Futbollisti i Kombëtares sonë Mërgim Mavraj është dëmtuar sërish. Duket se gjërat nuk kanë shkuar shumë mirë për Mavrajn, i cili merr dëmtimin e e dyti radhazi, teksa i ishte kthyer fushës në 3 ndeshje, pas një pauze të gjatë për shkak të një dëmtimi të mëparshëm.
Por fatmirësisht nuk bëhet fjalë për diçka serioze dhe duket se këtë radhë Mavraj nuk do të shkëputet gjatë nga fusha, edhe pse para ndeshjes së sotme me Gladbah Mavraj nuk ka mundur të aktivizohej për shkak të dhimbjeve.