Partizani është në tratativa për të blerë sulmuesin Jasir Asani, aktualishtpjesë e ekipit të Vardarit në kampionatin maqedonas. Asani ka vëmendjen jo vetëm të disa klubeve, por edhe Kombëtares “Shpresa” që drejtohet nga Redi Jupi.
Kartoni i tij llogaritet në shumën prej 200 mijë eurosh dhe lajmet që vijnë nga Maqedonia bëjnë me dije se Vardari nuk do të dorëzohet lehtë në këtë pikë, shkruan Panorama Sport. Ndërsa të kuqtë kanë bërë gati një ofertë prej 150 mijë eurosh dhe rreth kësaj shume mësohet që të nisin tratativat. Pas përfitimeve financiare që skuadra pati nga pjesëmarrja në Europë, drejtuesit kanë vendosur që të investojnë në merkato.