Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Menuja 500 milionëshe e FSHZH/PD: SPAK të hetojë, i përfshirë djali i drejtorit

2022/02/02 at 4:31 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Menuja 500 milionëshe e FSHZH/PD: SPAK të hetojë, i përfshirë djali i drejtorit

Deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salianji ka reaguar lidhur me aferën korruptive me tenderin e Fondit Shqiptar të Zhvillimit.

Nga selia blu, Salianji u shpreh se ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me skema të tilla si kjo menu 500 milionëshe.

Përmes një deklarate për mediat deputeti, Ervin Salianji tha se PD inkurajon SPAK që të vijojë hetimin e kësaj çështje pasi qytetarët shqiptar presin transparencë.

“Pak ditë më parë denoncuam se si Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka dhënë 500 milionë lekë për përgatitjen e një menuje trandicionale.

Bëhet fjalë për një tender për hartimin e menusë së projektit të “100 fshatrave” dhe realizimin e një dokumentari. Për këtë tender janë paguar plot 500 milion lekë dhe i përzgjedhur nga FSHZH është kuzhinieri Alfio Rrotani.

Përveç tenderit të ekzagjeruar, skandali thellohet edhe më shumë nga përfshirja e Rrotanit, i cili ka punuar për restorantin “Bedouin Beach & Bar”, që është në pronësi të Flladi Agollit, djali i vetë drejtorit FSHZH Dritan Agolli që ka bërë tenderin.

Sot kjo çështje është marrë nën hetim nga SPAK dhe qytetarët shqiptarë presin transparencë për kostot e dyshimta të tenderit, për procedurën e ndjekur, e cila ka favorizuar kompaninë me ofertën më të lartë, dhe sidomos për lidhjet që drejtuesi i këtij institucionit ka me fituesin e tenderit.

Pasi, përtej justifikimeve të vonuara të drejtuesit të këtij institucioni, kjo listë gatimesh prej 500 milionë lekësh, për qytetarët shqiptarë përfaqëson një shuplakë përballë një relaiteti ekonomik të vështirë, e për një pjesë të madhe të papërballueshëm, deri në kushtet e mbijetesës.

Sepse ndërkohë që zyrtarë të korruptuar shpërdorojnë taksat e qytetarëve më të varfër në Europë, me më skema të tilla si kjo menu 500 milionshe, njerëzit e ndershëm të këtij vendi vuajnë varfërinë e krijuar nga korrupsioni i kudondodhur apo braktisjen nga një qeveri që prioritet ka klientët dhe jo qytetarët, siç ishte rasti dramatik i zonjës që humbi jetën pak ditë më parë në qarkun e Fierit, e cila kishte 1 vit pa energji elektrike.

Kjo ndarje gjithmonë e më e thellë midis shumicës dërrmuese të njerëzve që jetojnë ndershmërisht dhe një pakice makute, përherë e më të vogël, që pasurohet duke shpërdoruar taksat e shqiptarëve, është ilustrimi më i qartë se si korrupsioni, që shkon nga një listë gatimesh me vlerë prej 500 milionë lekësh, deri të megaskandali i inceneratorëve, është kthyer në armikun më të egër të mirëqenies së shqiptarëve.

Ndaj ne përshëndesim vendimin e SPAK për të nisur verifikimet për këtë tender skandaloz dhe i inkurajojmë t’i shkojnë deri në fund kësaj çështje.

Lufta ndaj korrupsionit është një prioritet kombëtar, si e tillë duhet të trajtohet nga institucionet e drejtësisë që kanë për detyrë të mbrojnë mirëqenien e qytetarëve përballë një pushtetit arbitrar dhe klientelist që vepron në mënyrë të paligjshme.

Edi Rama është i korruptuar.

Qeveria e tij është e korruptuar.

Me këta në krye, Shqipëria nuk mund të ketë zhvillim.

Shqiptarët duhet ta braktisin të shkuarën dhe të korruptuarit!”-tha Salianji./Opinion.al

Ju sugjerojmë

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
Kryesore

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

9 Shkurt, 2026 10:57 am
Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
Aktualitet

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

9 Shkurt, 2026 10:48 am
Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
Bota

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

9 Shkurt, 2026 10:31 am
Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
Aktualitet

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

9 Shkurt, 2026 9:01 am
Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev
Bota

Rusia: Polonia është e përfshirë në atentatin ndaj gjeneralit Vladimir Alekseyev

9 Shkurt, 2026 8:53 am
Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir
Bota

Sulmet ruse me dronë në Ukrainë vrasin tre persona, mes tyre nënë e bir

9 Shkurt, 2026 8:30 am
Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?
Bota

Pse Elon Musk planifikon të lëshojë 1 milion satelitë në orbitë?

9 Shkurt, 2026 8:25 am
Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026
Aktualitet

Parashikimi i motit, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:23 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 9 shkurt 2026

9 Shkurt, 2026 8:15 am
Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg
Bota

Dosja “Epstein”/ Darkë “e çmendur” mes Musk dhe Zuckenberg

8 Shkurt, 2026 10:41 pm
Para
Xhemal Bushati propozohet si kandidat i PD për Bashkinë e Shkodrës

Xhemal Bushati propozohet si kandidat i PD për Bashkinë e Shkodrës

“Berisha iu nënshtrua Metës”/PD: Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është për Ramën

“Berisha iu nënshtrua Metës"/PD: Çdo votë për “Shtëpinë e Ilirit” është për Ramën

E fundit/ PD nuk shkon në Kuvend, Reforma në Drejtësi mbetet në “ajër”

Strukturat e PD propozojnë Indrit Sefën si kandidat për Bashkinë e Lushnjes

TE FUNDIT

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së

Gjyqi në Hagë/ Prokuroria kërkon 45 vite burg për 4 ish-krerët e UÇK-së
9 Shkurt, 2026

Në Gjykatën Speciale në Hagë ka nisur faza përfundimtare për rastin gjyqësor kundër ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, ish-kryeparlamentarëve, Kadri...

Lexo më shumë

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës

Protesta për tokën, banorët e Rrjollit mblidhen përpara Prokurorisë së Shkodrës
9 Shkurt, 2026

Banorët e Rrjollit janë zhvendosur këtë të hënë duke protestuar përpara Prokurorisë së Shkodrës. Ata kërkojnë nga drejtësia që të...

Lexo më shumë

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?

Sa i rëndësishëm është Irani për luftën e Rusisë në Ukrainë?
9 Shkurt, 2026

Irani ka qenë një furnizues i rëndësishëm i pajisjeve ushtarake për Rusinë në vitet e fundit, veçanërisht nga momenti kur...

Lexo më shumë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë

Xhamia e rikonstruktuar e Ballies në Elbasan, Rama: Arkitektura më e bukur në botë
9 Shkurt, 2026

Kryeministri Rama, ka ndarë në Facebook pamje nga Xhamia e Ballies në zemër të Elbasanit, tashmë e rikonstruktuar dhe e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com