Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Menaxhimi i Butrintit, Zhupa: Ja 6 arsyet pse presidenti duhet ta rrëzojë ligjin

2022/06/01 at 3:25 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 8 min
A A
PD nxjerr të tjera dokumente: Ja si mashtruan Veliaj dhe Ahmetaj për Begon

Deputetja e PD Ina Zhupa, përmes një deklaratë për shtyp, i ka kërkuar Presidentit të Republikës të mos dekretojë ligjin “Për miratimin e marrëveshjes për administrimin e nënzonave të trashëgimisë kulturore dhe peizazhit kulturor, pjesë e Parkut Kombëtar të Butrintit, ndërmjet Ministrisë së Kulturës dhe Fondacionit për Menaxhimin e Butrintit”.


Ajo u shpreh de Butrinti i kalon për administrim 4 personave privatë pa asnjë funksion shtetëror publik dhe një personi me funksion publik siç është ministrja. Gjithashtu Zhupa tha se po tentohet krijimi i një identiteti të ri të Butrintit si qytet grek, ndërkohë që doktrina shkencore e tregon atë si një qytet të lighur me Kaoninë Epirote.

“Në cilësinë si deputete e Qarkut të Vlorës që mbuloj edhe posaçërisht zonat e Sarandës, Konispolit dhe Finiqit, por edhe si deputete relatore për këtë projektligj në Komisionin e Edukimit, i kam dërguar Presidentit të Republikës më datë 27 maj 2022 një kërkesë zyrtare ku i tregoj arsyet pse ky ligj nuk duhet të dekretohet nga Presidenti.

Dua të ndaj edhe me publikun arsyet pse ky ligj nuk duhet të dekretohet nga presidenti i Republikës. Në fakt beteja e Butrintit është një betejë që në opinionin publik e ka fituar veten e saj, sepse të gjithë sot, të majtë e të djathtë, janë të bindur që ky është një koncesion që nuk duhet bërë. Por duhet ta fitojmë këtë betejë edhe ligjërisht sepse ka shumë rëndësi për të ardhmen që do të ketë Butrinti.

Arsyeja e parë është se ligji është antikushtetues sepse bie në kundërshtim me Konventën e Parisit të vitit 1972, ku ne jemi pjesë dhe e kemi ratifikuar në Parlamentin e Shqipërisë, detyron që në nenin 4 dhe 6 të saj, shtetet anëtare, në këtë rast Shqipërinë, që të jenë vetë garantuese, mbrojtëse, ruajtëse dhe m përçuese të vlerave të trashëgimisë kulturore dhe të identitetit kombëtar që janë brenda territorit të tyre. Dhe kjo iu vjen si detyrim pasi shtetet kanë edhe përgjegjësinë për t’ua transmetuar këto vlera të paprekura brezave të ardhshëm. Dhe nuk kanë element kryesor fitimin ekonomik, por trashëgiminë kulturore, ruajtjen e vlerave të saj dhe përçimin e këtyre vlerave.

Konventa e Parisit e njeh mundësinë e fondacioneve, donacioneve por si ndihmës të shteteve, kur këto para ndihmojnë shtetin në kryerjen e detyrës së tij parësore për të administruar pasurinë publike. Në këtë kuptim, ligji është antikushtetues, pasi Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë e detyron neni 5 që thotë se Republika e Shqipërisë zbaton të drejtën ndërkombëtare dhe neni 116 që thotë se sipas hierarkisë juridike, marrëveshjet ndërkombëtare të ratifikuara janë mbi ligjin. Në këtë rast marrëveshja ndërkombëtare është Konventa e Parisit dhe është mbi ligjin e Butrintit dhe për këtë arsye duhet të rrëzohet nga Presidenti i Republikës.

Së dyti, ligji jep një formë koncesionare Butrintin duke prodhuar një model administrimi privat me të drejta të plota mbi Butrintin. Butrinti i kalon për administrim 4 personave privatë pa asnjë funksion shtetëror publik dhe një personi me funksion publik siç është ministrja. Dhe ministrja një në 4 njerëz pa funksione, vetëm për dy vjet drejton bordin e këtij fondacioni. As formalisht nuk e kanë ruajtur idenë që shteti e drejton këtë fondacion. Ndërkohë që në marrëveshje thuhet se jepet në administrim të plotë dhe përfitimet menaxhohen nga fondacioni. Ministria i garanton fondacionit posedimin dhe gëzimin e plotë dhe të qetë të pasurisë kulturore. Sipas Kodit Civil, neni 304 ka kuptim fjala posedim, nuk është e vënë kot, posedimi është sundimi efektiv mbi një pronë, mbi një send. Në mënyrë të qartë e japin që ta marrë një privat, që të ketë sundim efektiv  mbi Butrintin. I dorëzojnë edhe arkën e Butrintit, 2.1 milionë dollarë të mbledhura deri tani, i kalojnë  në menaxhim fondacionit. Dhe fondacioni duke qenë se është privat dhe i ndërtuar si OJF, e ka edhe në statutin e vet, por e thotë edhe logjika juridike, që është i përjashtuar, sepse de facto dhe de jure e kalon Butrintin tek një fondacion privat. Dhe këto janë arsye për të cilat nuk duhet të dekretohet ky ligj. Justifikimi i këtij kalimi nga Ministria është bërë me faktin që fondacioni tjetër pjesëmarrës shqiptaro-amerikan do të dhurojë 5 milionë dollarë për Butrintin. E para, është e padëgjuar ndonjëherë që një donator që jep një shumë parash do të kërkojë më pas që të marrë të gjithë pasurinë kulturore. Ka dhuruar Lordi Rothschild, fondacione të tjera amerikane për pasuritë nën ujore miliona dollarë, por nuk i kanë kërkuar pas. Nëse do të ishte parimi që kush dhuron e merr, atëherë le të japim ankand për Butrintin  dhe të shikonim kush do të dhuronte më shumë që të mos ia jepnin ofertuesit të vetëm  me 5 milionë dollarë, një pasuri që prodhon të paktën për 10 vjet 60 milionë dollarë vetëm me biletat e hyrjes pa llogaritur shërbimet e tjera dhe ndërtimet që parashikohen në Butrint.

Së treti, modelet e paraqitura nga Ministria si referencë  për menaxhimin e Butrintit nuk kanë asgjë të përbashkët me ligjin dhe jo vetëm kaq, por ky është një model që nuk ekziston në asnjë vend të botës. Unë i kam sqaruar Presidentit modelin e muzeut egjiptian të Torinos, modelin e Pompeit, modelin e Vërsajës dhe modelin Stonage, të cilët kanë përfaqësues privatë brenda bordeve të tyre por janë gjithmonë minorancë në krahasim me shtetin. Në Torino ka 4 përfaqësues shteti dhe dy privati, në Pompei është një Institut brenda Ministrisë së Kulturës me autonomi speciale, në Vërsajë nga 18 përfaqësues 14 janë të shtetit dhe 4 të privatit, ndërsa muzeu Ston Age janë 25 përfaqësues shtetërorë dhe pranojnë çdo donacion nga jashtë. Ndërkohë, modeli shqiptar ka 4 individë pa asnjë funksion shtetëror Richard Hodges, Fjona Boriçi, Martin Mata, Aleksandër Sarapuli nuk përfaqësojnë asgjë për shtetin shqiptar dhe një me tagrin si ministre edhe pse aty është  si emër privat, Elva Margariti. Modeli shqiptar është i vetmi në botë që ka hequr pushtetin lokal. Në të gjitha sitet arkeologjike, muzetë, pjesë e bordeve është edhe pushteti lokal ku është trashëgimia kulturore. Në këtë rast duhet të ishte Bashkia e Sarandës, por ky model e ka hequr, ndërkohë që të gjitha modelet e tjera e kanë sepse janë përgjegjës për territorin e tyre por dhe për zhvillimin e komuniteteve që jetojnë atje.

Ky nuk është as model amerikan m.q.s edhe fondacioni është amerikan, sepse vetë ish-kongresmeni Joseph DioGuardi i ka shkruar një letër Lindita Nikollës për të mos dekretuar ligjin dhe i thotë parqet tona të nderuara amerikane menaxhohen nga agjenci shtetërore brenda shtetit amerikan dhe jo nga modele hibride apo nga fondacione private.

Së katërti, ligji e ndan në dy pjesë menaxhimin e Parkut të Butrintit në kundërshtim me përcaktimet e UNESCO dhe asaj që duhet të ishte parku i menaxhuar si një i tërë edhe qyteti antik dhe pjesa e parkut kombëtar. Qyteti antik i Butrintit është shpallur monument kulturore në vitin 1948 dhe në vitin 1999 u regjistrua në listën e trashëgimisë botërore të UNESCO dhe në vitin 2003 kompleksi ligatinor, përfshirë edhe pjesë e lagunës, zonën bregdetare të Butrintit, Kepin e Stillos u shpallën zonë Park Kombëtar dhe menaxhimi duhet të jetë i integruar i të dyja pjesëve. Ndërkohë këta kanë bërë një çudi, qytetin antik që prodhon bileta dhe prodhon para ia kanë dhënë një fondacioni dhe pjesën tjetër të parkut do ta menaxhojë përsëri shteti. Dhe te pjesa tjetër e parkut shteti në janar të këtij viti, më 26 janar, i ka hapur rrugë ndërtimeve, duke hequr 800 ha nga zona e mbrojtur. Sipas hartës është një zonë nga Manastiri, Gjiri i Hartës, deri te Pema e Thatë, për t’u dhënë mundësi për të ndërtuar. Edhe brenda qytetit antik i kanë dhënë, sipas këtij plani të menaxhimit të integruar, mundësinë për të ndërtuar, ndërtojmë jashtë parkut, copëtojmë parkun dhe heqim zonat e mbrojtura, bëjmë komplekse vilash, ndërtojmë edhe brenda qytetit antik, duke i dhënë mundësi këtij fondacioni për të bërë bare, restorante, dyqane, qendër vizitorësh, atë që sipas UNESCO ju e mbani mend shumë mirë si e ndaloi Mirela Kumbaron që të hapte atë dyqanin me fabrikën e sallameve para 2 viteve.

Së pesti, pse unë i kërkoj Presidentit që të mos e dekretojë është mungesa e dokumentacionit nga UNESCO dhe ICOMOS. Unë si deputete e Kuvendit të Shqipërisë nuk kam asnjë fashikull nga UNESCO, rekomandimet e tyre, njohjen e tyre me këtë plan, rekomandimet e tyre për ndërtimet brenda apo dhe për formën e menaxhimit. I vetmi dokument që unë kam nga UNESCO, është një letër e datës 28 shkurt 2020, ndërkohë që vetë fondacioni është krijuar në 22 korrik 2021, as që e dinte që do të krijohej fondacioni dhe në këtë letër UNESCO shkruan tekstualisht: “Specifikoni emrin e strukturës shtetërore që do të menaxhojë pasurinë botërore të Butrintit”. Pra e merr të mirëqenë se kështu e kërkon edhe Konventa që do të jetë një strukturë shtetërore që do të menaxhojë Butrintin. Ndërkohë që kjo nuk ka ndodhur dhe nuk kemi asnjë dokument, asnjë letërkëmbim nga UNESCO ose ICOMOS për këtë shkelje që kanë bërë me dhënien me koncesion të Butrintit.

Dhe arsyeja e gjashtë, më e rëndësishmja për të cilën unë i kërkoj Presidentit të mos e dekretojë këtë ligj, është se ligji rrezikon historinë shqiptare dhe identitetin kombëtar shqiptar. Butrinti, ju e dini shumë mirë që nuk është thjesht një vend arkeologjik i zbuluar, i qenë aty vetëm për të parë, ka gjatë gjithë kohës zbulime për të bërë, por në thelb është historia jonë, është identiteti, është ajo që përfaqëson të qenurit shqiptar sot. Në planin e menaxhimit janë zhdukur studiuesit shqiptarë, jo vetëm kaq por autori i planit, njëkohësisht anëtar i bordit të fondacionit por edhe ai që do të kryejë gërmime, Richard Hodge ka shkruar në veprat e veta, por edhe në dokumentacionin zyrtar të Butrintit që Butrinti është qyteti i një kolonie greke. Unë i kam dhënë Presidentit citime nga zoti Neritan Ceka, anëtar i Akademisë së Shkencave, arkeolog, njeri që është marrë me Butrintin dhe ka bërë studime, se si citon autorët shqiptarë, njerëzit e papërfshirë që nga Budina, Islami, Anamali, vetë Ceka, Lako, Muka apo ekspedita që janë bërë brenda Butrintit të clat nuk janë përfshirë fare, por që edhe do të zhduken duke krijuar një identitet të ri të Butrintit si qytet grek, ndërkohë që doktrina shkencore e tregon atë si një qytet të lidhur me Kaoninë Epirote.

Për të gjitha këto arsye, por mbi të gjitha për mbrojtjen e interesit publik dhe për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore, i kam kërkuar Presidentit të Republikës të mos e dekretojë ligjin dhe ta risjellë në Kuvend, duke hapur kështu mundësinë edhe njëherë për diskutime dhe ndryshe nga hera e parë kur e votuan me 75 vota, të kenë mundësi që të mos e kalojnë dot në Parlament, edhe me sensibilitete edhe nga deputetët nga krahu i majtë.

Jam e bindur që Presidenti do të ndjekë të njëjtin shembull që ndoqi edhe me Teatrin Kombëtar kur nuk e la ligjin që të kalonte, e riktheu dhe më pas e çoi edhe në Gjykatën Kushtetuese, sepse edhe aty kishim interesat e një privati përpara interesave të trashëgimisë kulturore.

Ky është dhe rasti i Butrintit.

Butrinti të marrë donacione pafund, të marrë donacione jo nga një privat, por nga 100 privatë, por është detyra parësore e shtetit që ta ruajë atë dhe ta ketë trashëgimi edhe për brezat e ardhshëm”,-tha Zhupa.



Ju sugjerojmë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
Kronikë

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

16 Janar, 2026 3:42 pm
Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain
Kronikë

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain

16 Janar, 2026 3:07 pm
Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara
Sport

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara

16 Janar, 2026 3:01 pm
“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi
Aktualitet

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi

16 Janar, 2026 2:49 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Heshtja e Kremlinit, reagim i zbehtë nga Moska për ngjarjet në Iran dhe Venezuelë

16 Janar, 2026 2:45 pm
Shpalli gjendjen ushtarake, dënohet me 5 vite burg ish-presidenti i Koresë së Jugut
Bota

Shpalli gjendjen ushtarake, dënohet me 5 vite burg ish-presidenti i Koresë së Jugut

16 Janar, 2026 2:41 pm
BE thirrje Iranit: Ndaloni ekzekutimet e protestuesve, hiqni dënimin me vdekje
Bota

BE thirrje Iranit: Ndaloni ekzekutimet e protestuesve, hiqni dënimin me vdekje

16 Janar, 2026 2:38 pm
VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri
Aktualitet

VanHorn: Do të ndjekim me këmbëngulje prioritetet e Trump në Shqipëri

16 Janar, 2026 2:36 pm
Makina bie nga mbikalimi tek ura e Dajlanit, ndërron jetë 18-vjeçarja
Kronikë

Durrës/Zbardhet dinamika e aksidentit me 1 viktimë dhe 3 të plagosur,pranga shoferit

16 Janar, 2026 1:32 pm
Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin
Politikë

Rama kërkon ndryshime në administratën e Kuvendit: Godinë e re për Parlamentin

16 Janar, 2026 12:40 pm
Para
Operacioni “Shpirti”, SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit, sa vite burg kërkon

Operacioni "Shpirti", SPAK jep pretencën për 8 të pandehurit, sa vite burg kërkon

Opinion/ Si po gjykohen Thaçi dhe drejtuesit e UÇK

Opinion/ Si po gjykohen Thaçi dhe drejtuesit e UÇK

Kremlini: Putin dhe Zelensky mund të takohen vetëm për të finalizuar…

Kremlini: Putin dhe Zelensky mund të takohen vetëm për të finalizuar...
















TE FUNDIT

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit

Arratisja e Altin Ndocit, arrestohet ish-drejtori i Burgut të Durrësit
16 Janar, 2026

Ish-drejtori i Burgut të Durrësit, Indrit Cerloj është arrestuar pas arratisjes së ushtarit të Çopjave Altin Ndoci. Ndërkohë, Prokuroria e Durrësit...

Lexo më shumë

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain

Kanosi për hakmarrje vrasësit e dyshuar të djalit të tij, policia procedon babain
16 Janar, 2026

Policia e Maliqit nisi procedimin penal për shtetasin N. Ç., 70 vjeç, banues në fshatin Kolanec, për veprën penale “Kanosja...

Lexo më shumë

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara

Rënia e Realit të Madridit në 8 muaj dhe vendimet e gabuara
16 Janar, 2026

Reali i Madridit po perjeton një nga krizat më të thella në dekadën e fundit. Në vetëm 8 muaj, klubi...

Lexo më shumë

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi

“Mendoni se jeni trashëgimtarë të Platonit”, Rama shkakton debat në Greqi
16 Janar, 2026

Pas artikullit të medias greke ‘Protothema’, e cila shkruante se kryeministri Edi Rama ka sulmuar verbalisht gazetarin grek në panelin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com