Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merkel dhe Putin takohen në Berlin: Të kthejmë sirianët në shtëpitë e tyre

2018/08/20 at 11:55 AM
në Bota, Kryesore
Kohë leximi: 2 min
A A
Merkel dhe Putin takohen në Berlin: Të kthejmë sirianët në shtëpitë e tyre

Presidenti rus Vladimir Putin dhe Kancelarja gjermane Angela Merkel zhvilluan sot bisedime dypalëshe në shtëpinë e pritjes së qeverisë gjermane në Meseberg, në veri të Berlinit.

Pjesë e axhendës së bisedimeve ishin çështje si Siria, Ukraina, marrëveshja bërthamore me Iranin dhe gazsjellësi rus “Nord Stream 2”.

Duke folur në konferencën për shtyp përpara takimit, zonja Merkel theksoi nevojën për “të shmangur një katastrofë humanitare në qytetin Idlib të Sirisë, dhe në zonat përreth tij”.

“Kemi përgjegjësi, Gjermania dhe në veçanti Rusia si anëtare e përhershme e Këshillit të Sigurimit, prandaj duhet të punojmë për të gjetur zgjidhjen”, tha zonja Merkel.

Zoti Putin i bëri thirrje Evropës të kontribuojë financiarisht për rindërtimin e Sirisë, gjë që do të mundësonte kthimin në shtëpitë e tyre të miliona refugjatëve.

“Më lejoni t’ju kujtoj se 1 milionë refugjatë gjenden në Jordani, 1 milionë në Liban dhe 3 milionë në Turqi. Kjo situatë mund të shndërrohet në një barrë të rëndë për Evropën. Pra, është mirë të bëhet gjithçka që këta njerëz të mund të kthehen në shtëpitë e tyre”, tha zoti Putin.

Gjermania, e cila ka pranuar qindra mijëra refugjatë sirianë që iu larguan luftës, ka këmbëngulur në të kaluarën se nuk do të kontribuonte për rindërtimin e Sirisë, pa arritjen e një marrëveshjeje politike që do t’i jepte fund luftës.

Për çështjen e Ukrainës, zonja Merkel foli mbi mundësinë e krijimit të një misioni të OKB-së për të ndihmuar në vendosjen e paqes në këtë vend.

Zoti Putin theksoi rëndësinë e ruajtjes së marrëveshjes bërthamore me Iranin “për të forcuar sigurinë globale”.

Bashkëpunimi ekonomik, në veçanti në sektorin energjitik, u shfaq gjithashtu si temë qendrore në bisedime.

Rusia dhe Gjermania janë vende partnere në projektin e gazsjellësit Nord Stream 2, i cili është kritikuar nga Shtetet e Bashkuara, si një projekt që do të rriste varësinë energjitike të Evropës nga Rusia, do të dëmtonte Ukrainën – një vend kryesor tranziti për gazin natyror, si dhe për rreziqet mjedisore.

Etiketa: berlinmerkelPutintakimi

Ju sugjerojmë

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
Aktualitet

Skualifikimet nga gara e BKH/ SPAK publikon emrat e kandidatëve që vazhdojnë garën

26 Qershor, 2025 2:50 pm
Khamenei reagon pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të rëndë SHBA
Bota

Khamenei reagon pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të rëndë SHBA

26 Qershor, 2025 2:31 pm
Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë
Aktualitet

Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë

26 Qershor, 2025 2:31 pm
GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Ilir Metën
Aktualitet

GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Ilir Metën

26 Qershor, 2025 2:15 pm
FOTOT/ Atletet e bardha të Ramës në samitin e NATO-s “pushtojnë” mediat britanike
Aktualitet

FOTOT/ Atletet e bardha të Ramës në samitin e NATO-s “pushtojnë” mediat britanike

26 Qershor, 2025 1:50 pm
Hasani: Presidenca Polake e Këshillit të BE solli qartësi në procesin e zgjerimit
Aktualitet

Hasani: Presidenca Polake e Këshillit të BE solli qartësi në procesin e zgjerimit

26 Qershor, 2025 1:29 pm
Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës
Kryesore

Mblidhet Komiteti Ekzekutiv i FSHF, miratohet ndërtimi i 2 fushave të reja në Durrës

26 Qershor, 2025 1:17 pm
Aplikacioni TEA/ Rama: Udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike
Aktualitet

Aplikacioni TEA/ Rama: Udhërrëfyesi digjital 360˚ i Shqipërisë turistike

26 Qershor, 2025 1:08 pm
Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE
Aktualitet

Rama për “The Guardian”: Nga plani i Starmer për emigrantët, te anëtarësimi në BE

26 Qershor, 2025 12:50 pm
COVID-19/ Greqia ligj për punëtorët sezonalë nga Shqipëria
Aktualitet

Denaj: Bujqve dhe blegtorëve do t’u njihen vitet e punës deri në vitin 1992

26 Qershor, 2025 12:34 pm
Para
Letra e Bilbil Klosit/ Si urdhëroi Enver Hoxha ekzekutimin e 14 burrave në Mirditë si shpagim për vrasjen e Bardhok Bibës

Letra e Bilbil Klosit/ Si urdhëroi Enver Hoxha ekzekutimin e 14 burrave në Mirditë si shpagim për vrasjen e Bardhok Bibës

Vizita e Donald Trump në Angli i ka kushtuar taksapaguesve 3 milion paund!

Vizita e Donald Trump në Angli i ka kushtuar taksapaguesve 3 milion paund!

VIDEO/ Me qindra pelegrinë drejt Malit të Tomorit, radha e makinave kilometrike

VIDEO/ Me qindra pelegrinë drejt Malit të Tomorit, radha e makinave kilometrike

TE FUNDIT

Skualifikimet nga gara e BKH/ SPAK publikon emrat e kandidatëve që vazhdojnë garën

Gara e BKH-së, skualifikohen 6 nga 13 kandidatët
26 Qershor, 2025

Komisioni i Përzgjedhjes ka publikuar ditën e sotme rezultatet e fazës së parë të shqyrtimit paraprak, të aplikimeve për pozicionin...

Lexo më shumë

Khamenei reagon pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të rëndë SHBA

Khamenei reagon pas armëpushimit: I dhamë një shuplakë të rëndë SHBA
26 Qershor, 2025

Ajetollahu Ali Khamenei, lideri Suprem i Iranit ka reaguar për herë të parë që pas arritjes së armëpushimit me Izraelin...

Lexo më shumë

Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë

Merrte kredi me ID të qytetarëve duke u prezantuar si…arrestohet e reja në Lezhë
26 Qershor, 2025

Policia ka vënë në pranga një 33-vjeçare pasi iu merrte foto të kartës së identitetit shtetaseve, duke i mashtruar se...

Lexo më shumë

GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Ilir Metën

GJKKO lë në fuqi masën “arrest në burg” për Ilir Metën
26 Qershor, 2025

Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) ka marrë vendim për ish-kreun e Shtetit, Ilir Meta, ku...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com