Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mercedes prezanton makinat e reja në Shqipëri, provohen në terren

2018/11/05 at 8:26 PM
në -Teknologji, Life Style
Kohë leximi: 3 min
A A
Mercedes prezanton makinat e reja në Shqipëri, provohen në terren

TIRANË – Auto Star Albania, përfaqësuesi zyrtar i Mercedes-Benz në Shqipëri prezantoi në një event të veçantë modelet e reja Sprinter dhe C-Class. Në kuadër të Ditëve të Dyerve të Hapura, për dy ditë më rradhë, nga ora 10:00 deri në ora 18:00, të gjithë të interesuarit do të kenë mundësi që të provojnë në terren dy modelet më të fundit të Mercedes-Benz.

Dizajn impresionues, i pajisur me sistemet më të fundit të asistencës, kosto efektive për kompanitë dhe përshtatje absolute për çdo profil biznesi. Mercedes-Benz Sprinter i ri është i pakrahasueshëm në llojin e tij dhe përshtatet 100 % sipas profilit dhe nevojave të kompanive.


Sprinter i ri prezantohet me më shumë variante në dispozicion, të cilat mund të personalizohen në varësi të shasisë, sistemit të drejtimit, dizajnit të kabinës, gjatësisë së boshtit, ngarkesës, lartësisë dhe hapësirës së ngarkesës.

Opsionalisht, numri i ndenjëseve varion nga 2 (për modelet e profilizuara në transportin e mallrave, tregtisë më shumicë e pakicë dhe shpërndarje) deri në 20 vende (shoferi +19 pasagjerë) për kompanitë që operojnë në sektorin e transportit të pasagjerëve dhe/ose për nevojat e transportit të vetë kompanive. Vëllimi maksimal i ngarkesës për modelet e reja Sprinter arrin deri në 17 metër kub dhe peshë deri në 5.5 tonë.

E ardhmja e sektorit të logjistikës dhe transportit imponon më shumë fleksibilitet dhe disponueshmëri, ndaj dhe plotësimi i kërkesave dhe pritshmërive specifike të klientëve të tyre, janë dhe faktori kryesor i suksesit të çdo kompanie.

Të paturit e një flote të madhe dhe të mirë, shpesh nuk është e mjaftueshme. Kompanitë kanë nevojë për zgjedhje të sigurta që u garantojnë atyre siguri maksimale për të ardhmen, më shumë zgjidhje që i përshtaten 100 për qind nevojave të tyre. Sprinter i ri është më shumë se një zgjedhje e mirë, mund të përshtatet në variante dhe për profile të ndryshme kompanish.

Sprinter i ri është shumë më ekonomik se çdo mjet tjetër në llojin e tij dhe është i pajisur me sistemet më të fundit të asistencës, të cilët maksimizojnë efikasitetin dhe minimizojnë kostot e kompanive. Më e rëndësishmja, modelet e reja kanë intervale më të gjatë të kohës së servisimit dhe rrjedhimisht kosto më të ulët.

Më shumë se 1700 variante të ndryshme

Sprinter i ri mund të porositet në më shumë se 1 700 versione të ndryshme, shumë herë më tepër opsione se çdo model tjetër në llojin e tij. Pikërisht, fleksibilitetit dhe opsionet e shumta përcaktojnë dhe thelbin e konceptit të Sprinter të ri, i cili reflekton në maksimum kërkesat specifike të çdo sektori dhe çdo segmenti. Zgjidhjet specifike për çdo sektor mbulojnë një sërë shërbimesh klasike të distribuzionit të produkteve, transportin e mallrave në distanca më të largëta dhe deri tek shërbimet specifike që ofrojnë shërbime asistence në terren në distanca të shkurtra.

Sprinter i ri është në dispozicion në gjashtë variante të ndryshme të trupit; furgonë për transport mallrash, tourer, pickup, shasi me një rresht dhe dy rreshta sediljesh dhe në disa tregje si mini autobuzë. Interaksi i modeleve të reja Sprinter varion nga 3250 në 4325 milimetra, ndërsa gjatësia varion nga 5267 dhe 7367 milimetra. Ndërkaq, lartësia e automjeteve varion nga 2360 në 2831 milimetra.

Intervale shërbimi deri në 60 000 kilometra ose deri në 2 vite

Modelet Sprinter të pajisur me motorë naftë kanë kanë intervale më të gjata shërbimi, deri në maksimum 60 000 kilometra ose 2 vite për tregjet evropiane. Ndërsa për variantet e rishikuar në gomat e përparpme aktive, është e nevojshme që të kryhen shërbimet pas një maksimumi prej 40 000 kilometrash ose pas 2 vitesh. Optimizimi i procesit të servisimit sjell gjithashtu një përmirësim të dukshëm në efikasitet. Shërbimet opsionale, gjithashtu mund të përfshijnë p.sh. dërgimin e informacionit në lidhje me gjendjen e pjesëve gjatë udhëtimit, në mënyrë që të mund të kryhen në kohë servisimet e nevojshme parandaluese, të cilat rrjedhimisht shmangin problemet.

Motorë të rinj: Më shumë fuqi dhe më pak konsum karburanti

Reduktim i ndjeshëm i konsumit të karburantit, dy transmisione të reja dhe motorë të rinj me gjashtë cilindra. Mercedes-Benz në shumë aspekte ka përmirësuar ndjeshëm fuqinë e motorike të gjeneratës së tretë të Sprinter. Në tërësi, përmirësimet rezultojnë me një portofol më të gjerë të motorëve dhe transmisioneve, të cilët plotësojnë të gjitha pritshmëritë dhe kërkesat e klientëve; reduktimin në maksimum i konsumit të karburantit dhe në të njëjtën kohë më shumë fuqi motorike. Të gjitha variantet e motorëve me naftë në tregun europian janë në dispozicion me transmision manual ose automatik dhe të gjithë plotësojnë standardin Euro 6/VI.
Në varësi të modelit, aksit, gjatësisë dhe lartësisë trupit, konfigurimit të modelit dhe sigurisht variantit të motorit, konsumi i karburantit të modeleve të reja Sprinter varion nga 6.8 deri në 9.7 litra naftë për 100 kilometra dhe emëtimi i kombinuar i CO2 varion nga 178 në 253 gr/km./opinion.al

Etiketa: Auto Star Albania


Ju sugjerojmë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë
-Kulturë

Gazeta australiane (1929)/ Një rrëfim për gratë e Shqipërisë

18 Janar, 2026 10:41 am
Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe
-Kulturë

Mbreti Zog (1933): Bashkimi i Kosovës me Shqipërinë, një dëshirë e madhe

14 Janar, 2026 9:31 am
1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri
-Kulturë

1962 /Rrëfimi i korrespondentit të “TIME” në Paris, rreth vizitës së tij në Shqipëri

6 Janar, 2026 1:32 pm
Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin
-Kulturë

Gazeta zvicerane (1963) / Intervista në Bejrut me Leka Zogun dhe Hysen Selmanin

3 Janar, 2026 9:42 am
(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.
-Kulturë

(1963) / “Puna e fisnikëron njeriun…”, takimi me Mbretëreshën Geraldinë në Madrid.

31 Dhjetor, 2025 4:36 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”
-Kulturë

1933/ “Pjetër Budi rishkruante letrën e dërguar 4 shekuj më parë Dukës së Savojës”

28 Dhjetor, 2025 12:11 pm
1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore
-Kulturë

1929/ Letra e Evelyn Stibolt, mësueses norvegjeze të kuzhinës shkollore

27 Dhjetor, 2025 10:20 am
10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025
Life Style

10 ngjarjet më të rëndësishme të vitit 2025

25 Dhjetor, 2025 12:38 pm
“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”
-Kulturë

“Gjashtë javë në oborrin mbretëror për të realizuar portretin e Mbretit Zog I”

23 Dhjetor, 2025 1:42 pm
Para
Kryeministër, jep dorëheqje!

Udhëkryqi Kosovë-Serbi-BE: Për kë bien kambanat?

Ekzekutoi Emiljano Boçin, Hektor Xhecuka dyshohet vrasës me pagesë

Ekzekutoi Emiljano Boçin, Hektor Xhecuka dyshohet vrasës me pagesë

Këto janë 5 veprime që çiftet nuk duhet t’i bëjnë asnjëherë në publik

Më thuaj kur ke lindur, të të them tiparin më interesant të karakterit
















TE FUNDIT

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj

Çfarë do ndodhë në protestën e 24 janarit? Berisha: Opozita do tregojë fuqinë e saj
22 Janar, 2026

Kryetari i PD, Sali Berisha është treguar i rezervuar për skenarin e protestës të së shtunës që do të zhvillohet...

Lexo më shumë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë

“SHBA do marrë Ramën me helikopter si Maduro”, Berisha: Nuk e kam thënë unë
22 Janar, 2026

Kreu i PD Sali Berisha, i ftuar këtë të enjte, 22 janar në emisionin “Opinion” në Tv Klan, u pyet...

Lexo më shumë

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër

Projekti i dhëndrit të Trump për Sazanin, Berisha: Nuk jam kundër
22 Janar, 2026

Në emisionin “Opinion” kryedemokrati Sali Berisha ka folur në lidhje me projektin e dhëndrit të Donald Trump, Jared Kushner për ishullin...

Lexo më shumë

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama

Ivanka Trump shkon në Kryeministri, pritet nga Edi Rama
22 Janar, 2026

Mbrëmjen e kësaj të enjteje, vajza e Presidentit të SHBA Ivanka Trump ka mbërritur në ambientet e Kryeministrisë. Në pamjet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com