Kancelarja gjermane Angela Merkel ka deklaruar se do të bëjë gjithçka që është e mundur, për hapjen e negociatave te anëtarësimit për Maqedoninë e Veriut.
Ndërkohë, si Merkel ashtu edhe liderët e tjerë të BE-së nuk kanë patur të njëjtën qasje për Shqipërinë.
“Çdo gjë që mund të bëj, do t’a bëj në mënyrë që të bëj të mundur një vendim pozitiv në Tetor, pasi Maqedonia e Veriut ka bërë një punë të shkëlqyer me marrëveshjen e Prespës. Ne e kemi diskutuar këtë dje. Bëhet fjalë vetëm për çështje javësh. Angazhimi ynë qëndron dhe unë do të përdor të gjithë peshën politoke për të mbështetur një vendim të tillë”.
https://www.facebook.com/zeriamerikes/videos/384298118895022/
Ndërkohë, qasja e liderëve evropianë për Shqipërinë nuk është aspak e njëjtë me atë të Maqedonisë së Veriut. Në samitin e Tetorit pritet të shihet nëse do të ketë një trajtim në bllok të Maqedonisë së Veriut me Shqipërinë ose jo./Opinion.al