Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës, ja pse

2016/02/07 at 3:05 PM
në -Jetë dhe Stil
Kohë leximi: 4 min
A A
Mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës, ja pse

Ky mund të jetë miti më i madh i të ushqyerit. Tani shkencëtarët kanë ndryshuar plotësisht mendim sa i përket efektit që mëngjesi ka te njeriu. Zbuloni se si ky vakt do të ndikojë në dietën tuaj


mengjesi-3Prej vitesh ne kemi menduar se mëngjesi është vakti më i rëndësishëm i ditës. Vështirë që të jesh kundër idesë se konsumi i ushqimeve të bollshme me kalori sapo ngrihesh nga krevati, sjell mbarësi në ditën tuaj. Specialistët e fushës kanë publikuar shumë libra, ku e argumentojnë këtë ide, por dy studime të fundit kanë zbuluar se në fakt, vakti i parë i ditës nuk ka asnjë ndikim në humbjen e peshës.
Në studimin që mori në shqyrtim 300 njerëz, pjesëmarrësit u ndanë në dy grupe. Njëri konsumoi mëngjes dhe tjetri jo. Ndërsa pati disa ndryshime të vogla, në rezultatin përfundimtar nuk u dallua ndonjë diferencë e madhe në humbjen në peshë tek ata që e konsumuan mëngjesin dhe ata që e shmangën. Në fakt, të dyja grupet humbën peshë. Kjo ndodhi pa asnjë ndikim te pjesëmarrësit në studim, si për shembull këshillat e specialistëve për produktet që duhen konsumuar në mëngjes.
Këto prova mund të jenë një lajm i mirë për njerëzit që nuk duan të hanë në mëngjes. Ja diçka që duhet të keni parasysh: mëngjesi nuk është vakti më i rëndësishëm i ditës, po kështu as dreka, darka apo vaktet e vogla ndërmjet tyre.
Për të humbur kilogramët e tepërt, nuk duhet të besoni se një vakt i vetëm mund të bëjë magjinë që të arrini synimet tuaja të shëndetit.
Hipoteza që vakti i parë i ditës është shumë i rëndësishëm ndikon negativisht në opinionin tuaj. Sepse, nëse nuk arrini të konsumoni mëngjesin një ditë, do të përpiqeni ta kompensoni këtë te vakti i ardhshëm.

mengjesi-4
A e dini se dietat krijojnë barriera psikologjike përgjatë udhëtimit tuaj të dobësimit dhe e bëjnë atë të duket më i vështirë? Në vend që të bëni këtë gjë, mjafton që të merrni një dietë dhe ta përshtatni atë me stilin tuaj të jetesës.
Ndryshimi i trupit tuaj është më tepër një proces psikologjik sesa fizik. Ju duhet të besoni se mund të bëheni më mirë. Por, gjithashtu, duhet ta ngulisni mirë në mendje, se programi që po ndiqni është i duhuri dhe duhet të gjeni një qasje që do t’ju ndihmojë t’i përmbaheni.
Nëse vendosni të konsumoni mëngjesin, përfitimet nga ky vakt i parë i ditës do të varen gjerësisht nga përzgjedhja e ushqimit. Ata që janë pro mëngjesit, thonë se konsumi i një vakti të pasur në karbohidrate ju furnizon me energji pa rrezikuar të shtoni kilogramë. Dhe kjo, për shkak të ndjeshmërisë së madhe të insulinës në orët e para të ditës.

Por e vërteta është se niveli i insulinës nuk është i lartë në mëngjes, por pas tetë orë të moskonsumimit të asnjë ushqimi. Të tjerë persona mendojnë se nëse e zgjasni periudhën ku ju “pjatën” e mbani larg vetes, insulina mund të rritet edhe më shumë. Kjo nuk bën gjë tjetër veçse e kthen trupin në një “makineri” të djegies së yndyrave dhe ndërtimit të muskujve.
Në fund të fundit, asnjë provë shkencore nuk mbështet idenë se konsumi i mëngjesit është më i mirë sesa anasjelltas. Por e gjithë ideja e humbjes së peshës apo kontrollit të kilogramëve duket e paqartë. Kërkuesit francezë thonë se nuk kanë gjetur ende prova, që humbja e peshës është më e madhe kur hani shpesh.
Nga ana tjetër, studiuesit kanadezë vendosën të krahasojnë konsumin e tri vakteve në ditë përballë gjashtë vakteve në ditë, ku tre ishin vakte kryesore dhe tre të ndërmjetme. Rezultati? Nuk pati asnjë ndryshim të rëndësishëm në humbjen e kilogramëve, por njerëzit që hanin tri herë në ditë ishin më të kënaqur dhe kishin më pak uri.
Çfarë do të thotë kjo? Disa njerëz kanë një lloj varësie psikologjike ose besojnë se mëngjesi për ta është domosdoshmëri. Kjo i bën ata të ndihen më mirë, u jep paqe mendore dhe ndoshta i ndihmon të kontrollojnë urinë sapo kanë ngritur kokën nga jastëku.
Perspektiva psikologjike nuk përmban asgjë speciale rreth konsumit herët të mëngjesit kur bëhet fjalë për të humbur peshë. Në fakt, nëse e detyroni veten të hani në një orë të caktuar ose disa herë, ky mund të jetë një problem akoma më i madh.
Duhet të kini parasysh se nuk ka asnjë problem nëse konsumoni mëngjesin. Ju mund ta hani atë dhe të jeni shumë të shëndetshëm. Madje ta përdorni si pjesë të planit për të humbur peshë. Por është e rëndësishme të kujtoni se nëse po e detyroni veten të hani mëngjes, sepse gjoja ndihmon në humbjen e kilogramëve dhe i sjell metabolizmit përfitime, gaboheni.
Sipas një studimi të fundit, kërkuesit sugjeruan se bazuar në zbulimet e tyre është më mirë nëse njerëzit fillojnë të hanë më vonë gjatë ditës, por për një periudhë kohore më të shkurtër. Kjo e ndihmon trupin t’i djegë më mirë yndyrat.
Kështu pra, si përfundim duhet të kini parasysh se zgjedhja për të konsumuar mëngjesin ose jo është plotësisht në dorën tuaj. Në varësi të personalitetit tuaj, ju mund të bëni zgjedhjen që ju përshtatet më së tepërmi.
Mos besoni te besëtytnitë. Ashtu sikurse keni një trup unik, mund të keni edhe një dietë unike.
/Born Fitness-gazeta Shqip/



Ju sugjerojmë

Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 29 maj 2025

29 Maj, 2025 8:16 am
Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë
-Jetë dhe Stil

Dashuria do të magjepsë çdo shenjë!Meri Shehu tregon se cila do të ndriçojë më shumë

26 Maj, 2025 8:04 pm
Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë
-Jetë dhe Stil

Tre shenjat e zodiakut që dashurohen “kokë e këmbë” që në takimin e parë

26 Maj, 2025 6:08 pm
Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë
-Jetë dhe Stil

Studimi: Martesa rrit rrezikun për demencë

24 Maj, 2025 11:07 am
Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve
-Jetë dhe Stil

Nga Finiqi në Has, cili qytet kryeson me numrin më të lartë të mjeteve

22 Maj, 2025 8:21 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 22 maj 2025

22 Maj, 2025 8:10 am
CNBC: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA
-Jetë dhe Stil

CNBC: Shqipëria, mes pesë vendeve europiane më mikpritëse për qytetarët nga SHBA

21 Maj, 2025 9:51 am
Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës
-Jetë dhe Stil

Gjenerata online: Smartphoni në majë të hundës

21 Maj, 2025 9:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 21 maj 2025

21 Maj, 2025 8:15 am
Horoskopi, 2 maj 2022
-Jetë dhe Stil

Horoskopi për ditën e sotme, 20 maj 2025

20 Maj, 2025 8:14 am
Para
Tuna: Po kam bërë ndërhyrje në buzë dhe hundë, dhe jo vetëm

A e dini se Tuna punon edhe si parukiere?!

21 Janari, e veja e Aleks Nikës i shkruan Eduard Kukan: S’kemi më besim…

21 Janari, e veja e Aleks Nikës i shkruan Eduard Kukan: S'kemi më besim...

Denoncimi në Opinion: Kazanëve të mbeturinave u ka dalë fundi

Denoncimi në Opinion: Kazanëve të mbeturinave u ka dalë fundi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Protestat e studentëve në Serbi, Vuçiç paralajmëron zgjedhje të parakohshme

Vuçiç niset drejt Moskës
30 Maj, 2025

Mijëra njerëz dolën në rrugët e Beogradit të premten, duke kërkuar zgjedhje të parakohshme pas shtatë muajsh protestash të vazhdueshme...

Lexo më shumë

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’

Elon Musk mban fjalimin e lamtumirës, Trump i dhuron ‘çelësin e artë’
30 Maj, 2025

Këtë të premte u zhvillua konferenca e lamtumirës e Elon Musk nga pozicioni i punonjësit të posaçëm në Departamentin e...

Lexo më shumë

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes

Turqia do gjobisë pasagjerët e linjave ajrore që heqin rripat e sigurisë para uljes
30 Maj, 2025

Pasagjerët e linjave ajrore për në Turqi do të gjobiten nëse ngrihen në këmbë para se shenja e rripit të...

Lexo më shumë

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën

”Kohë e gjatë pa u parë vëllai im shqiptar!”, Youtuberi Speed takohet sërish Ramën
30 Maj, 2025

Kryeministri Edi Rama ka zhvilluar një tjetër takim me Youtuber-in e njohur Speed. Ata janë takuar sërish në Mynih të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com