Aktualitet

Mëngjesi nis me diell, sa do të arrijnë temperaturat gjatë ditës së sotme


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 08:18 - 23/07/21 |
Opi Nion

Gjatë ditës së sotme territori shqiptar do të  jetë nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike duke bërë që moti i kthjellët të jetë dominant.

Përjashtim bëjnë zonat malore verilindore dhe juglindore, të cilat do të kenë herë pas here vranësira të lehta.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit ulen në vlerat minimale por rriten në vlerat maksimale ku mëngjesi shënon 13°C ndërsa termometri gjatë mesditës ngjitet në 36°C.

Era do fryjë e lehtë me shpejtësi deri 30 km/h, nga drejtimi verior-veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 2 ballë./Opinion.al

Pas