë partnerët në Ballkanin Perëndimor në ardhmërinë e tyre evropiane dhe të lehtësojë përparimin e tyre drejt integrimeve, sepse kjo është përgjegjësi strategjike e bllokut.


Ajo i bëri këto komente në përfundim të takimit të kryeministrave nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, me kolegët e tyre nga vendet anëtare të Bashkimit evropian në Poznan të Polonisë, për të diskutuar mbi procesin e anëtarësimit në bllok.

Takimi në Poznan është në vazhdën e atij që është quajtur procesi i Berlinit, i organizuar nga kancelarja gjermane, Angela Merkel, në vitin 2014, për të demonstruar përkushtimin e Bashkimit Evropian ndaj aspiratave të rajonit për anëtarësim.

“Pra kjo nuk është një ngjarje që e bëjmë për të tjerët, por kjo është edhe në interesin tonë. Nëse e shihni peizazhin më të gjerë, vendet e Ballkanit Perëndimor janë të rrethuar me vende anëtare të Bashkimit Evropian dhe këtë e shohim si përgjegjësi strategjike”, tha zonja Meërkel, sipas së cilës janë shënuar përparime në rajonin e Ballkanit, por vështirësitë mbeten aty.

Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Serbia, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja e Hercegovina, po kërkojnë garanci se rruga e anëtarësimit është e hapur, pasi që disa udhëheqës evropiane ngritën mëdyshjet për gatishmërinë e Bashkimit Evropian për t’u zgjeruar.

Të hënën presidenti francez, Emmanuel Macron, tha se “do të refuzoj çfarëdo zgjerimi para se të kryhen reforma të thella në funksionimin institucional të Bashkimit Evropian”. Zgjerimi kërkon mbështetje të njëzëshme të vendeve anëtare.

“Pajtohem me pikëpamjet e presidentit Macron se mekanizmat e BE-së duhet të përmirësohen”, tha kancelaria Merkel. “Nuk e shoh këtë si braktisje të negociatave për zgjerim”.

Presidenti i Polonisë, Andrzej Duda, e kritikoi sot Bashkimin Evropian për shtyrjen hapjes së negociatave për anëtarësim me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut dhe i bëri thirrje bllokut që t’iu ofrojë vendeve të Ballkanit një rrugë të qartë drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Muajin e kaluar, Bashkimi Evropian shtyu për në vjeshtë vendimin për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, për shkak të mëdyshjeve të disa vendeve anëtare përfshirë Francën dhe Holandën.

Serbia dhe Mali i Zi, llogariten si favorit ndërsa Maqedonia e Veriut shpreson që marrëveshja me Greqinë rreth emrit të saj, do t’i hapë dyert e BE-së.

Serbia megjithatë, nuk mund të përparojë në proces pa një marrëveshje për normalizimin e marrëdhënieve me Kosovën, pavarësinë e së cilës vazhdon ta kundërshtojë.

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, tha të premten në Poznan se dallimet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, ndonëse janë të mëdha mund të zgjidhen por ekziston një rrafsh më i gjerë politik, ku duhet të merren vendime të guximshme, tha ai duke theksuar se duhet një kuadër i një marrëveshjeje mbi bisedimet për njohjen e ndërsjellë të të dyja vendeve në kufijtë ekzistues të tyre.

Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiç, tha se nuk e kupton “çka do të thotë njohje e ndërsjellë, sepse për ne nuk është e domosdoshme njohja nga Prishtina”.

Beogradi akuzon Prishtinën se ka bllokuar procesin e bisedimeve për normalizimin e marrëdhënieve me vendosjen e tarifave prej 100 për qind ndaj mallrave serbe në nëntorit të vitit të kaluar dhe kërkon heqjen e menjëhershme të tyre, ndërsa Prishtina akuzon Beogradin për kushtëzim bisedimesh.

Qëndrimet e pandryshuara të palëve bënë që të dështojë edhe një nismë e kancelares gjermane Angela Merkel dhe presidentit francez Emanuel Macron, për një takim në Paris në fillim të këtij muaji për ripërtëritjen e bisedimeve ndërmjet të dyja vendeve që aspirojnë integrimet evropiane./ Burimi: VOA



Ju sugjerojmë

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
Kronikë

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

31 Tetor, 2025 8:12 pm
Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
Aktualitet

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 8:08 pm
Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
Aktualitet

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

31 Tetor, 2025 7:24 pm
“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
Rajoni

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

31 Tetor, 2025 6:24 pm
7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit
Aktualitet

7 orë në Gjykatën Kushtetuese, përfundon seanca, Veliaj niset drejt paraburgimit

31 Tetor, 2025 5:39 pm
Ky është avioni më i shpejtë në botë
Life Style

Ky është avioni më i shpejtë në botë

31 Tetor, 2025 5:18 pm
SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza
Kronikë

SPAK për Belinda Ballukun: Të pandehurës i është njoftuar akuza

31 Tetor, 2025 4:41 pm
Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë
Aktualitet

Veliaj: Kryetarët e bashkive, nën presion nga prokurorët për t’i futur fisin në punë

31 Tetor, 2025 4:37 pm
“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë
Aktualitet

“Kreu i Bashkisë Rrogozhinë në detyrë edhe pse i dënuar”,Veliaj: Standard i dyfishtë

31 Tetor, 2025 4:29 pm
Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos
Aktualitet

Nga burgu te betejat brenda PS, karriera dhe jeta politike e Fatos Nanos

31 Tetor, 2025 4:18 pm
Para
Tre gazetarët turq i shpëtojnë burgimit të përjetshëm

Tre gazetarët turq i shpëtojnë burgimit të përjetshëm

Si ndikon uji i ftohtë tek flokët?

Si ndikon uji i ftohtë tek flokët?

Horoskopi, 2 qershor 2019

Horoskopi, 6 korrik 2019
















TE FUNDIT

Vëllai i deputetit të PD dhe 2 persona të tjerë marrin peng dhe dhunojnë një person

Tiranë, i hoqi lirinë dhe kanosi 29 vjeçaren, arrestohet i riu në Astir
31 Tetor, 2025

Tre persona janë shoqëruar në komisariatin e Devollit këtë të premte. Bëhet fjalë për Alti Nallbati, Marsel Buci dhe Trajan...

Lexo më shumë

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos

Ilir Meta reagon për ndarjen nga jeta të Fatos Nanos
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka reaguar nga qelia për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit Fatos Nano. Për...

Lexo më shumë

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha

Ndarja nga jeta e Fatos Nanos, reagon Sali Berisha
31 Tetor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka reaguar me një status në Facebook pas ndarjes nga jeta të Fatos Nanos...

Lexo më shumë

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?

“Dodik, mbrojtës i Krishterimit!” Kush loboi te Trump për heqjen e sanksioneve?
31 Tetor, 2025

Administrata Trump ka hequr sanksionet ndaj aleati të Presidentit rus Vladimir Putin, i cili u shkarkua këtë muaj nga posti...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com